-
Gjykata pushoi dosjen e 'CEZ'/ Shkëlzen Berisha: U akuzova me urdhër të Ramës, 'përlarja' e 600 mln eurove u përdor si armë
Shkëlzen Berisha thotë se ai u akuzua pas presionit politik të kryeministrit Edi Rama, teksa shton se ky i fundit ka ushtruar një ndikim të jashtëligjshëm në proces, prej faktit se ishte familjar i kundërshtarëve të tij politikë.
25 Janar 2020, 16:02 -
Pritet me aheng në katundin e tij, Rama batuta me Veliajn në Surrel: Nuk na rreni me dajre (VIDEO)
Bashkia kishin organizuar pritjen me orkestra, por kryeministri nuk kurseu batutat duke i thënë Veliajt dhe Qefalisë se 'nuk gënjehen me dajre apo firzamonikë, pasi kanë nevojë për më shumë investime'.
25 Janar 2020, 13:23 -
Shkon në 18 numri i viktimave, rreth 600 persona të plagosur
Rritet bilanci i viktimave pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë goditi Turqinë Lindore mbrëmjen e kësaj të premte. Rreth 18 persona kanë humbur jetën, 600 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe rreth 100 shtëpi janë shkatërruar nga lëkundjet e forta. Ndërkaq, vijojnë kërkimet e ekipeve të shpëtimit për nxjerrjen nga rrënojat të personave të tjerë.
25 Janar 2020, 01:56 -
Tërmeti i fuqishëm në Turqi, Rama: E trishtueshme fatkeqësia që ra mbi ta, i lutemi Zotit t'iu jap forcë për të përballuar tragjedinë
Referuar katastrofës natyrore e cila u ka marrë jetën dhjetra personave dhe ka lënë të plagosur qindar të tjerë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
25 Janar 2020, 00:44 -
-
Klosi: Nëse kryebashkiaku pi drogë, problem i tij! Hoxha: T'i hetohet pasuria...Bregu: Kandidatët, përgjegjësi e sekretarit të partisë (VIDEO)
Test droge për zyrtarët e lartë?! Kjo temë ngjalli mjaft debat në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, moderuar nga gazetarja Anduela Ndreu sa i përket publikimit të një video ku pretendohet se kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla pi kokainë në një lokal në prani të personave të tjerë.
24 Janar 2020, 21:12 -
-
I konsideroi shqiptarët mashtrues/ Rama reagon ashpër ndaj moderatorit të ZDF: Padyshim, një shprehje e turpshme!
Gazeta gjermane “BILD” ka intervistuar kryeministrin Edi Rama pas disa sulmeve raciste e denigruese nga gazetari i ZDF. Rama ka reaguar ashpër për këtë cilësim të Lanz, duke e quajtur atë shprehje të turpshme.
24 Janar 2020, 16:42 -
Mediu në Report Tv: Moskonceptimi i hapave të opozitës pas djegies së mandateve dëmtoi vendin (VIDEO)
Kryetari i Partisë Republikën Fatmir Mediu thotë se mos menaxhimi në mënyrën e duhur i situatës pas djegies në bllok të mandateve të opozitës, tashmë joparlamentare, e ka çuar vendin në gjendjen e sotme, ku parlamenti dhe ekzekutivi po marrin vendime pa elementin më të rëndësishëm kontrollues, Gjykatën Kushtetuese.
24 Janar 2020, 16:01 -
-
Rama: Nuk kemi kohë për të humbur, gati për të hedhur hapin kundër KÇK-së (VIDEO)
24 Janar 2020, 14:26 -
-
-
Presidenti i Këshillit Europian në Tiranë: Tre shtylla për negociatat! Rama: Gati për të hedhur hapin kundër KÇK-së
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministri Rama diskutuan për negociatat dhe Konferencën e Donatorëve në 17 Shkurt. "Fati i Ballkanit Perëndimor duhet të jetë i kthyer drejt Evropës dhe kjo kërkon angazhim me reforma, modernizim, shtet së të drejtës dhe luftë kundër korrupsionit" tha Michel. Në ditët në vijim do të vendoset për metodologjinë e integrimit të vendeve të reja. Rama kërkoi mbështetje për konferencën në shkurt, ndërsa theksoi se është gati për hedhjen e hapit kundër KÇK-së.
24 Janar 2020, 12:56 -
Familja Sula më shtëpi të re pas tërmetit/ Rama zbulon 'ndëshkimin': Mora 'thyerje note në sjellje' për vjershën me karamele zana (VIDEO)
Familja Sula në Kashar, të cilës iu dëmtua banesa nga tërmeti kanë hyrë sot në shtëpinë e tyre të re. Kryeministri Edi Rama bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i dorëzuan çelësin e banesës së re zonjës së shtëpisë, e cila i falënderoi për përkujdesjen e vazhdueshme të institucioneve shtetërore.
24 Janar 2020, 12:14 -
-
-
-
-
-
