-
Ndërpritet prej dy ditësh vaksinimi me Sinovac në Pogradec, mbarojnë dozat! Rreth 1 mijë persona në pritje të dozës së dytë! Në Korçë procesi vijon vetëm me Pfizer
Janë rreth 1 mijë persona që presin të marrin dozën e dytë të vaksinës, ndërsa doza të tjera të Sinovac pritet të vijnë javën që vjen.
19 Maj 2021, 11:27 -
‘Çmimet e larta’, shoferët e autobusëve protestë në Korçë, pezullohet transporti i pasagjerëve! Paralajmërojnë grevë
Dhjetëra shoferë të autobusëve në Korçë kanë zhvilluar protestë pranë terminalit të autobusëve për çmimet e larta të vendosura. Sipas shoferëve çmimi i qëndrimit brenda në terminal është i lartë. Sot ata nuk kanë futur autobusët në terminal në shenjë proteste.
17 Maj 2021, 10:44 -
-
Bujar Nishani takim me demokratët në Korçë: PD është më e madhe sesa një kryetar! Partia ka degraduar, duhet reformim
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka theksuar edhe njëherë sot duhen marrë përgjegjësitë për humbjen e PD, ndërsa shtoi se kjo parti është më e madhe se sa në kryetar dhe karrige. Sipas ish-presidentit, në PD është koha e njerëzve që kanë aftësinë, mundësinë dhe kapacitetin për ta rikthyer atë në një parti të madhe dhe fituese.
15 Maj 2021, 12:03 -
-
-
Nuk u lejohet kthimi me pasagjerë, taksistët dhe shoferët e furgonave në Korçë dalin në protestë: Po na gjobisin me 50-250 mijë lekë
Shoferët e furgonave dhe taksive në Korçë kanë dalë ditën e sotme në protestë. Dhjetra drejtues kanë dalë në protestë pas një vendimi të marrë nga Bashkia e Korçës, pasi nuk u lejohet transporti i udhëtarëve me taksi brenda rrethit në kthim. Shkaku i protestës së shoferëve është se ata pretendojnë se nuk po lejohen që të kthehen me pasagjerë në automjet.
14 Maj 2021, 13:01 -
Si opozita humbi 5 mandate dhe 'fitorja' e Lulit
Zgjedhjet e vitit 2021 tashmë kanë prodhuar një rezultat electoral, i cili i ka dhënë 74 mandate Edi Ramës, 59 mandate Partisë Demokratike dhe koalicionit të Lulzim Bashës, 4 mandate LSI të çiftit Meta-Kryemadhit dhe tre mandate Tom Doshit.
13 Maj 2021, 13:33 -
-
33-vjeçari në Korçë përfundon në spital i plagosur me armë zjarri, policia arreston të riun dhe shokun e tij
Një person i plagosur me armë zjarri ka përfunduar në spital mbrëmjen e kaluar në Korçë. Rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi Marsel Rusi (tashmë i arrestuar), rreth 33 vjeç, banues në Korçë
12 Maj 2021, 07:48 -
Mashtronin qytetarët duke u marrë shuma deri në 5000 euro, arrestohen çifti i bashkëjetuesve në Korçë
Dy persona janë vënë në pranga pasi bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke mashtruar persona të tjerë, në qytetet e Tiranës, Korçës dhe Përmetit, për të përfituar shuma parash prej tyre
11 Maj 2021, 12:06 -
Dardha, atraksion edhe gjatë stinës së verës! Amerikani braktis vendin e tij për të jetuar në Korçë: Ështe një nga fshatrat më të bukur të zonës
Jo vetëm në dimër, por edhe gjatë stinës së verës fshati turistik i Dardhës në Korçë tërheq mjaft vizitorë të trevave shqiptare dhe vendeve të huaja. Ai ka tërhequr vëmendjen edhe të të huajve, jo vetëm të shqiptarëve.
10 Maj 2021, 18:44 -
Karantinimi i të ardhurve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, LSI kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarqet Vlorë dhe Korçë
Me Korçën dhe Vlorën bëhen 3 qarqet që LSI ka ankimuar vetëm me argumentimin se ka ndikuar vendimi i Komitetit të Ekspertëve për karantinim e të ardhurve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
10 Maj 2021, 14:23 -
Makina përplaset me zetorin në Korçë, plagoset drejtuesi i mjetit bujqësor (VIDEO)
Një persona ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti ku një mjet tip 'BMV' është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor. Aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Korcë-Pogradec në afërsi të fshatit Vashtemi.
10 Maj 2021, 13:34 -
Ndihmuan 4 persona të shkonin ilegalisht drejt Greqisë nga kufiri i gjelbër, 3 të arrestuar në Korçë! U kishin marrë 2500 euro që të kalonin kufirin
3 shtetas janë vënë në pranga të policisë së Korçës në kuadër të operacionit ‘Perimetri’, pasi kanë ndihmuar 4 persona që të kalonin ilegalisht kufirin drejt Greqizë, nëpërmjet kufirit të gjelbër
10 Maj 2021, 12:40 -
-
PD surprizon: Nuk kërkon rinumërim të votave, por direkt ripërsëritje të zgjedhjeve në 9 qarqet ku kanë humbur
Partia Demokratike kërkon ripërsëritje të zgjedhjeve në gjithë Shqipërinë, përvec 3 qarqeve ku ata fituan. PD priti afatin e fundit të ankimimeve për të dorëzuar në KAS 10 dosje voluminoze që sipas saj faktojnë tjetërsimin dhe manipulimin e votës së qytetarëve në 9 qarqe të vendit. .
9 Maj 2021, 13:42 -
-
Goditën për shkak të detyrës dy infermierë në Spitalin Rajonal të Korçës, lihen të lirë 4 autorët e ngjarjes
Goditën për shkak të detyrës dy infermierë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, gjykata e Korçës cakton masën detyrim paraqitje për 4 autorët e ngjarjes Eduard Çoriga, 43 vjeç; Sokol Meti, 45 vjeç; Taulant Muco, 23 vjeç dhe Ronaldo Xhelillari, 18 vjeç, banues në Korçë
7 Maj 2021, 15:28 -
100 familje e 30 biznese ngrihen në protestë për sinjalistikën në Korçë: Kemi frikë nga fluksi i makinave pranë terminalit
Mungesa e sinjalistikës rrugore dhe trafiku i rënduar pranë terminalit të linjës së autobuzave kanë bërë që banorët e lagjes 19 në Korçë të ngrihen në protestë duke kërkuar vendosjen e vijave të bardha dhe tabelave
5 Maj 2021, 15:53 -
Dje përfundoi afati 2 javor, nga sot në pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës nuk është aplikuar karantina për ata që hyjnë
Një ditë më parë përfundoi afati i karantinës 2 javore për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut të vendosur më 3 maj nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Nga sot në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës nuk është aplikuar më karantina 14 ditore për shtetasit që hyjnë në vendin tonë përmes këtyre pikave kufitare.
4 Maj 2021, 22:55
