-
-
-
-
Zbulohen ‘depot’ e bandave kriminale në vend, armë të sofistikuara! 2 baza në Durrës e 1 në Vlorë! Mister kush fshihet pas!
3 depo armësh që furnizonin krimin janë zbuluar në 1 javë. Pas bazës së Vlorës me armë të precizionit të saktë nga ku gjurmohej edhe policia, 2 të tjera kapen në Durrës. 2 të rinj u lanë në burg nga gjykata për shitjen e armëve online. Ata i transportonin kallashnikovët tek blerësi të çmontuar
11 Mars 2024, 15:18 -
-
-
Vendi përfshihet nga stuhia, pezullohet lundrimi i trageteve Vlorë-Brindisi-Vlorë dhe Durrës-Bari! Shiu përmbyt rrugët, disa zona pa energji
I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq me stuhi ere dhe shtrëngata shiu. Për pasojë vazhdon të jetë i pezulluar lundrimi i trageteve në linjat Durrës-Bari dhe Vlorë-Brindisi. Era ka dëmtuar linjat elektrike duke lënë pa drita me qindra banorë.
11 Mars 2024, 09:49 -
-
Baza e armatimeve në Vlorë, lihet në burg 35-vjeçari Luçiano Deraj! ‘Kyç’ gojën në sallën e gjyqit
“Arrest në burg është masa e sigurisë që vendosi sot gjykata e Vlorës për Luçiano Derajn, të cilit iu kap një arsenal i tërë armësh në banesën e tij në Babicë të Vlorës. Para togave të zeza ai ka kyçur gojën, ndërsa dyshohet se njëri prej snajperëve është përdorur për vrasjen e Gëzim Sinomatit.
10 Mars 2024, 12:22 -
-
Përkeqësimi i motit, të dielën anulohen lundrimet e linjave Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë
Drejtoria e Përgjithshme Detare bën të ditur se për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit të dielën të ndalohet levizja e anijeve pasagjerë në linjat nderkombëtare Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.
8 Mars 2024, 20:50 -
-
Prej 2 vitesh luftonte për jetën në Francë, zyshë Ina mbërrin në atdhe! Shqiptarët mblodhën shumën për transportin me charter mjekësor
Në ditën e veçantë për gratë në të gjithë botën, pati edhe një lajm të gëzueshëm për të gjithë shqiptarët që u bënë bashkë për mbledhjen e parave të nevojshme për mbërritjen në atdhe të mësueses Ina Kasimatit, e cila prej 2 vitesh luftonte me një sëmundje të rëndë dhe po mbahej në jetë në Francë me aparatura dhe sondë.
8 Mars 2024, 16:28 -
-
-
-
Baza e armëve në Vlorë, snajperi dyshohet se u përdor për vrasjen e Gëzim Sinomatit! Report Tv sjell pamjet, banesa e survejuar me kamera
Pas zbulimit të depos së armatimeve në Babicë të Vlorës, policia dyshon se snajperi i zbuluar mes armëve të tjera, dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e Gëzim Sonomatit. 35-vjeçari i arrestuar ka kyçur gojën para Policisë. Report Tv ishte në banesën ku u zbulua baza e armatimeve, ndërsa dallohet se monitorohej nga kamera.
8 Mars 2024, 10:31 -
-
-
-
Zbulohet depo armësh në Babicë të Vlorës! Report Tv siguron pamjet: Nga snajperi te pistoleta-stilolaps! Arrestohet 'roja', i lidhur me krimin
Një bazë me armatime të rënda është zbuluar në Babicë të Vlorës. Report tv sjell pamjet e armëve mes të cilave snajper, pistoletë, maska etj, që janë përdorur për ngjarje kriminale. Aksioni i policisë së Vlorës në bashkëpunim me RENEA-n u finalizua pas disa muajsh monitorimi, duke vënë në pranga "rojën" e lidhur me krimin, Luçiano (Albano) Deraj
7 Mars 2024, 16:25