-
-
Shtohen rastet me COVID në Vlorë, turistët 'sollën' valën e tretë, Drejtori i Kujdesit Shëndetësor: 90 % e të infektuarve, të pavaksinuar
Qyteti më i frekuentuar gjatë verës nga turistët, Vlora, është kthyer tashmë edhe në vatër infeksioni. janë aktualisht 670 të prekur nga COVID, pjesa më e madhe e të cilëve në moshë të re dhe të pa vaksinuar.
2 Shtator 2021, 16:23 -
Gushti shënoi fluksin më të lartë të udhëtarëve në Portin e Vlorës, 26 mijë qytetarë udhëtuan drejt Brindisit dhe Barit
Lehtësimi i masave anti-covid nga shteti italian bëri që shumë emigrantë shqiptarë të kalojnë pushimet në vendin tonë. Referuar shifrave, në portin e Vlorës kanë lëvizur gjatë muajit gusht mbi 26 mijë udhëtarë drejt Brindisit dhe Barit
1 Shtator 2021, 20:13 -
Vrau me plumb në kokë për pazare droge shokun në Vlorë, autori del me kartelë mjekësore
Bledar Selmanaj, autori i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullari në Babicë të Vlorës rezulton person me probleme të shëndetit mendor. Burime për Report Tv nga policia bëjnë me dije se është zbuluar se Bledar Selimaj ka një kartelë mjkësore, dhe kurohet për shëndetin mendor
31 Gusht 2021, 13:31 -
Atentati ndaj Edison Begajt në derë të shtëpisë, shpallet në kërkim autori jurist! Kanë lidhje familjare, sherri nisi në një lokal në Lungomare për një shpullë
Juristi Mitri Priftin 36-vjeç dyshohet se është autori i atentatit në derë të shtëpisë ndaj Edison Begaj në Kaninë në Vlorë. Mitri Prifti dyshohet se e ka plagosur Edison Begajn pas një konflikti që kanë pasur në një lokal në zonën e Lungomares. Gjatë sherrit Begaj e ka goditur Priftin me shpullë në publik. Ky moment është filmuar nga kamerat e lokalit, ndërsa ka qenë kyç për zbardhjen e ngjarjes
31 Gusht 2021, 08:26 -
Luan Rama largohet nga të gjitha funksionet në LSI: Humba në zgjedhje, marr përgjegjësi si drejtues politik i Vlorës! Pavarësisht rrethanave penguese, s'justifikohem
Luan Rama ka njoftuar largimin nga të gjitha funksionet në LSI, duke u bërë kështu zyrtari i parë në radhët e kësaj partie, i cili dorëzhiqet pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 prillit. Rama shkruan se si drejtues i duhet të mbajë përgjegjësi edhe në rast se nuk është përgjegjës për këtë humbje.
30 Gusht 2021, 10:41 -
Operacion anti-drogë në Vlorë, asgjësohen 160 rrënjë kanabis, sekuestrohen 4 armë zjarri e municion luftarak! Momenti kur policia prangos dy persona, pasi i gjeti me dron
Një operacion anti-drogë po zhvillohet në Vlorë, ku janë asgjësuar 160 rrënjë kanabis. Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona me iniciale D. S, dhe A. L, si dhe ka asgjësuar bimë canabis
30 Gusht 2021, 09:02 -
Sarandë/ Ktheu garazhin në bazë droge, pranga pronarit, merrej me shit-blerje makinash e bënte jetë luksoze! Në kërkim ortaku! Sekuestrohen 1.2 kg kokainë e shuma të mëdha parash
Shkatërrohet baza e kokainës në Sarandë. Arrestohet Romeo Laze, 41 vjeç pronari i garazhit që përdorej për përpunimin e lëndës narkotike të llojit “Kokainë”. Së bashku me ortakun e tij 26 vjeçarin Barjram Capoku i shpallur në kërkim, pasi përpunonin lëndën narkotike “Kokainë” në garazh, e shpërndanin atë, në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Sarandë dhe Ksamilit
29 Gusht 2021, 10:04 -
Tingujt e Simfonisë 'pushtojnë' qytetin e Vlorës! Kastriot Tusha: Publik i mrekullueshëm! Leli: Kalova COVID-in dhe s'mund të mungoja
Në prag të fundsezonit turistik, Vlora është gjallëruar nga tingujt e muzikës simfonike, duke mbledhur artistë të njohur si Kastriot Tusha dhe Josif Gjipali. Artistët u shprehën se të performosh në vendin e lindjes, emocionet janë të papërshkrueshme.
