-
Mero Baze: Dilemat e PD për 'bashkëpunimin me bandat'
Kur “bandat” dhe “banditët" janë me Gridën dhe Lulzim Bashën, nuk janë bandit por janë demokratë të fort, kur vrasin për ta, siç vranë në Elbasan, nuk quhen banditë por atenatorë të lirisë, kur I ofrojnë Gridës bashkëpunim skutave, I ndezin fantazinë dhe I duhet të këshillohet me psikologun Basha për t'i sprapsur. Por kur humbasin si më 25 prill, si më 2019, si më 2017, si më 2016, si më 2015, si më 2013, fajin e kanë bandat.
4 Maj 2021, 19:20 -
-
Kuvendi akuzon Ilir Metën për nxitjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, do thirret nga komisioni hetimor për të dhënë shpjegime, lëvizjet e dyshimta para ngjarjes
50 deputetë akuzojnë dhe kërkojnë shkarkimin e Metës edhe për nxitjen e strukturave paramilitare të PD për vrasje, patrullime të paligjshme, ndalime, kontrolle dhe heqje të lirisë së qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore.
4 Maj 2021, 15:51 -
-
Zgjedhjet e 25 prillit, Rama takim në selinë e PS me shefen e misionit të OSBE-ODIHR
Kryeministrit Edi Rama dhe shefes së misionit të OSBE-ODIHR, Urszula Gaçek kanë zhvilluar një takimi ditën e sotme në selinë e PS-së, ku në fokus të bisedimeve ishin zgjedhjet e 25 prillit, në një kohë kur OSBE-ODIHR pritet që të nxjerrë raportin përfundimtar mbi parregullsitë dhe rekomandimet e tyre mbi procesin zgjedhor.
4 Maj 2021, 15:19 -
-
Domethënë prova s’kanë, po zgjedhjet s’i njohin, zgjedhjet s’i njohin, po në Kuvend do shkojnë…
Logjika politike e PD-së dhe njerëzve që dalin e flasin në emër të saj këto orët e fundit, ka disa nonsense qesharake. Së pari, PD thotë që nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit, se janë vjedhur. Veçse ka një problem: I duhen prova për këtë gjë.
4 Maj 2021, 10:15 -
-
25 prilli, KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve për të gjitha qarqet në vend, partitë politike 5 ditë afat për ankimimet
KQZ miraton rezultatet për të 12 qarqet e vendit dhe për 140 deputetët që do të përbëjnë parlamentin e ri të vendit të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Partitë politike dhe kandidatët e pavarur kanë 5 ditë afat të bëjnë ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim.
4 Maj 2021, 07:40 -
Kuvend pas 25 prillit! Denaj: Shtojmë 2 miliard lekë për vaksinat! Balla: Meta të shkarkohet, duam president mbi palët për çuarjen e Shqipërisë në BE! Për vrasjen në Elbasan të hetohet PD
Në seancën e parë plenare pas zgjedhjeve të 25 prillit kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke folur për nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta tha se kjo nuk është një "kapriço" e mazhorancës për të kapur institucionin e presidentit, por sepse vendit i duhet një president mbi palët politike që ndihmon në çuarjen e vendit në BE
4 Maj 2021, 07:17 -
Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ shpall nesër rezultatin për të gjitha qarqet
Pas Kukësit, Komisioni Qendror Zgjedhor do të miratojë nesër tabelat për rezultatin e votimit në 11 qarqet e tjera. Në mbledhjen që pritet të zhvillohet nëse në orën 15, pritet që të miratohet tabela për rezultatin e votimit në zonat zgjedhore për 11 qarqe, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021
3 Maj 2021, 22:13 -
Asani likuidon Apoloninë, Partizani rikthehet i pari në Superligë! 'Paqe frike' mes Teutës dhe Vllaznisë
Fitorja 1-0 kundër Apolonisë i ka mjaftuar Partizanit për t’u rikthyer në krye të Superligës. Kjo falë edhe barazimit pa gola të supersfidës mes Vllaznisë dhe Teutës, ndërsa Laçi ka mposhtur 2-0 Kukësin.
3 Maj 2021, 19:59 -
Përfshihet nga flakët bodrumi i një pallati në Elbasan, digjen materialet e një biznesi! Nuk ka të lënduar (VIDEO)
Një zjarr ka rënë në lagjen “Kongresi i Elbasanit” në bodrumin e një pallati. Për pasojë janë djegur disa materiale të një biznesi në pronësi të shtetasit D. Ç., dhe nuk ka probleme në jetën e banorëve
3 Maj 2021, 18:46 -
Bien shifrat e personave të infektuar, sot 38 raste të reja nga COVID, ndërrojnë jetë 2 qytetarë
Shifrat e qytetarëve të infektuar me COVID në vendin tonë kanë ardhur në rënie. Në 24 orët e fundit janë shënuar 38 raste të reja nga 1762 testimeve të kryera. Ndërkohë betejën me virusin nuk e kanë fituar 2 qytetarë. Ministria njofton se me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83-90 vjeç kanë humbur betejën me COVID19.
3 Maj 2021, 17:51 -
Ja si PS humbi mandatin e 9 në qytetin e Taulant Ballës vetëm nga votat e pavlefshme, PD-ja mori deputetin e 6! Ngatërresa me fletën e votimit rekord me 7%, tjetër provë që rrëzon Metën
Rekord votash të pavlefshme në Librazhd me 7 %, zgjedhësit ngatërruan Taulant Ballën me patinë Lëvizja e Re, PS-ja humbi një mandat për 78 vota të cilin e përfitoi PD-ja, kjo është një tjetër provë që hedh poshtë pretendimin e Ilir Metës dhe një pjese të opozitës për manipulim të votave të pavlefshme.
3 Maj 2021, 13:02 -
-
-
Zgjedhjet e 25 prillit, Basha takim 90 minuta me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, pas saj i shkon në zyrë ambasadori italian
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, Ursula Gacek. Takimi është zhvilluar në selinë blu, bëjnë me dije burime për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, ku të pranishëm ishin edhe dy përfaqësuesit e PD-së, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.
3 Maj 2021, 10:03 -
Bylis 'djeg' Tiranën për titull, Skënderbeu 'zhyt' Kastriotin! Të hënën Vllaznia-Teuta, trajneri shkodran: E dimë si fitohet
Barazimi pa gola me Bylisin i ka hequr përfundimisht shanset Tiranës për të luftuar për kreun, ndërsa Skënderbeu ka mposhtur Kastriotin, duke rritur tej mase shpresat për mbijetesë.
2 Maj 2021, 18:17 -
Ulen shifrat në 24 orët e fundit, 53 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID! Humb betejën gjyqtari Durim Kadiu, shërohen 748 qytetarë
Këtë të diel është shënuar një ulje e shifrave të COVID në vendin tonë. Në bilancin e 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë raporton 53 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID.
2 Maj 2021, 16:12 -
Nga ekzekutimi i Sofisë te Pjerin Xhuvani para zgjedhjeve, në 4 muaj 20 vrasje, 5 më shumë se në 2020
Katërmujori i parë i këtij viti nuk është më i keqi ndër vite përsa i përket numrit të vrasjeve por krahasuar me vitin e kaluar kanë ndodhur 5 vrasje me shumë. Nga ngjarjet me të rënda është ajo e atentatit të Behar Sofisë pranë piramidës në Tiranë dhe vrasja e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve në Elbasan.
2 Maj 2021, 14:15