-
Përfundon mandatin Komisioni Hetimor për Inceneratorët, më 7 mars përgatitet votohet për dokumentin final! PS paralajmëron 2 raporte
Është mbyllur sot mbledhja e fundit e punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët. Kryetarja e këtij komisioni bëri me dije se më 7 mars pritet të votohet për raportiin përfundimtar të komisionit.
25 Shkurt 2022, 10:52 -
-
Lorenc Vangjeli: Djegia e milionave, humbja është bërë ves në PD
Duhej parë, por jo dëgjuar. Duhej ndjekur pamja, por jo logjika e fjalëve. Duhej të refuzohej veshi, por jo të shmangeshin sytë nga ekrani. Kjo ishte mënyra e vetme për të kuptuar se çfarë ndodhi në ato orë të pafundme të komisionit hetimor për çështjen e njohur në publik si inceneratorët që dyshohej se dogjën 430 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.
24 Shkurt 2022, 16:35 -
-
VIDEOLAJM/ Rama paralajmëron Bashën në burg? Kryeministri-Tabakut: Mos përmend Lefterin se s'është etike! Unë kurrë s' do e përmend Lulin kur të jetë atje
Në momentin që kjo e fundit përmend Lefter Kokën, i cili është në burg për shpërdorim detyre dhe korrupsion, kryeministri i thotë se një ditë mund të jetë edhe Lulzim Basha në burg dhe se ai nuk do e përmende kurrë 'kur ai të jetë atje'.
23 Shkurt 2022, 20:25 -
Tabaku i përmend vazhdimisht Lefter Kokën, Rama: Mos ardhtë dita të shkoni dhe ju aty
23 Shkurt 2022, 14:53 -
Rama: Me Kokën nuk flisnim për skuta, por për projekte! Akuzat i vërteton tjetërkush
23 Shkurt 2022, 14:04 -
-
PD: Ahmetaj dhe Gjiknuri udhëtuan disa herë jashtë vendit me pronarët e inceneratorëve! Ja të dhënat e sistemit TIMS që e vërtetojnë (DOKUMENTET)
Deputetja e PD shprehet se udhëtimet jashtë vendit të pronarëve të inceneratorëve me Arben Ahmetajn dhe Damian Gjinurin vërtetohen përmes sistemit TIMS.
23 Shkurt 2022, 09:15 -
6 marsi, Berisha prezanton Bardh Spahinë në Postribë: Basha i përfshirë në korrupsion me qeverinë! Rama ka marrë paratë e inceneratorëve! Spahia: Basha na ka tradhtuar
Berisha tha se këto zgjedhje janë në një moment historik për PD-në ndërsa theksoi se PD, për shkak të një udhëheqje të marrë peng nga qeveria, duke iu referuar Bashës, humbi misionin e saj.
22 Shkurt 2022, 18:05 -
-
-
Përplasjet opozitë-mazhorancë për dëshmitarët nën hetim, Tabaku takim me Krajën: Nuk ka mbivendosje të punës së komisionit për inceneratorët me punën e SPAK
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën. Pas përfundimit të takimit me kreun e SPAK, deputetja e Partisë Demokratike, u shpreh se nuk ka një mbivendosje të punës së komisionit hetimor me punën e SPAK
21 Shkurt 2022, 09:10 -
-
Subashi e Bllako në SPAK për inceneratorët, Basha: Janë aty ku e meritojnë, do kërcasin prangat! S'i kanë ngjyer gishtat pa dijeni të Ramës
Deputeti socialist, Alqi Bllako dhe kryebashkikau Armando Subashi ishin sot në SPAK dhe dhanë dëshminë për Inceneratorin e Fierit, por sipas kryedemokratit Lulzim Basha ata janë atje ku e meritojnë, si fajtor për këtë aferë korruptivi siç PD e ka cilësuar.
18 Shkurt 2022, 19:12 -
Rama replikon me komentuesit për inceneratorët: Akuzat e PD-së, tymnajë e vulëhumburve politikë! Një ish-ministër në pranga, drejtësia do veprojë
Rama kujton se një ish-ministër është vënë në pranga dhe drejtësia do të thotë fjalën e saj, duke iu referuar arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka. Sakaq, kryeministri shprehet se ata që vjedhin do të marrin dënimin e meritur pa asnjë dallim.
18 Shkurt 2022, 09:50 -
Përplasjet Berisha-PD për inceneratorët! Selia Blu: Të korruptuarit dhe non grata-t janë kundër komisionit! Berisha: Ky komision kërkon të varrosë çështjen
Partia Demokratike ka reaguar ndaj sulmeve që Sali Berisha i bëri komisionit hetimor për inceneratorët nga foltorja e Kuvendit. PD shkruan se personat “non grata” dhe të korruptuar nuk mund të hedh poshtë punë e komisionit.
17 Shkurt 2022, 12:53 -
-
Agjencia e Prokurimit Publik: S’u njoftuam për garën e inceneratorit të Elbasanit! Tabaku: U tenderuan para për inceneratorë që s’ekzistojnë! Denaj: Ishte situate emergjente
Procedurat koncesionare të inceneratorit të Elbasanit janë bërë pa u njoftuar agjencia e Prokurimeve Publike, fakt që u pohua nga drejtoresha e kësaj agjencie në komisionin hetimor. Por, deputetja Anila Denaj tha se procedurat janë bërë në kushtet e një emergjence të mbartur mjedisore.
16 Shkurt 2022, 21:16 -
Rama: Inceneratorët janë ndërtuar dhe shpëtuan 3 komunitete nga makthi i plehrave! Kush abuzoi me pushtetin do i nxjerrë drejtësia, jo propaganda politike
Lidhur me hetimet që kanë nisur për inceneratorët, kryeministri Edi Rama tha se ato janë ndërtuar dhe shpëtuan 3 komunitete nga makthi i plehrave. Rama pati një mesazh të qartë për të gjithë se kushdo që punoi pas shpinës së qeverisë do dalë para drejtësisë.
16 Shkurt 2022, 18:41 -