10 vite betejë me kancerin e gjirit! Ndërron jetë mësuesja shkodrane, u kthye në simbol të forcës njerëzore

10 vite betejë me kancerin e gjirit! Ndërron jetë mësuesja shkodrane, u kthye në simbol të forcës njerëzore

Sonela Totraku

TIRANË- 10 vite në luftë me kancerin e gjirit, por që fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte këtë betejë! Kjo është historia e trishtë e mësueses Sonela Totrakut, e cila ka ndërruar jetën dy ditë më parë. Pavarësisht dëshirës së saj të madhe për të jetuar, ajo u largua nga kjo botë, por pa e zhdukur buzëqeshjen në fytyrë që e karakterizonte. Një lajm i trishtë për gruan që u kthye në simbol të forcës, që ka pikëlluar të gjithë nxënësit e saj, por edhe këdo që njihte dhe e dinte se sa e vlerësonte jetën.

“Dua të jetoj, është gjëja më e bukur. Kur ke dëshirë që të jetosh bën maksimumin e mundshëm. Merr gjërat më të bukura që ka jeta dhe gjërat e tjera pastaj i neglizhon", ka thënë ajo më herët në një intervistë për emisionin Rreze Dielli" në Report Tv rrëfeu edhe momentin e trishtë kur zbuloi sëmundjen.

"Unë kujtoj momentin si e kam zbuluar. Kam qenë në shtëpinë time, po shikoja për qejfin tim televizor. Në atë moment më pickon një mushkonjë, e godas dhe gishtat e mi prekin një gjendër të vogël në gjoks. Kam vrapuar ti tregoj të parës mamamsë. Më tha që nuk është asgjë, por kur vuri dorën për ta parë u zverdh në fytyrë dhe që aty e kuptova se diçka nuk shkon. Më pas kemi shkuar , kam bërë kontrollet. Aty e kam marrë vesh se çfarë diagnoze kisha, por asnjëherë nuk kam qenë e ndërgjegjshme se çfarë do të më presë më pas”, ka rrëfyer Sonela në një nga intervistat e fundit për sëmundjen që e preu në besë", tha ajo më herët në emisionin "Rreze Dielli".

Sonela Totraku pas seancave të Kimioterapisë

Sonila ka qenë edhe autore e një poezie publikuar më 4 shkurt 2019 në Ditën Boterore të Luftës kundër Kancerit, rikthyer sot në vëmendje nga miqtë e saj, pas ndarjes së saj nga jeta.

 E qeshura e shpirtit
Erdhe tek unë pa trokitur
dhe fshehtas në trup zure vend.
Qëndrove si tinzare duke pritur,
të kafshosh aty ku më shumë dhemb.

Por fati të nxori zbuluar
dhe u desh me ty të luftoj.
M'u sule si bishë e tërbuar,
se s' deshe që unë të jetoj.

Por gjallë më mbante shpresa,
se ti do humbasësh një ditë,
në shpirtin tim lindi ujëdhesa,
ku unë merrja forcë çdo ditë.

Lufta aspak nuk më trembi,
se optimizmi pushtoi qenien time,
e qeshura nga buza nuk humbi
dhe pse trupi jeton në lëngime.

Agimi i jetës ish kthyer,
me shpresë që të rilindja sërish,
u ndjeva vërtet e bekuar,
paçka se gjarpri akoma aty ish.

Lëshove o gjarpër, helm pa fund,
në trupin e lodhur nga beteja
e kur besoja se ty do të mund,
ndërtove ti vatra të reja.

Copëza të shpirtit u këputën,
plot ëndrra të prera në mes,
por kurrsesi s'e ndala luftën,
se s'dua aspak që të vdes.

Dhe vazhdoj ashtu e drobitur,
me plagët e hapura gjithkund,
me bindjen se do dalë dielli i ndritur
dhe ty o e zezë do të mund.

Fatkeqësisht, ajo nuk mund të përcilet në banesën e fundit, siç e ka merituar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 17/04/2020 07:40

    Totraku shkodran Nuk ka Po nejse. Gjynah

    Përgjigju
    • Arku: 17/04/2020 12:13

      Është dibrane por lindur e rritur në Shkoder. Të them të drejten nuk e kuptoj rracizmin tend.

    • Arku: 17/04/2020 12:11

      Është dibrane por lindur e rritur në Shkoder. Nuk e kuptoj rracizmin tend Eri.

  • Erik: 17/04/2020 07:29

    Ngushellime familjes!

    Përgjigju
  • Patrioti: 17/04/2020 03:28

    Ngushellime te sinqerta u prehsh ne paqe e zoti ju dhashte kivet familjareve.

    Përgjigju
  • vjeshta: 17/04/2020 01:59

    Sa keq, jeta është e padrejtë! Ngushëllime familjes!

    Përgjigju
  • Leo: 16/04/2020 23:29

    Ngushellime pa fund pata fatin te te njoh si mesuese e vajzes dhe djalit tim tek shkolla Sarina. Nuk kam fjale e qeshur gjithmon gjithmone e bukur e embel e mbrekullueshme te qofte dheu i lehte mesuese te rrojne femijet dhe re gjithe te dashurit qe i le mbrapa

    Përgjigju
    • Stefan: 17/04/2020 03:49

      Ngushëllime familjes pēr kētë zonjë gjithmon të qeshur, ti rrojnē njerëzit dhe të dashurit e saj, i qoftë dheu i lehte. Amin.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës