-
Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 51-vjeçari në Ksamil, në kërkim një tjetër, kultivonte kanabis në fshatin Vërmik, Vlorë
Në një kohë kur puna për “goditjen” e paligjshmërisë vijon, policia e Vlorës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për vepra të ndryshme penale.
8 Shtator 2021, 13:33 -
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre në Zvërnec të Vlorës, flakët i afrohen banesave! Zjarr i qëllimshëm edhe në Nartë, shuhet nga forcat zjarrfikëse
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Vlorë, këtë herë në zonën e Zvërnecit. Zjarri ka rënë në një sipërfaqe shkurresh dhe bimësie, por që e favorizuar nga era e fortë në zonë flakët po përhapen me shpejtësi duke përpirë një sipërfaqe të madhe.
8 Shtator 2021, 13:19 -
Bilanci/ Flakët në Karaburun shkrumbuan 4800 ha kullota e 12 ha pyje! Në Lezhë u dogjën 400 ha pyje! Shumica e zjarreve, të qëllimshëm
4800 ha kullota e 12 ha pyje në Vlorë dhe 400 hektar në Lezhë, është ky bilanci i dëmeve të shkaktuara nga zjarret në muajin gusht në këto dy qarqe. Shumica e zjarreve dyshohet se kanë qenë të qëllimshëm.
8 Shtator 2021, 10:38 -
Vlorë/Dogjën plehrat që hodhën anës rrugës, zjarri del nga kontrolli, flakët përpinë ullishtet e Panajasë e Bestrovës! Arrestohen 2 punonjës pastrimi të bashkisë, një i mitur nën hetim
2 punonjës pastrimi të njësisë administrative Novoselë, pjesë e bashkisë Vlorë, janë arrestuar, ndërsa një i mitur po hetohet në gjendje të lirë pasi akuzohen se janë autorët e zjarreve të aktivizuar ditën e djeshme në Panaja dhe Bestrovë të Vlorës. Zjarri i aktivizuar ditën e djeshme përpiu kodrat e fshatrave Panaja dhe Bestrovë të Vlorës, ndërsa flakët u përhapen me një shpejtësi të frikshme për shkak të erës.
8 Shtator 2021, 08:21 -
-
-
-
-
-
-
-
-
Vlorë/ Flakët jashtë kontrollit në fshatrat Panaja dhe Bestrovë, 2 të shoqëruar! Bllokohet rruga e vjetër nacionale Vlorë-Fier! Banorë të frikësuar: Do digjemi! Shpërthejnë municione të vjetra luftarake
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e fshatrave Panaja dhe Bestrovë të Vlorës, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Shpejtësia me të cilën po përhapen flakët është e frikshme, ndërsa zjarri ka bllokuar rrugën e vjetër nacionale Vlorë-Fier, duke kaluar edhe në anën tjetër. Nëse flakët përhapen me këtë shpejtësi, rrezikohen edhe banesat në fshatin Bestrovë, që ndodhen vetëm 2 kilometra larg vatrës së zjarrit.. Flakët kanë 'zbuluar' edhe një municion luftarak, ku është regjistruar një shpërthim i fuqishëm.
7 Shtator 2021, 10:40 -
Rama mbledh në Selinë e PS ekipin e ri socialist, llogari pse s'fituan 78 mandate! Gjiknuri: Janari na gjen të riorganizuar dhe me Statut të ri
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS mëngjesin e sotëm sekretariatin. Bëhet me dije se diskutimet pritet që të fokusohen te legjislatura e re dhe programi qeverisës.
7 Shtator 2021, 08:47 -
-
E kishin kthyer lavazhin në pikë shpërndarje të kokainës, arrestohen dy të rinjtë në Vlorë
Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë pasi janë kapur duke shpërndarë kokainë ne doza të vogla. Policia njofton se janë arrestuar në flagrancë Admirim Çumani, 26 vjeç dhe Besmir Sadikaj, 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë
4 Shtator 2021, 12:24 -
Ndërtoi rrugë dytësore nga fshati Mifol për të dalë në autostradën Levan-Vlorë, por i dëmtoi barrierat mbrojtëse, arrestohet 47-vjeçari
47-vjeçari Adrian Baçaj nga Vlora po ndërtonte një rrugë kalimi dytësore, në fshatin Mifol me dalje në autostradën Levan-Vlorë. Deri këtu, kjo histori nuk ka asgjë për t'u çuditur, përkundrazi vlonjari meriton përgëzime për nismën që ka marrë, për të çuar rrugë në fshatin e tij.
4 Shtator 2021, 11:06 -
-
Vlorë, 25-vjeçarja rrëzohet nga anija turistike e ankoruar pranë portit, ndërron jetë në spital! Kishte fraktura në kokë, dyshohet se ishte e dehur! Arrestohet punonjësi
Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në Vlorë, pasi u rrëzua aksidentalisht në det duke zbritur nga një anije turistike të ankoruar pranë portit Vlorë, dyshohet se ishte e dehur. Për ngjarjen është vënë në pranga një nga punonjësit në anije i akuzuar për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".
3 Shtator 2021, 17:26 -
101-vjetori i luftës së Vlorës, Dritan Leli dhe Bujar Leskaj nderojnë dëshmorët! Mungojnë në ceremoninë përkujtimore deputetët e PS
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli dhe drejtuesi politik i PD-së, Bujar Leskaj kanë nderuar së bashku të rënët në Luftën e Vlorës. Në ceremoninë përkujtimore ra në sy mungesa e deputetëve të Partisë Socialiste.
3 Shtator 2021, 16:28 -
Edison Begajt iu bë atentat 4 muaj më parë teksa ishte në makinë me 2 fëmijët, autori Prifti teksa arratisej u aksidentua rrugës! Policia gjeti 'lumë' provash në makinë
Autori i dyshuar i plagosjes së Edison Begajt në Kaninë të Vlorës më 29 maj, Mitri Prifti, pas atentatit të dështuar u largua me një mjet, me të cilin përfundoi në një kanal në afërsi të Lushnjës. Ai u largua nga vendngjarja, ndërsa policia gjeti në makinë një numër të madh provash biologjike, fije floku pështymë e më gjerë.
3 Shtator 2021, 15:01