-
Fitoi betejën me COVID-19, Rama nxjerr videon e pacientes: E mora me frikë spitalin se dëgjoja në televizor që është 'obobo', por dola e kënaqur
Kryeministri Edi Rama ka sjellë historinë e një pacienteje e cila është shëruar nga COVID-19. Bëhet fjalë për historinë Mirgena Qoshja nga Kruja, e cila ka treguar se ka pasur shumë frikë që të shkonte në spital, për shkak të lajmeve që kishte parë në televizor.
27 Nëntor 2020, 11:27 -
Merr formë lagjja e re e rindërtimit në Fushë- Krujë/ Rama jep porosinë: Kapakët e kabinave bëjini me ngjyra që të kombinohen, jo gri!
Në qytetin e Fushë- Krujës lagja e re për banonët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit ka filluar të marrë formë. Pas vizitës në Abu Dabi, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj kanë inspektuar punimet, ku kreu i qeverisë i ka cilësuar si "perfekte".
27 Nëntor 2020, 11:08 -
Basha akuza Ramës: I ofroi ish-komandantit të UÇK-së lekë e tendera të tërhiqte fjalët e mira për mua (por nuk tregon emrin e tij)
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka dërguar ditën e sotme një emisar tek një ish-komandant i UÇK-së duke i ofruar tendera dhe para, vetëm që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për kryedemokratin.
26 Nëntor 2020, 22:56 -
Provoni të bëni betejë politike me tërmetin
Mund të bëni betejë me kufomat e pandemisë, siç po bëni, meqë doni patjetër vdekjen si motiv të politikës së PD. Mund të publikoni foto nga morgu, dhe mund të lini një kameraman në Sharrë se ka varrime përditë. Nuk di kush u është mirënjohës për këtë, por meqë Berisha, vetëm vdekjen pret, me vdekjen merret. Por me tërmetin bëni pak kujdes, nëse doni ta ktheni në betejë politike. Do të jetë vonë kur ta kuptoni se e vetmja godinë që mund të shkatërrohet një vit e ca pas tërmetit, do të jetë ajo e SHQUPIT.
26 Nëntor 2020, 20:28 -
Këta këndojnë nga frika
Maxhoranca nuk ka arsye për darkën e fundit, sepse derisa të jetë maxhorancë, njerëzit nuk i ndahen: Ata të tërmetit, të Covid-it, të tenderëve, servilët, të eturit për çikë korrupsion… Dimensioni tragjik i ‘darkës së fundit’ lidhet me drejtësinë e re. Fakti që edhe pse në Amerikë ndodhën ndryshime tronditëse por këta nuk u gëzuan, tregon se e njohin fundin e tyre. Ditën e fundit në pushtet e urrejnë edhe pse nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër. Nuk ka ‘pushkë që këndon në kulla’ që i shpëton nga krimet e kryera.
26 Nëntor 2020, 16:49 -
1 vit pas tërmetit, 'ekspertët' e PD 1 minutë heshtje! Bëjnë 'bilancin' e qeverisë për rindërtimin: Shumë premtime, pak rezultat! Po përdoret për zgjedhje
Në 1 vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit, PD po po zhvillon një komunikim me median nga ekipi që ka ndjekur nga afër procesin e rindërtimit pas kësaj tragjedie.
26 Nëntor 2020, 13:59 -
Gjoni i 'acarur' me Ramën: I ka bërë bisht 4 interpelancave të mia dhe tallet! Ka mjekë që kryejnë krime, për to asnjë masë (VIDEO)
Deputeti Ralf Gjoni në një deklaratë për shtyp ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se i bën bisht pyetjeve, pasi i është shmangur interpelancës 4 herë. Gjoni thotë se ka kërkuar intepelancë me Ramën 4 herë me rradhë por ky i fundit katër herë me rradhë e ka refuzuar, ndërsa sot ia kaluar ministres Ogerta Manastiliu e cila folu për situatën e pandemisë dhe masat që ka marrë qeveria deri më tani.
26 Nëntor 2020, 12:05 -
Firmosen marrëveshjet/ Rama nga Abu Dabi: 2000 shtëpi do të ndërtohen në Durrës nga EBA, transformim rrënjësor i Portit të Durrësit (VIDEO)
Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, po zhvillon sot një vizitë të rëndësishme në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Abu Dabi.
26 Nëntor 2020, 11:47 -
SPECIALE/ Çfarë është bërë me rindërtimin deri më sot një vit nga tërmeti tragjik? (VIDEO)
Në një vit rindërtim pas tërmetit tragjik të nëntorit janë hedhur 530 milionë euro në projekte, nga të cilat 260 milionë euro janë donacionet e ndërkombëtarëve dhe mbi 267 milionë euro të buxhetit të shtetit. Brenda këtij viti janë rreth 1 mijë familje që do të hyjnë në banesat e tyre të reja, ndërsa 1200 familje vijojnë të jenë në çadra.
