Aston Villa po kalon një moment të jashtëzakonshëm në historinë e saj. Sëfundmi, klubi i drejtuar nga Unai Emery, fitoi 2-1 kundër Manchester United në një ndeshje delikate për pjesën lart të tabelës së klasifikimit. Në Villa Park Rogers do të zhbllokonte me një supergol në minutën e 45.

Kur të gjithë mendonin se pjesa e parë u mbyll këtu Manchester United arriti të barazonte pa shkuar në dhomat e zhveshjes falë Matheus Cunha, braziliani i cili tregoi klasin e tij. Megjithatë Aston Villa ishte e vendosur për të marrë 3 pikët në këtë përballje dhe në pjesën e dytë realizoi sërish me Rogers. Kjo fitore e dërgoi Aston Villa-n e vendit të tretë në kuotën e 36 pikëve, 1 më pak se City i vendit të dytë dhe 3 më pak se Arsenali kryesues. Për të besuarit e Emery kjo ishte fitorja e 7 radhazi në Premier League dhe e 10 në të gjithë kompeticionet.

Në Seria A Atalanta ia doli me shumë vështirësi kundër Genoa-s. Pa Gjimshitin e dëmtuar, bergameskët morën një favor të madh në minutën 3, pasi Leali la vendasit me një lojtar më pak. Pavarësisht epërsisë numerike Atalanta arriti ta realizonte golin e fitores për 0-1 vetëm në minutën e 94-të, me mbrojtësin Hien.

Befasi e madhe në javën e 16 të Seria A ishte fitorja e parë sezonale e Fiorentinës në kampionat. Vjolët, të ndihmuar edhe nga kartoni i kuq që Udinese mori në minutën e 8, fituan me rezultatin 5-1. Fillimisht realizoi Mandrgora, ndërsa brenda pjesës së parë gjetën rrjetën Gudmunson dhe Ndour. Në pjesën e dytë dopieta e Moise Kean vulosi rezultatin.