-
Skandali/ 300 mijë lekë ryshfet në Apelin e Vlorës për të caktuar një datë gjyqi, 70 mijë për ta zbardhur
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Gjykatën e Apelit të Vlorës, ku punonjës të kësaj gjykate, në bashkëpunim me avokatë-sekserë, kanë vendosur edhe çmime për shërbimet; 300 mijë lekë për caktimin e një date gjyqi.
20 Shtator 2021, 21:24 -
Tensione në drejtorinë e Ujësjellësit në Vlorë, Leli shkarkon drejtorin Shkëlqim Leskajn, ai refuzon prej 4 ditësh të lirojë zyrën! Ndërhyn policia
Një situatë e tensionuar ka ndodhur në Ujësjellësin e Vlorës. Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka shkarkuar drejtorin e ujësjellësit Shkëlqim Leskajn prej katër ditësh, por ai refuzon që të lirojë zyrën, pasi sipas tij kjo është ndërmarrje është shoqëri aksionere (SHA), dhe nuk ka të drejtë që ta shkarkojë
20 Shtator 2021, 17:18 -
-
-
Rinis në zonën e Radhimës aksioni 'Bregdeti ynë', pritet shembja e dy objekteve, Kreu i IKMT Vlorë: Pronarët s'kanë bërë rezistencë, situata e qetë
Ka rinisur në zonën e Radhimës aksioni i IKMT 'bregdeti ynë', ku gjatë ditës së djeshme është ndërhyrë në një objekt, ndërsa mëngjesin e sotëm pronarëve iu la kohë që të boshatisin ambientet. Ditën e sotme pritet të ndërhyhet në dy objekte.
18 Shtator 2021, 12:41 -
Zjarr në fshatin Peshkëpi e Kocul të Vlorës, situata problematike! Rrezikohen banesat dhe një fabrikë çimentoje
Disa vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në Vlorë, në lagjen "11 janari" , në zonën Qafë Topi në Peshkëpi dhe në Kocul, ku situata paraqitet problematike. Fatmirësisht zjarri në lagjen "11 janari' është mbyllur
18 Shtator 2021, 12:24 -
I dyshuar si autor i vrasjes së Xhulian Bullarit në Vlorë, Bledar Selmanaj tenton të vetëvaret në qelinë e burgut të Peqinit, shpëtohet nga gardianët
Bledar Selmanaj, i dyshuar si autori i vrasjes së Xhulian Bullarit, ka tentuar të vetëvritet në qelinë e burgut të Peqinit. Bëhet me dije se ai është pikasur nga gardiantët teksa ka tentuar të varte veten, të cilët e kanë ndërhyrë në kohë. Selmanaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
17 Shtator 2021, 21:08 -
‘Shtëpinë e kam amanet nga vjehrri, aksionet m’i dha babai’, prokurori i Vlorës Erion Çelaj drejt shkarkimit, udhëtime me një personazh të krimit
Një apartament dhuratë nga vjehrri dhe aksione të fshehura në një kompani në konflikt interesi, rrezikojnë t’i ndërpresin karrierën në drejtësi Prokurorit të Vlorës, Erion Çelaj. Prokurori Çelaj u paraqit sot në Komisionin e Vetingut për t’u njohur me rezultatet e dosjes së verifikimit.
17 Shtator 2021, 19:11 -
Gjyqtarja e Vlorës Atalanta Zeqiraj u konfirmua në detyrë nga KPK në qershor, por vendimi kundërshtohet nga ONM! IKP: Po shqyrtojmë çështjen
Gjyqtarja e Vlorës, Atalanta Zeqiraj, u konfirmua në qershor në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Por ky vendim nuk i ka pëlqyer ndërkombëtarëve. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
17 Shtator 2021, 12:46 -
Të maskuar e të armatosur, RENEA aksion në Vlorë, kontrolle nëpër biznese për persona në kërkim apo të armatosur! Një i shoqëruar
Forcat RENEA po zhvillon një operacion mbrëmjen e sotme në Vlorë për kapjen e personave në kërkim apo të armatosur. Bëhet me dije se po kryhen kontrolle në lokale e biznese që mendohet se frekuentohen nga persona në kërkim apo që lëvizin me armë, ndërsa deri më tani konfirmohet për një të shoqëruar.
16 Shtator 2021, 20:46 -
-
-
-
Vlorë, s'ka interes për mësuesinë, disa degë rrezikojnë të mbyllen! Zv/rektorja: Fakulteti i Shëndetit Publik më i preferuari
Të rinjtë nuk preferojnë të studiojnë në degët e mësuesisë. ky trend vihet re edhe këtë vit, ku në universitetin e Vlorës disa degë po shkojnë drejt mbylljes. Zv/rektorja tha se Fakulteti i Shëndetit Publik është më i kërkuari, së paku në fazën e parë të regjistrimeve në fakultete.
14 Shtator 2021, 19:36 -
Dhunon fizikisht bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari në Vlorë! Në shtëpi policia i gjeti edhe kanabis
Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten. Blutë e Vlorës vunë në pranga shtetasin B. L., 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij
14 Shtator 2021, 09:47 -
-
-
-
Vlorë/ Intervista në ‘Pa Gjurmë’ e djalit të saj për vrasjen e Xhulian Bullarit, nëna e autorit: Jam e shokur ende, ku i gjeti gjithë ato shokë, shteti të zbardh ngjarjen
Intervistën transmetuar në ‘Pa Gjurmë’ të djalit të saj, Bledar Selamanaj nga burgu, nëna e tij ka rrëfyer se e ka parë në televizor dhe nuk ka pasur asnjë dijeni. Detajet e dhënë nga djali i saj, i arrestuar si autor i vrasjes së 25-vjeçarit Xhulian Bullari në Babicë të Vlorës 21 gushtin e kaluar, thotë se e kanë tronditur dhe e kanë bërë për spital.
11 Shtator 2021, 11:40 -
-
I akuzuari për vrasje rrëfehet nga burgu ekskluzivisht për 'Pa Gjurmë', Bledar Selmanaj: Xhuljanon e vrau me 2 plumba në kokë Klodjan Llanaj, ja si ndodhi
Bledar Selmanaj, i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullari në Babicë të Vlorës 21 gushtin e kaluar, ka folur nga Burgu i Peqinit ekskluzivisht për emisionin "Pa Gjurmë" se çfarë ndodhi sipas tij. Selmanaj tregon se vrasësi i vërtetë është Klodjan Llanaj, një prej të fortëve të Vlorës. Sipas tij gjithçka ndodhi për një sasi kanabisi.
9 Shtator 2021, 14:52