26 Nëntor 2020, 10:59 -
-
1 vit nga tërmeti/ Rama rrëfen momentet drithëruese: Çdo krizë është një mundësi e re! Ilir Meta: E papranueshme që ka ende familje të pastrehuara (VIDEO)
Një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, shumë shtëpi janë rindërtuar dhe qindra të tjera janë në rindërtim, por pavarëisht kësaj viti 2019 do të mbahet mend gjatë si një vit zie për shkak se mori 51 jetë plot ëndrra. Këtë ditë që mori 51 jetë njerëzish dhe la në "qiell të hapur" mijëra familje, politika shqiptare e ka kujtuar me dedikime të veçanta.
26 Nëntor 2020, 09:44 -
Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit! Manastirliu-qytetarëve: Mos ejani vonë në spital, ka shtretër! Testet e shpejta brenda dhjetorit! Pas debateve, përjashtohet Piciri
Një tjetër fatkeqësi që ka zaptuar vendin "zbehu" diskutimet në Kuvend për përkujtimin e ngjarjes së rëndë të një viti më parë, tërmetin e 26 nëntorit që mori 51 jetë dhe la në "qiell të hapur" mijëra familje.
26 Nëntor 2020, 09:28 -
1 vit nga tërmeti/ Rama rrëfehet: Ishin ditët më të çmendura të jetës time... Shqipëria pati aq shumë miq, çdo krizë një mundësi e re (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka trëguar përmes një klipi të shkurtër gjithçka në mënyrë të përmbledhur sa i përket tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Ai e ka filluar me momentet e para të zgjimit dhe deri te përballimi i kësaj fatkeqësia me sukses duke thënë se në ato momentet të zymta vendit tonë iu gjetën pranë shumë miq, në ndihma financiare por edhe me forcat e kërkim shpëtimit.
26 Nëntor 2020, 08:14 -
Edhe kryebashkiaku i PS pa maskë në festën e Bes Kallakut ku u shkelën rregullat anti-covid! Erion Isai nuk prononcohet për skandalin
Jo vetëm presidenti Meta e kryetarja e LSI, Kryemadhi, por edhe kryebashkiaku socialist i Ersekës, Erion Isai ka marrë pjesë në ditëlindjen e organizuar në mes të pandemisë nga aktori Bes Kallaku, në shkelje të plotë me rregullat.
25 Nëntor 2020, 18:24 -
-
Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit, Rama në Laç: Ndryshon faqja e gjithë qytetit dhe cilësia e jetës për 800 familje (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ish-ministrja Lindita Nikolla, dhe kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara, vizitoi nga afër kantierin e ndërtimit në zonën 1 në Laç, ku do të ndërtohen qendra të reja banimi me pallate, për familjet të cilave banesat iu dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
25 Nëntor 2020, 14:06 -
Nesër Kuvend! Komiteti Teknik lejon zhvillimin e seancave plenare, shkurtohen në 3 orë (Kalendari)
Komiteti Teknik ka përjashtuar Kuvendin nga rregulli për ndalimin e grumbillimit të më shumë se 10 personave në ambient ta hapur dhe të mbyllura me qëllim frenimin e përhapjes së COVID.
25 Nëntor 2020, 11:58 -
Rriten pagat për 3559 punonjësit e policisë së burgjeve! Mbulohen udhëtimet, qiraja dhe ushqimi për gardianët e qelive! Gjonaj: Krenare për premtimin e mbajtur
3559 punonjës të policisë së burgjeve do të përfitojnë rritje page, pagesë qiraje në rast të largësisë mbi 36 km nga banesa për efekt të punës, shpenzimet e uddëtimit si dhe ushqim të paguar.
25 Nëntor 2020, 11:12 -
Rama sjell historinë e një nga të shëruarve me COVID: Po jetoj një jetë të dytë! Shërbimi mjekësor i mrekullueshëm...Si merret tamponi në shtëpi (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me historinë e një prej triumfatorëve në betejën me COVID, historinë e Petrit Meçanit. "Po jetoj një jetë të dytë", shprehet ai në video, teksa nuk ka lënë pa falenderuar edhe heronjtë e këtyre ditëve, mjekët.
25 Nëntor 2020, 10:19 -
Të dashur mjekë! Lulzim Basha po ju mbron, siç do të mbrohej, po të ishte në vendin tuaj
Kompleksi i Bashës për tu shfajësuar se nuk po sulmon mjekët, erdhi pas reagimit të ashpër publik ndaj sjelljes së tij si drejtor i Morgut të Tiranës duke publikuar foto e katër të vdekurve, që po prisnin të futeshin në dollapë frigoriferikë.
24 Nëntor 2020, 19:44 -
Rama: Gati infrastruktura nëntokësore për lagjen e re në Bubq! Javën tjetër nis puna për shtëpitë e më pas pallatet, strehohen 150 familje (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Bubq, të Krujës, ku ka përfunduar infrastruktura nëntokësore e lagjes së re qendrore të njësisë. Ai thotë se javën tjetër nis puna për shtëpitë e më pas pallatet e ulëta që do të sistemojnë në total rreth 150 familje.
24 Nëntor 2020, 19:25



