Mediat greke pretendojnë se gomonia me 1.6 ton drogë
e kapur mbrëmjen e të shtunës në Greqi ka lidhje me grupin Habilaj, të afërt me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Është e përditshmja më e madhe greke, "Ekathimerini" e cila shkruan në një artikull se transportimi i ngarkesës nga Shqipëria për në Greqi do kryhej disa ditë më parë, por u shty për shkak të zhvillimeve të Habilajve në Itali pas arrestimit të grupit të kryesuar nga Moisi Habilaj. Gjithashtu po kjo media theksion se grupi i Habilajve ka transportuar në drejtim të Italisë sasi të konsiderueshme lënde narkotike marijuanë përgjatë disa viteve me radhë.
(Artikulli i Ekathimerini për gomonen me 1.6 ton drogë)Mjeti lundrues me 1.6 ton drogë i cili u kap në veri të Korfuzit u nis nga brigjet e Himarës. Në pranga kanë rënë 11 persona, me të cilëve edhe 6 shqiptarë, nga të cilët dy ishin skafistë, bashkë me një italian, gjithashtu i arrestuar në gomonen me katër motorë që transportonte ngarkesën. “Ekathimerini” shkruan në një artikull se transportimi i ngarkesës nga Shqipëria për në Greqi do kryhej disa ditë më parë, por u shty për shkak të zhvillimeve të Habilajve në Itali pas arrestimit të grupit të kryesuar nga Moisi Habilaj.
Media greke duke iu referuar hetimeve shkruan se anëtarët e rrjetit kriminal ishin alarmuar nga arrestimet (në tetor nga Guardia di Finanzia) të bandës së trafikut që transportoi 3.5 ton hashash nga Shqipëria për në Itali.Për këtë rrjet të trafikut të drogës Prokuroria shqiptare ka ngritur akuza edhe në adresë të ish-ministrit Tahiri pasi emri i tij përmendet nga përgjimet e Habilajve, të kryera nga policia italiane.
Ndërkaq, një ditë më parë policia greke arrestoi edhe një biznesmen, Spiros Kardamis, 63-vjeç, i cili dyshohet të jetë financuesi i grupit. Ai është vënë në pranga në Athinë nga policia dhe pritet të japë dëshminë e tij në lidhje me mënyrën se si funksiononte rrjeti kriminal. Gjatë ndjekjes së gomones në ujrat e Jonit në veri të Greqisë pati edhe shkëmbim zjarri, ku për pasojë mbi i plagosur një prej trafikantëve i cili mësohet se është shqiptar.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.8%
-
Të gabuar
14.1%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 6613
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, Apeli i GJKKO kthen për rigjykimin dosjen për Moisi Habilajn, e dënuar me 10 vite burg, dhe 3 anëtarët e grupit të tij
7 Prill 2023, 09:53
-
GJKKO i komunikon masën 'arrest me burg' ish shefit të Policisë së Dhërmiut, u vu në pranga për lidhjet me Habilajt! Dënohet për 3 vepra penale
13 Gusht 2022, 10:44
-
U arrestua dje për lidhjet me Habilajt, ish shefi i policisë së Dhërmiut ishte kthyer nga Anglia prej 4 ditësh, kërkoi të takonte prindërit e vëllanë e paralizuar
12 Gusht 2022, 09:43
-
Ishte në kërkim, arrestohet ish shefi i policisë së Dhërmiut! GJKKO e dënoi me 12 vite burg për lidhjet me grupin e Habilajt
11 Gusht 2022, 21:09
-
Gjykata e Lartë në Itali jep vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn, e dënon me 15 vite e 5 muaj burg trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal
19 Maj 2022, 11:00
-
12 vite burg ish drejtorit të Policisë në Dhërmi Sokol Bode! GJKKO e dënon për lidhje me grupin e Habilajve
22 Prill 2022, 11:09
-
Skeda/ Saga e dosjes së Tahirit nga nisja e hetimeve në prill 2017 për trafik droge tek dënimi i sotëm i formës së prerë për shpërdorim detyre
4 Shkurt 2022, 19:10
-
Pjesë e grupit të Habilajve, arrestohet në Vlorë pas disa vite kërkimesh Reshat Radhima, i dënuar me 4 vite burg
4 Shkurt 2022, 14:07
-
Nga pronat tek makinat e luksit, Gjykata e Posaçme konfiskon 9 pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij! SPAK: Janë siguruar nga trafiku i drogës
18 Qershor 2021, 12:12
-
Del sërish në skenë Moisi Habilaj, miqësia me djalin e bosit të Cosa Nostra, ndihmoi në trafikun e drogës 2 grupet kriminale në Itali, që u goditën dje
26 Maj 2021, 13:46
-
Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, GJKKO burg për Moisi Habilaj dhe 3 anëtarët e grupit të tij
18 Maj 2021, 17:25
-
Mbi 3 vite hetime, SPAK kërkon 63 vite burg për grupin e Habilajve dhe konfiskim të 22 pasurive me vlerë rreth 82.4 mln lekë! Kreu ende në arrati
4 Maj 2021, 11:45