-
Rama: Nga janari, shteti i merr në mbrojtje fëmijët prindit që humb jetën në krye të detyrës, financim deri 25 vjeç! Basha: 'Drejtësia e re', garanci që 'Trekëndëshi i Bermudës' nuk preket
Nga janari i vitit 2022, shteti do të marrë në mbrojtje dhe do të financojë deri në moshën 25-vjeçare, të gjithë fëmijët, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrës. Kështu tha nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama, i cili tha se ‘Fëmijë në kujdesin e Republikës' materializon një qasje të vazhdueshme të kësaj shumice në raport me ata që ndjehen më të dobët se i përkasin kategorive vulnerabël.
20 Dhjetor 2021, 08:23 -
-
Rama: Asnjëri s’e mban ‘kalanë’ e PD, Berisha një i marrë që po e çon drejt humnerës! Qesharake të mendosh se unë, Erdogan, Vuçiç e Soros korruptuam SHBA-në
Për kryeministrin Edi Rama, Sali Berisha është një i marrë që po e çon Partinë Demokratike buzë humnerës dhe sipas kreut të qeverisë është marrëzi se si ky person të kthehet në personin që predikon. Ndër të tjera, teksa u pyet se kush do e mbajë ‘kalanë’ e PD, Rama tha ‘asnjëri’, pasi sipas tij Berisha dhe Basha kanë braktisur qëllimin e përbashkët. Kryeministri deklaroi se ish-kryeministri dhe kreu i PD janë hije që kacafyten ndërsa i quajti njërin bravë dhe tjetrin çelës.
17 Dhjetor 2021, 21:21 -
Bollino: Drejtësia e re e SPAK dhe e vetmja gjë që duhet të bëjë Lulzim Basha për t'u ndarë nga Padrejtësitë e vjetra
Arrestimet e fundit tregojnë që Drejtësia e re po fillon. Por është normale që një shoqëri e tërë të pranojë pa asnjë reagim që një pjesë e politikës me në krye Sali Berishën dhe ish-ministrat e tij të ketë siguruar një imunitet total? Sot Lulzim Basha ka vetëm një mënyrë për t’u ndarë nga mëkatet që me siguri i ka bërë në bashkëpunim me ''doktorin'': të bëhet dëshmitar i akuzës dhe të thotë më në fund çdo gjë. Ndërkohë SPAK t'u kërkojë Shteteve të Bashkuara dosjen mbi Sali Berishën dhe të bëjë detyrën e vet
17 Dhjetor 2021, 17:19 -
Arrestimi i Lefter Kokës, PS konfirmon qëndrimin: Kush akuzohet nga SPAK përballet vetë, nuk i kemi borxh askujt
Partia Socialiste e konfirmon qëndrimin e saj për arrestimin e fundit nga SPAK, ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, të cilin e akuzon për korrupsion për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.
17 Dhjetor 2021, 17:16 -
Padia e biznesmeni Mirel Mërtiri kundër Bashës dhe 4 deputetëve, shtyhet për më 29 dhjetor seanca në GJKKO
Është shtyrë për më 29 dhjetor shqyrtimin e një padie për “shpifje” të biznesmenit Mirel Mërtiri kundër deputetëve të PD, Lulzim Basha, Belind Këlliçi, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e Ina Zhupa në Gjykatën e Posaccme Kundër Krimit dhe Korrupsionit. Seanca e sotme nuk është zhvilluar pasi nuk është paraqitur biznesmeni paditës.
17 Dhjetor 2021, 17:00 -
-
Arrestimi i Lefter Kokës/ Malko në ‘Repolitix’: Reagimi i Ramës, tallje me opinionin! Skënderi: SPAK-u s’është i paanshëm dhe i pavarur
Në emisionin 'Repolitix’ të gazetarit Denis Minga në Report Tv, këtë mbrëmje u diskutua në lidhje me arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka. Të ftuar në studio ishin Plarent Ndreca, ish-anëtarët e Kryesisë së PD Gent Malko, Arben Skënderi, dhe gazetari Flogert Muça.
