-
Basha nga Lushnja sulmon kritikët: Bukëshkalë që i shërbejnë qëllimit të Ramës për të na përçarë prej 4 vitesh, vazhdon edhe sot (VIDEO)
Nga Lushnja, ku zhvilloi një bashkëbisedim me demokratët e këtij qyteti në kuadër të garës për kryetar të PD-së, Lulzim Basha e konsideroi Kryeministrin Rama si personin që 'vodhi shpresën e shqiptarëve', duke garantuar që nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me të.
1 Qershor 2021, 15:24 -
Javën e ardhshme nis shembja e ndërtimeve pa leje në bregdet! Rama paralajmëron: Filloni prishini vetë dhe lexoni ligjin! Do vuani pasojat
Javën e ardhshme do të nisë shembja e ndërtimeve pa leje në bregdet. Kryeministri Edi Rama u ka lënë afat pronarëve të këtyre objekteve 5 ditë kohë, deri të hënë, që t'i shembin vetë, pasi në të kundërtën, pasojat do të jetë të rënda. Paralajmërimi shkon për të gjithë, që nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve apo edhe shefat e policisë.
1 Qershor 2021, 14:31 -
-
Rama në Kurbin: Shkollat po rilindin pas shkatërrimit nga tërmeti falë financimit të BE! Soreca: Europa është këtu
Kryeministri Edi Rama së bashku me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe ministrin për Rindërtim Arben Ahmetaj, kanë ndjekur punimet në shkollat “Gjokë Elezi” dhe “Demokracia” në Kurbin. Nga atje Rama tha se falë mbështetjes së BE shkollat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit po rilindin. Rama theksoi se ka përfunduar faza e parë e rindërtimit të shkollave me fondet e qeverisë, dhe po vijon faza e dytë e rindërtimit me fondet e BE-së.
1 Qershor 2021, 12:12 -
Rama inspekton punimet në DRSHTRR në Laç: Konçesioni rraskapitës e korruptiv që torturoi drejtuesit e mjeteve merr fund
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku dhe Drejtorin e Përgjithshëm të DRSHTRR, Blendi Gonxhe, kanë inspektuar nga afër punimet e një pike të re kontrolli që po bëhet në Laç.
1 Qershor 2021, 11:49 -
-
U kapën nga Xhelal Mziu dhe militantë të PD me lekë dhe fletë votimi në makinë, lihen në burg nga apeli i GJKKO dy të rinjtë, eksponentë të LSI në Dibër
Janë lënë në burg nga apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dy të rinjtë, Denis Xholi dhe Albjon Çeku, të cilët u kapën gjatë fushatës zgjedhore me lekë dhe fletë votimi në makinë.
1 Qershor 2021, 10:26 -
Shqipëria kërkon korrigjim të vendimit në favor të sipërmarrësit Becchetti
Sipas një njoftimi të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, Shqipëria, përmes Avokaturës së Shtetit, ka kërkuar korrigjimin e vendimit që dënonte Shqipërinë me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”.
1 Qershor 2021, 09:55 -
-
-
Rama: Mbërrijnë 11.700 vaksina Pfizer në aeroportin 'Nënë Tereza'! Drejt objektivit për të kryer 1 milion vaksinime brenda qershorit
11.700 vaksina Pfizer kanë mbërritur në vendin tonë. Kështu ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet social, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri
31 Maj 2021, 21:18 -
-
Harxhi nga Kukësi: Nëse PD vijon me këtë rrugë do përfundojë si LDK e Kosovës! Rama rrëzohet vetëm me votë dhe duke mos braktisur institucionet
Kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi tha se qëllimi i saj është që të hap partitë, të rikthejë konkurrencën dhe garën brenda saj, pasi në të kundërt nëse vijohet me këto rrugë që ka nisur kreu aktual i saj Lulzim Basha, PD do të përfundojë si LDK në Kosovë. Mënyrën e vetme për rrëzimin e Edi Ramës, Harxhi tha se është përmes institucioneve dhe votës.
31 Maj 2021, 19:19 -
-
Fatbardh Kadilli takim me demokratët e degës 9 në Tiranë: Basha e ka provuar që s’fiton dot asnjë garë! Ta kthejmë PD në një parti të hapur
Për Kadillin Basha e ja provuar se nuk mund të fitojë asnjë garë dhe se kryeministri Edi Rama e ka mundur ‘sa herë ka pasur qejf’. Ai shtoi se programi i tij synon hapjen e partisë që të mos shihet si pronë e kryetarit, por e demokratëve.
31 Maj 2021, 18:39 -
Kush është lajm: Video e ekstremistit në Dibër apo e kryegjyqtares së Elbasanit?!
Dy ngjarjet më të rëndësishme të 24 orëve kanë qenë “urdhëri” që një drejtues seksioni i PD-së i ka bërë Lulzim Bashës që të nisin sulmin me dhunë në Kryeministri brenda 3 javëve dhe një kryegjyqtare që i është publikuar një video, ku ajo del më keq se një ikonë showbiz-i
31 Maj 2021, 18:17 -
'Si do e rrëzosh Ramën?', Shehaj i përgjigjet anëtarit të PD-së në Vlorë: Betejat tona duhet të bëhen në institucione, e vetmja më mënyrë është vota
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj thotë se ka vetëm një mënyrë për të rrezuar kryeministrin Edi Rama dhe ajo është vota e shqiptarëve. Kështu u përgjigj, gjatë një takimi me anëtarët e PD në Vlorë, Agron Shehaj i cili tha se në zgjedhjet e fundit shqiptarët nuk besuan tek ta dhe shkak për këtë është lidershipi
31 Maj 2021, 18:00 -
Rama takim me fermerët në Divjakë e Lushnje: Në mandatin e tretë, 1 mld euro eksporte bujqësore (VIDEO)
1 mld € eksporte bujqësore është objektivi i mandatit të tretë është shprehur kryeministri Edi Rama në takimet e zhvilluara me fermerët e Lushnjës dhe Divjakës. Investimi në teknologji moderne dhe mbështetja për këtë sektor sot ka rritur synimin e fermerëve shqiptarë drejt tregut të huaj.
31 Maj 2021, 16:53 -
-
Nis faza e parë e shërbimeve në Spitalin Rajonal të Fierit, Rama: Do jetë si një qendër e transferimit të dijes edhe për spitalet e tjera në vend (VIDEO)
Spitali Rajonal i Fierit ka nisur fazën e parë të shërbimeve, ndërsa sipas kryeministrit Edi Rama, ky spital do të shërbejë edhe si qendër transferimi i dijes për spitalet e tjera në vend.
31 Maj 2021, 15:38 -
A janë të besueshëm rivalët e Bashës?
Partia Demokratike është kthyer në minierë thashethemesh tanimë, ku gjysmat e tyre natyrisht janë të vërteta. “Të blesh mandatin 300 mijë euro”, “të blesh vota edhe atje ku nuk të njohin fare”, “të futesh në vallen e Lulit edhe pse ke paguar mijëra euro për të kapur listën e tij”, janë vetëm disa nga hamendësimet që po qarkullojnë dukshëm ditët e fundit në ambientet e demokratikasve.
31 Maj 2021, 14:12


