-
-
-
-
Rama mbledh Komitetin Teknik: Kujdes valën e dytë të COVID-it! Po punojmë për rihapjen e transportit me autobusë! Pas 18 majit fluturimet
Komiteti Teknik i Ekspertëve deri më tani kishte punuar dhe raportuar mbi situatën jashtë vëmendjes së mediave, por pas sulmeve të bëra, kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje online, si një përgjigje ndaj 'kritikëve'.
7 Maj 2020, 11:27 -
PD: Ka një lajm më të keq se raporti i Freedom House...lajthitja e Ramës që e shpalli Shqipërinë kampione ballkanike për demokracinë
Partia Demokratike e quan "lajthitje", reagimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me raporton e Freedom House, ku shkruante se në Shqipëri ka rënie të nivelit të demokracisë.
7 Maj 2020, 11:01 -
Rama citon Shën Gjon Palin II: Liria nuk konsiston në të bërit atë që na pëlqen, por të kemi të drejtën të bëjmë atë që duhet
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin sotëm me një shprehje nga Shën Gjon Pali II, shprehje kjo e cila i përshtatet këtyre ditëve ku bota po përballet me një armik të fortë të quajtur koronavirus.
7 Maj 2020, 08:22 -
Samiti i Zagrebit/ Ursula von der Leyen: Ballkani Perëndimor pjesë e BE, qeveritë të punojnë me sundimin e ligjit dhe të garantojnë lirinë e medias
Samiti i Zagrebit është zhvilluar ditën e sotme online ku kanë marrë pjesë liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi , pandemia ka qenë në fokusin kryesor të diskutimit duke zhvendosur zgjerimin në një plan të dytë. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se kur vendet janë të bashkuara ia dalin dhe se rajoni është pjesë e BE, ndërsa nxiti shtete të vijojnë me reformat e sundimit të ligji dhe luftën ndaj korrupsionit.
6 Maj 2020, 20:36 -
550 mijë lekë shpërblim për punonjësit socialë që shërbyen gjatë epidemisë, si do hartohet lista e përfituesve
Do shpërblehen punonjësit e qendrave të të moshuarave, fëmijëve, viktimave të trafikimit, viktimave të dhunës në familje dhe të qendrave ku strehohen personat me aftësi të kufizuara.
6 Maj 2020, 19:30 -
Associated Press: BE dhe Ballkani Perëndimor riafirmojnë lidhjet mes krizës së COVID-19
Udhëheqësit e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë vendosur të zhvillojnë bisedime sot me qëllim sigurimin e gjashtë vendeve në rajonin e paqëndrueshëm se Unioni mbetet partneri i tyre më i rëndësishëm, veçanërisht pasi koronavirusi i ri po shkatërron ekonomitë botërore, shkruan sot Associated Press.
6 Maj 2020, 17:22 -
Drejtoria e Transportit fal taksën vjetore (Kategoritë e makinave që përfitojnë)
Drejtoria e Transportit Rrugor ka vendosur që të bëjë një lehtësim për sektorin e transportit rrugor që është goditur po ashtu nga koronavirusi. Kryeministri Edi Rama njofton se DPSHTRR do të mbulojë 100% taksën vjetore të automjeteve të përdorura për gjithë vitin 2020, për 7204 mjete.
6 Maj 2020, 15:59 -
-
Rama 'detyrë' komuniteteve fetare: Referojuni vendeve të tjera dhe sillni propozime për hapjen e kishave dhe xhamive, por pas 18 majit
Kryeministri Edi Rama u ka lënë "detyrë" përfaqësuesve të të gjithë komuniteteve fetare që të shohin eksperiencën e vendeve të tjera dhe të sjellin propozime konkrete mbi mënyrën se si mund të objekteve të kultit për besimtarët.
6 Maj 2020, 12:02 -
Raporti i Freedom House/ Basha: Ka rënë edhe maska e skaduar e demokracisë fasadë në Shqipëri
Edhe pse raporti i Freedom House e rendiste opozitën me bojkotin e saj, si një nga shkaktarët kryesor rënies së demokracisë në vend, kreu i PD-së, Lulzim Basha bën fajtore të vetme qeverinë.
6 Maj 2020, 11:42 -
Mjekët epidemiologë të Durrësit në protestë: Duam shpërblimin për COVID-19 dhe orët shtesë të punës që nga tërmeti (VIDEO)
Personeli i Drejtorisë Shëndetësore në Durrës ka dalë në protestë ditën e sotme në mjediset e punës, pasi kërkojnë që të trajtohen me pagë shtesë, njësoj se bluzat e bardha te spitale COVID në Tiranë.
6 Maj 2020, 11:00 -
-
'Do ndërtohet nga themelet lagjja e re'/ U dëmtuan nga tërmeti, nis shembja me fadromë e 18 pallateve të dëmtuara në Shijak! Arbana: Preken 451 familje (VIDEO)
Në Shijak ka nisur shembja e 18 pallateve në zonën e Luginës, një nga më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, kur pritet që të nisë procesi i rindërtimit. I pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë një inspektim të shkurtër të punimeve dhe më pas është larguar pa mbajtur një falë për mediat. Ai është shoqëruar nga ministri Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Elton Arbana. Ky i fundit në një prononcim për Report Tv tha se nga shembja e 18 banesave janë prekur 451 familje, por që kanë përfituar bonusin e qirasë.
5 Maj 2020, 12:00 -
-
5 maji historik nën 'frikën' e COVID19/ Meta, Ruçi dhe Rama kurore me lule për dëshmorët bashkë, por me distancim social... Basha i veçuar
Dita e Dëshmorëve të Atdheut është përkujtuar sot ndryshe nga e kaluara, ku të pranishëm kanë qenë vetëm figura politike, në mungesë të veteranëve dhe të familjarëve të tyre. Me ceremonira të thjeshta, pa pompozitet për shkak të koronavirusit, krerët e institucioneve më të larta në çdo qytet të Shqipërisë, kanë vendosur kurora dhe buqeta me lule në këtë 5 maj të shënjuar në nder të atyre që dhanë jetën për liri.
5 Maj 2020, 07:51 -
Sanatoriumi zhvendoset në Elbasan/ Spahia: Nga cirku vdekjeprurës me të sëmurin, humbi jetën një 30-vjeç
Ish- deputeti i Partis Demokratike, Bardh Spahia denoncon se në spitalin e Elbasanit, ku janë zhvendosur pacientët e "Shefqet Ndroqit", ka humbur jetën një 30-vjeçar si pasojë e ecejakeve të bëra.
4 Maj 2020, 20:33 -
-
36 vite në Urgjencë, infermierja: Pacienti, motivi i punës sonë! Mjeku anglez rrëfen si u dashura me Shqipërinë
Heronjve të heshtur të urgjencës së këtij spitali i është bashkuar vullnetarisht edhe Valbona, një infermiere në Bari të Italisë, të cilën mbyllja e kufijve e gjeti në Tiranë, por nuk nguroi të paraqitej për të dhënë kontributin e saj.
4 Maj 2020, 19:03
