-
Eurodeputetët e Parlamentit Europian vizitë në Tiranë, takim me Ramën! Fredi Beleri ekskluzivisht për Report TV: Nëse Rama më jep dorën, do ia shtrëngoj
Me Kryeministrin Edi Rama që e ka akuzuar për burgosjen e tij politike, Fredi Beleri do të ketë përballjen e parë pas lirimit nga burgu. Ai do të vijë në cilësinë e eurodeputetit si pjesë e delegacionit të BE në Komitetin për Stabilizim Asociim. Për Report tv, Beleri konfirmon vizitën e tij, dhe thotë se nuk do t’i shmanget një shtrëngrimi duarsh me kryeminsitrin Edi Rama.
18 Tetor 2024, 13:35 -
Krijohet biblioteka e parë audiodigjitale për nxënësit me vështirësi të shikimit! Rama: Përmbush nevojat për më shumë dije (VIDEO)
Investim dhe risi në vendin tonë, e para bibliotekë me zë. Kryeministri falënderon dhe ata që “dhuruan zërin e tyre për ta krijuar”, personalitete të artit dhe letërsisë. Do u shërbejë fëmijëve-nxënës me vështirësi shikimi apo që janë të verbër
18 Tetor 2024, 08:34 -
-
-
Armë zjarri apo spraj?/ Luan Baçi në Studio Live: Polici e hapi xhaketën si kaubojs dhe vuri dorën në pistoletë! Poli Hoxha: Të vërtetën e tregojnë hetimet
Përplasja e sotme në parlament e deputetëve të PD-së ndaj Gardës ku pjesë mori edhe FNSH u diskutua në Studio Live me një nga protagonistët e kësaj përplasje deputetin Luan Baçi dhe analistin Poli Hoxha.
17 Tetor 2024, 17:38 -
-
Drejt përfundimit ‘Ura e Bilçës’, lidh disa fshatra dhe aksin e vjetër kombëtar! Rama: Portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit mijëravjeçar!
Në postimin e tij në rrjetin social FB, kryeministri shprehet se Ura e Bilçës lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël dhe së shpejti do të lidhet edhe me rrugën e fshatit Drobonik dhe me gjithë fluksin e mjeteve që do të qarkullojnë nëpërmjet aksit Berat-Ballaban-Përmet-Gjirokastër-Greqi, e njohur si rruga kombëtare e vjetër
17 Tetor 2024, 14:59 -
-
-
-
-
Kuvendi me gardh metalik, PD përplaset me Gardën! Noka me benzinë i vë flakën banderolës! Tensione edhe në sallë, Vokshi pengon raportimin e KLSH (VIDEO)
Pavarësisht masave të Gardës, parlamenti nuk i shpëtoi dhunës në ambientet brenda e jashtë tij. Situata u agravua edhe më shumë këtë javë, ndërsa punonjësit e Gardës së republikës ishin më të shumtë. Vetëm një ndërprerje 10-minutëshe dhe më pas mazhoranca kaloi projekt-ligjet e parashikuara vetëm me votat e saj. Përjashtohen Elda Hotin dhe Petrit Dodën.
17 Tetor 2024, 08:20 -
Marrëveshja Itali-Shqipëri/ Përfundon verifikimi, 12 emigrantët e parë dërgohen me autobus në Gjadër, kthehen pas 2 të miturit dhe 2 të sëmurët (VIDEO)
Transporti i tyre është bërë me autobus gjatë mesnatës, ndërsa 4 të tjerët, dy prej të cilëve të mitur dhe 2 me probleme shëndetësore janë dërguar në Itali. Mbërritën dje me anijen ‘Libra” dhe kaluan në kontroll verifikues dhe procedura të përshpejtuara kufitare
17 Tetor 2024, 07:20 -
Emigrantët e parë në Shëngjin, Çollaku: Shqipëria si depo magazinimi për qeniet njerëzore! Rama vonoi negociatat me 10 vite
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku i ftuar në Report Tv komenton marrëveshjen me Italinë, e cila nisi zbatimin sot me ardhjen e 16 emigrantëve në Shëngjin dhe hapjen e ngeociatave për grupkapitullin e parë.
16 Tetor 2024, 18:52 -
-
Rrugëtimi drejt BE, deputetja Gjonaj në Report Tv: Brenda dhjetorit hapim negociatat për kapitujt e politikës së jashtme! PD në krizë, ne vijojmë punën
Deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj thotë për Report Tv se brenda këtij viti, pritet të mbahet edhe konferenca e tretë ndërqeveritare BE-Shqipëri. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’, anëtarja e Komisionit të Jashtëm thotë se brenda fundit të dhjetorit pritet hapja e negociatave për kapitujt e politikës së jashtme.
16 Tetor 2024, 17:39 -
Ambasadori Hoxha për Report Tv: Shqipëria hapi dyert e BE, besimplotë se brenda vitit çelim negociatat për disa kapituj të tjerë
Shqipëria ka nisur rrugëtimin e pandalshëm drejt integrimit në Bashkimin Europian. Kështu shprehet ambasadori i Shqipëri në BE, Ferit Hoxha në një intervistë për Report Tv. Ai shprehet besimplotë se brenda këtij viti Shqipëria do të hapë negociatat edhe për disa kapituj të tjerë.
16 Tetor 2024, 13:22 -
-
-
Raporti i EUROSTAT/ “46% e popullsisë në rrezik varfërie!”, Basha: Realitet tronditës! Të lëmë pas gjëmat e qeverisë Rama
Në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se “të dhënat pasqyrojnë një realitet tronditës, që nuk ka gjetur hapësirë në debatin publik për shkak të propagandës së gënjeshtërt të pushtetit”
16 Tetor 2024, 09:37 -
Çelja e negociatave për grup-kapitullin e parë, Rama: Krenari, i bindur se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në Bruksel
Kryeministri e ka nisur ditën e 16 Tetorit duke e quajtur një “krenari të paharrueshme” me postimin në rrjetin social Facebook, teksa thekson se “Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Europën e Bashkuar”
16 Tetor 2024, 08:16