28 Gusht 2021, 22:52 -
-
22 vjeçari ‘fluturon’ me fuoristradë me 159 km/h, nga Fieri i ikën policisë deri në Levan-Vlorë! Gjobitet dhe i hiqet patenta për 10 muaj! Ndëshkohen 1760 shoferë
Aksidentet me bilanc tragjik viktimash rriten por shoferët nuk zënë mend. Një 22-vjeçar nga Durrësi, duke drejtuar mjetin fuoristradë me 150 km/h në Bypass-in e Fierit është konstatuar nga Policia me radar, me shpejtësi 150 km/h dhe nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar.
27 Gusht 2021, 16:11 -
Akuzohet se vrau me plumb në kokë shokun në Babicë të Vlorës për pazaret e drogës, Gjykata lë në burg Bledar Selmanajn! Autori nuk pranon krimin
Lihet në burg Bledar Selmanaj, autori i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuljan Bullari në Babicë të Vlorës. Burime për Report Tv bëjnë me dije 39-vjeçari në Gjykatën e Vlorës nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet. Seanca gjyqësore ka zgjatur më shumë se dy orë, ku Selmanaj është shprehur se e ka shoqëurar Bullarin deri në Vlorë,por më pas në afërsi të Babicës ai është larguar dhe nuk e ka kryer ai vrasjen.
27 Gusht 2021, 14:15 -
-
-
Vlorë/RENEA aksion blic anti-kanabis në Selenicë! 3 të arrestuar, mes tyre Ferdinand Llanaj! I shpëtoi atentatit para 4 vitesh, në 2011 i vranë të atin, i vëllai autor i masakrës së Çoles
Ferdinant Llanaj, i njohur me pseudonimin "Robi", Dritan Begaj, dhe Ergi Cura kanë rënë në prangat e Policisë në Vlorë, pas një aksioni blic anti-kanabis të RENEA-s dhe Forcave Operacionale në zonën e Otimës në Selenicë. Nga operacioni u asgjësuan 600 rrënjë kanabis, si dhe u sekuestruan 4 automjete, 2 prej të cilëve të blinduar. Ferdinant Llanaj është vëllai i Aleksandër Llanajt i dënuar me 35-vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për masakrën në Lagjen "Cole". Ai i shpëtoi një atentati në vitin 2017.
27 Gusht 2021, 09:08 -
Balluku: Në nëntor nisin punimet në terren për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës
Në nëntor do të nisin punimet në terren për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, që do të jetë një nga aeroportet ndërkombëtare më të mëdha në Shqipëri. Kjo pasi ky aeroport nuk do të jetë vetëm për transport qytetarëve por do të ofrojë edhe shërbimet cargo dhe të mirëmbajtjes së avionëve duke i dhënë sektorit të aviacionit në Shqipëri një hov të ri.
26 Gusht 2021, 14:43 -
Shokë në qeli, ‘armiq’ jashtë! Vrasja në Vlorë për 3 mijë € drogë! 25-vjeçari Xhuljan Bullari u vra nga miku i tij pasi pagoi me lekë false
Bledar Selmanaj, i dyshuar si vrasës dhe Xhuljan Bullari ekzekutuar në Babicë të Vlorës nuk ishin të panjohur, dhe miqësinë e kishin zënë brenda të njëjtës qeli në burg. Gjithçka u kris kur fituan lirinë dhe u morën me drogë, ku sipas dëshmisë së 39-vjeçarit, i riu bleu hashash nga miqtë e tij me 3 mijë euro false.
26 Gusht 2021, 14:15 -
Vrau shokun për pazaret e drogës brenda në makinë në Vlorë, autori postoi në Facebook pas krimit: Jam biznesmen
Vetëm pak orë para se të arrestohej nga policia, i dyshuar për ekzekutimin e Xhuljan Mullarit në një makinë tip “Fiat Punto” në Babicë të Vlorës, Bledar Selmanaj ka postuar në rrjetet sociale një foto të tij dhe madje e përshkruante veten si biznesmen.
26 Gusht 2021, 10:17 -
-
-
E qëlloi me plumb në kokë pas sherrit për borxhin e drogës, arrestohet në 'Bllok' autori i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuliano Bullari në Vlorë! Armën e groposi në oborrin e shtëpisë
Bledar Selmanaj dyshohet se është autori i vrasjes së 25-vjecarit Xhulian Bullari, trupi i të cilit u gjet 4 ditë më parë i vrarë në një makinë në Babicë të Vlorës. Selmanaj u vu në pranga ditën e sotme në zonën e "Bllokut" në Tiranë, ndërsa rezulton person i dënuar disa herë më parë për vjedhje. Rezulton se ai dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa ngjarja ndodhi pas një konflikti për pazare droge dhe një borxh që Bullari i kishte Selmanajt.
25 Gusht 2021, 10:08