-
-
Edi Rama intervistë për 'Vogue Italia': Besoj te fuqia e bukurisë më shumë se te forca e ushtrisë
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë një rrëfim ndryshe në një intervistë për 'Vogue Italia' ku flet për të shkuarën, të ardhmen, planet pas politikës dhe bën një krahasim të liderëve botërorë me veprat e artit.
10 Korrik 2023, 22:38 -
Bardhi në Report Tv: Dosja e SPAK për Ahmetajn 400 faqe, vërtetohen lidhjet e tij me Mërtirin dhe Zoton! Të përfshirë të paktën edhe 6 deputetë të tjerë
Plot 400 faqe është dosja për ish zv kryeministrin Arben Ahmetajn, i cili është nën akuzë për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë. Lajmin e ka bërë më dije kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në emisionin ‘5 pyetjet’ në Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo.
10 Korrik 2023, 21:28 -
-
Nga SHBA-ja, në Gjermani e Turqi, Begaj dekreton emërimin e pesë ambasadorëve të rinj (EMRAT)
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ambasadorët e rinj me propozimin e kryeministri Edi Rama. Mes diplomatëve të rinj janë Ervin Bushati, i cili do të zëvendësojë Floreta Faber si ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
10 Korrik 2023, 18:16 -
Rama pritet të takojë Mitsotakis në samitin e NATO-s në Lituani! Në fokus çështja Beleri dhe marrëdhëniet dypalëshe
Kryeministri Edi Rama ndodhet në samitin e NATO-s në Lituani. Një takim pritet të ketë edhe me kryeministrin grek, Mitsotakis si dhe me Scholz e Macron, ose siç i cilëson Rama ‘kumbarët’ e dialogut Kosovë-Serbi
10 Korrik 2023, 17:29 -
Në kampin PS s'ka më qetësi! Pas shkarkimit të Çuçit, SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt! Balla, Gjiknuri, Agaçi e Manja bashkë në vilën qeveritare
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi janë takuar në vilën qeveritare në zonën e ish bllokut. Më pas takimit i është bashkuar kreu i grupit PS-së, Taulant Balla emri i të cilit është dërguar në presidencë për tu emëruar në postin e lënë bosh nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
10 Korrik 2023, 14:43 -
-
-
Kërkohet arrestimi i Arben Ahmetajt, Ngjela për Report TV: Pyetja është a do ta lëshojë Rama? Pas kësaj kam përshtypjen se SPAK do të kalojë djathtas
“SPAK siç duket ka nisur ta marrë veten. Mund ta ketë kërcënuar në kuptimin politik të fjalës” komenton avokati Spartak Ngjela në një intervistë me skype për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, mesditën e sotme, pak orë pasi u mësua se SPAK i kërkoi Kuvendit autorizimin.
10 Korrik 2023, 13:33 -
-
SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, PD: Vendim i vonuar! Bardhi kërkesë Nikollës: Mblidh Këshillin e Mandateve menjëherë
Kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, Partia Demokratike e konsideroi lajm të mirë por të vonuar. Përmes kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhit PD i kërkoi zyrtarisht Kuvendit të mos vonojë autorizimin, ndërsa Kreu i Rithemelimit Sali Berisha tha se Ahmetaj të tregoi se firmën për inceneratorët ia imponoi Rama.
10 Korrik 2023, 13:19 -
-
-
‘Mallkimi’ i Ministrisë së Brendshme, Balla drejtuesi i 6 në 10 vite qeveri ‘Rama’! Bledi Çuçi, i vetmi i shkarkuar! Dorëheqjet e Tahirit, Xhafajt dhe Lleshaj dhe Demiraj i PD në mes
Posti i ministrit të Brendshëm mund të konsiderohet pa ‘frikë’ si portofoli më i ‘mallkuar’ në kabinetet qeverisë në Shqipëri. Në vetëm 31 vite demokraci vendi ka pasur më shumë se 25 ministra të Brendshëm. I vetmi që ka bërë thuajse një mandat të plotë në krye të këtij dikasteri ka qenë Sajmir Tahiri, i cili mban edhe rekordin si më jetëgjati
10 Korrik 2023, 10:59 -
Përse është minë me sahat posti i ministrit të Brendshëm në Shqipëri
Gjashtë ministra të Brendshëm në 9 vjet e 10 muaj. Përse qeveria e Edi Ramës vuan nga sindroma e ministrit të Brendshëm dhe përse ky post mbetet minë me sahat. Titullari i kësaj ministrie ose është shkarkuar, ose është dorëhequr, ose është arrestuar. 10 arsye përse kryeministri Rama, por edhe paraardhësit e tij nuk gjejnë qetësi me drejtuesit e dikasterit blu
10 Korrik 2023, 09:31 -
Rama niset drejt Lituanisë për samitin e NATO-s! Takim me Mitsotakis për çështjen Beleri dhe marrëdhëniet me Greqinë
Këtë të hënë kryeministri Edi Rama do të niset drejt Lituanisë ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s. Burime për Report TV, bëjnë me dije se gjatë qëndrimit në Vilnius, kreu i qeverisë pritet të zhvilloj një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.
10 Korrik 2023, 07:28 -
Shkarkimi i Çuçit, Presidenti dekreton emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm! Gogu e Felaj dy emrat e PS-së për në krye të grupit parlamentar
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, pas shkarkimit nga Edi Rama të Bledi Çuçit si pasojë e dhunës së Rrajave për guroren.
10 Korrik 2023, 07:23 -
Çështja Beleri dhe marrëdhëniet dypaleshe me Greqinë, Rama pritet të takojë Mitsotakis në samitin e NATO-s në Lituani
Kryeministrat e Greqisë dhe Shqipërisë do të takohen në samitin e NATO-s në Vilnius pasditen e datës 11 korrik ku pritet të zhvillojë një takim me fokus te marrëdhënia dypalëshe dhe çështja Beleri. Më herët pala Greke ka ‘kërcënuar’ se këtë çështje do t’ia parashtronte edhe mekanizmave ndërkombëtarëve.
9 Korrik 2023, 21:58 -
Sulmi i Rrajave, të hënën propozimi në Presidencë për emërimin e Ministrit të ri të Brendshëm! Balla pritet të marrë detyrën e re jo më vonë se 17 ditë
Taulant Balla do të jetë Ministri ri i Brendshëm, detyrë të cilën pritet ta marrë jo më vonë se 17 ditë që nga momenti i mbërritjes së shkresë-propozimit në zyrën e presidentit. Ngjarja e rëndë në Fushë-Krujë solli një serë ndryshimesh, përfshirë shkrirjen e komisariatit në zonë, dorëheqjen e një deputeti dhe shkarkimin e Ministrit të Brendshëm.
9 Korrik 2023, 18:03 -
Mrekulli në QSUT! I shpëtohet jeta foshnjës dhe nënës së re që vuante nga probleme të rënda kardiake
Një operacion i vështirë është realizuar me sukses nga mjekët e Maternitetit “Koço Gliozheni”, në bashkëpunim me ekipin e Kardiokirurgjisë së QSUT-së, duke shpëtuar jetën e një foshnje bashkë me nënën e re.
9 Korrik 2023, 17:02