16 Dhjetor 2021, 22:06 -
Dosja ekskluzive/ Si i mori Lefter Koka 3.7 milionë euro, gjithë emrat nga gruaja e tij, vëllai dhe punonjësit! Miliona euro të inceneratorëve u përdorën nga firma fiktive për të blerë sheqer dhe oriz
Zbulohet skema e sofistikuar se si Lefter Koka mori 3.7 milionë euro për inceneratorin e Elbasanit, hapi një rrjet kompanish fantazmë në vitin 2016 në emër të shokëve, punonjësve të Kantinës së Pijeve dhe të të besuarve të tij. Rrjeti i kompanive mori paratë me fatura fiktive dhe më pas kaloi në llogari të kompanive të bashkëshortes Brunilda Koka dhe një prej vëllezërve me fatura për blerje orizi, sheqeri dhe mjedise ndërtimore. Një kompani bëri faturat 550.000 euro për punime në Elbasan ditën që u regjistrua në QKB.
16 Dhjetor 2021, 18:53 -
Përfitoi 3.7 mln euro nga afera me inceneratorët, Lefter Koka flet për herë të parë
16 Dhjetor 2021, 12:45 -
Inceneneratorët/ Basha: PD ka denoncuar prej vitesh këtë aferë mafioze! Lufta kundër korrupsionit, jetike për Shqipërinë, t'i japim fund pandëshkueshmërisë
Kreu i PD-së, Luzlim Basha ka risjellë sot edhe një herë në vëmendje aferën e inceneratorëve, ndërsa thotë se PD e ka denoncuar atë për vite me radhë. Me një postim në Facebook, Basha ka publikuar një deklaratë të bërë prej tij në vitin 2017 pikërisht për këtë çështje, teksa shton se lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë.
16 Dhjetor 2021, 11:50 -
-
Mori 3.7 mln euro për inceneratorin e Elbasanit, GJKKO e lë në burg! Lefter Koka flet për herë të parë pas arrestimit: Jam i pafajshëm! S'kam përgjegjësi! Avokati: Procesi nisi politikisht (VIDEO)
Në një seancë që zgjati gati 90 minuta, ish-minstri i Mjedisit, Lefter Koka ka folur për herë të parë në gjykatë, pas arrestimit nga SPAK për aferën me inceneratorin e Elbasanit, ku dyshohet se ka përfituar 3.7 mln euro. Koka ka mohuar që të ketë shkelur ligjin në kontratat për inceneratorin e Elbasanit, por Gjykata ‘nuk është bindur’ dhe e ka lënë në burg ish-ministrin.
16 Dhjetor 2021, 09:04 -
-
Vokshi tha se i ndërruan bravën, Zhupa: Po hiqni vëmendjen nga inceneratorët! Berisha: I kujtoj zëdhënëses së Çoles se e denoncova unë i i pari! PD: Hiq dorë nga gjuha e urrejtjes
Pas tensioneve në selinë blu, ku kryetarja e LDG-së deklaroi para mediave se i kanë ndërruar bravën e zyrës, Partia Demokratike përmes deputetes Ina Zhupa akuzoi Sali Berishën dhe Albana Vokshin se duke u marrë me probleme personale po zhvendosin vëmendjen nga skandali i inceneratorëve.
15 Dhjetor 2021, 16:27 -
Arrestimi i Lefter Kokës për ryshfetin 3.7 mln €, Rama: S'më bën përshtypje, inceneratori është aty! Kjo është Reforma në Drejtësi, PS s'i bëhet mburojë
Arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka, për kryeministrin Edi Rama nuk i bën përshtypje, kjo sepse investimi për inceneratorin e Elbasanit është aty për qytetarët dhe së dyti sepse ky është një tregues i qartë që Reforma në Drejtësi funksionon.
15 Dhjetor 2021, 16:26 -
-
-
-
Arrestimi i Lefter Kokës për inceneratorin e Elbasanit, vjen reagimi i parë nga qeveria
15 Dhjetor 2021, 13:34 -
Arrestimi i ish-ministrit/ Basha: Lefter Koka, bishti i aferës, Rama përfituesi! Mblodhi Qeverinë në 'skenën e krimit'! Mbështesim drejtësinë pa ekuivok (VIDEO)
Prej ditësh Selia e partisë së tij është shndërruar në 'kalanë e fundit' të mësymjes së Sali Berishës për t'u rikthyer në karrige, por Lulzim Basha nuk pranoi që t'i kushtonte vëmendje kësaj situate në komunikimin e sotëm me mediat. Basha ia dedikoi konferencën për shtyp arrestimit të ish-ministrit të Drejtësisë Lefter Koka dhe asaj që ai e quan aferë e inceneratorëve.
15 Dhjetor 2021, 13:19
