-
Mblidhet asambleja e PS/ Rama hap sot dyert e ‘Petro Markos’ pas përplasjes me Lelin: Dezertoi nga PS, nuk ka punë më me këtë familje politike! Po çalonte në punët në bashki
Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndodhet në Vlorë ku ka inspektuar punimet që po bëhen në këtë qytet, por ajo që ka rënë në sy është se ka shmangur takimet e tij me kryebashkiakun Dritan Leli. Rama ka qenë i shoqëruar gjatë inspektimeve nga nënkryetari i bashkisë, Afrim Qëndro. Po përtej shmangies së kontaktit me Lelin, Rama ka injoruar edhe vendim e tij në lidhje me mos hapjen e teatrit ‘Petro Marko’ për takimin me PS
27 Qershor 2021, 12:28 -
Me shpejtësi skëterrë shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi! Lihet në burg 22-vjeçari Igli Madani
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg pa afat 22-vjeçarin Igli Madani, i cili shkaktoi aksidentin tragjik të së premtes, ku humbën jetën katër anëtarë të familjes Gushi. Gjykata nuk pranoi kërkesën e avokatin për masë më të butë. Madani ndodhet në spital, ndërsa u përfaqësua nga mbrojtësi i tij me anë të një prokure.
27 Qershor 2021, 11:20 -
Investimet në Vlorë, Rama në qendër, Leli në periferi, ndajnë rrugët që inspektojë! Shmangin kontaktin mes tyre
Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme inspektoi punimet në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë i shoqëruar nga nënkryetari i bashkisë, Afrim Qëndro dhe deputeti Damian Gjiknuri, ndërsa kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka zgjedhur të inspektojë punimet në rrugën e Drashovicës në periferi, kjo edhe për të shmangur njëri-tjetrin.
26 Qershor 2021, 18:05 -
Leli e bllokoi, Rama shkon në Vlorë dhe hap dyert e teatrit ‘Petro Marko’! Nesër takim me PS
Rama do të hap dyert e teatrit ‘Petro Marko’, ditën e nesërme ku do të zhvillojë mbledhjen me strukturat e PS. Kujtojmë se prej javësh teatri ‘Petro Marko’ është kthyer në një pikë debati mes kryebashkiakut Leli dhe këshillit bashkiak të Vlorës, pasi këto të fundit kërkojnë të organizojnë mbledhje fizike aty, ndërsa Leli nuk e lejon këtë gjë me arsyetimin se nuk mund të bëhet për shkak të rregullave të vendosura për pandeminë.
26 Qershor 2021, 11:17 -
Shoi familjen Gushi në aksidentin tragjik në Vlorë, Igli Madani në gjendje të stabilizuar te Trauma në Tiranë! Vetëm 3 vite me patentë dhe kishte ‘lum’ gjobash
Igli Madani, 22-vjeçari që drejtonte mjetin ‘Audi’ A8 që shkaktoi aksidentin tragjik në ditë më parë në Vlorë ku u shua një familje, ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë. 22-vjeçari ka mbetur gjithashtu i plagosur nga aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë, i cili ndodhet i shtruar në kirurgji me diagnozën politraumë.
26 Qershor 2021, 10:50 -
-
Aksidenti tragjik në Vlorë/ Mes dhimbjes e lotësh, gjyshja përcjell të bijën e mbesat për në banesën e fundit: O lulet e nënës çfarë më bëtë
Mes dhimbjes e lotësh, e ëma e Silvana Gushit ka përcjellë sot për në banesën e fundit të bijën dhe dy mbesat, Evën dhe Anastasian. Pamjet trishtuese tregojnë të ëmën e SIlnvanës të veshur me të zeza, e cila duket se nuk mund të qëndrojë dot në këmbë nga dhimbja, ndërsa thërret me të madhe 'o lulet e nënës çfarë më bëtë'!
26 Qershor 2021, 10:29 -
Aksidenti tragjik, Njësia Operacionale e Tiranës 'zbarkon' në autostradën Vlorë-Fier, vendosen mbi 15 gjoba! Në Bërzhitë shoferët me mbi 130 km/h, policia heq 8 patenta
Pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e djeshme, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, Njësia Operacionale e Tiranës ka 'zbarkuar' në autostradën Vlorë-Fier, ku po kryhen kontrolle të shumta me radarë. Burime bëjnë me dije se deri më tani janë vendosur të paktën 15 masa ndëshkimore. Në aksin rrugor nga tuneli i Elbasanit deri në Bërzhitë ku policia po monitorin me radarë janë hequr 8 patenta për shkak të shpejtësisë së madhe që ka qenë mbi 130 k/h, në një kohë që në atë aks nuk lejohet më shumë se 90 km/h.
26 Qershor 2021, 10:28 -
VIDEO/ Aksidenti ku u shua një familje në Fier-Vlorë, dhjetëra të rinj mesazh sensibilizues! Shtrihen si të vdekur para Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transporteve
Të organizuar në rrjetet sociale me dhjetëra të rinj janë mbledhur sot para Ministrisë së Brendshme dhe më pas në atë të Transporteve duke u shtrirë në tokë 'si të vdekur' si mesazh sensibilizues për aksidentin e rëndë që ndodhi sot në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku u shua një familje për shkak se u përplasën nga një makinë me shpejtësi shkëterrë e drejtuar nga një i ri 20-vjeçar
25 Qershor 2021, 20:54 -
-
Rama në Vlorë, shmang Lelin, shoqërohet nga nënkryetari i bashkisë! Inspekton 2 investime të rëndësishme publike në lagjet Kume dhe Çole
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë, ku ka inspektuar punimet në dy lagjet, Çole dhe Kume, ku ajo që bie ne sy është fakti se ai ka shmangur kreun e Bashkisë, Dritan Lelin, ndërsa u shoqëruar nga nënkryetari Afrim Qëndro dhe deputeti Damian Gjiknuri.
25 Qershor 2021, 19:52 -
Aksidenti rrugor që i mori jetën 4 antarëve të një familjeje në Vlorë, eksperti Luzi tregon për Report Tv arsyet: Ja masat që duhet të merren
Pushimet e familjes Gushi, u kthyen tragjike për shkak të aksidentit që ndodhi ditën e sotme në Vlorë, ku katër antarët e famijes u shuan. Eksperti i Sigurisë Rrugore, Arben Luzi, i ftuar në ‘Studio Live’ në Report TV shpjegoi rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. Sipas ekspertit Luzi, makina tip ‘Audi’ ka qenë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe e ka goditur mjetin tip ‘Toyota’ nnë pjesën e pasme, në anësoren e majtë.
25 Qershor 2021, 18:25 -
Përfundon puna për rehabilitimin e rrëshqitjes në aksin Vlorë-Orikum, Balluku: Nga sot kthehet në normalitet qarkullimi i mjeteve
Nga sot, qarkullimi i automjeteve në aksin Vlorë-Orikum është kthyer në normalitet. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ishte sot e pranishme në këtë aks, ku pa nga afër vijimin e punimeve, ndërsa tha se punimet për rehabilitimin e rrugës përfunduan brenda 30 ditëve, sikurse ishte premtuar.
25 Qershor 2021, 17:13 -
Aksidenti shoi familjen në Vlorë, Policia e Shtetit: Rast tragjik, do hetohet! 4 herë më shumë humbje jete nga aksidentet se ngjarjet kriminale! Apel shoferëve
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj, ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik në autostradën Fier Vlorë që shoi një familje nga Patosi që sapo ishte kthyer nga Greqia.
25 Qershor 2021, 14:39 -
-
-
-
U shua familja, kush janë viktimat e aksidentit tragjik në autostradën Fier-Vlorë
25 Qershor 2021, 10:27 -
-
-
