Viti 2016 ka shënuar një rritje të dukshme të përdoruesve aktive të telefonisë celulare.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare raporton se në tremujorin e tretë të vitit që sapo lamë pas janë shtuar 500 mijë përdorues aktivë në treg.
Numri total i përdoruesve aktive në shtator arriti në 3.9 milionë, nga 3.4 milionë në vitin 2015.
Të njëjtin trend ka shënuar edhe numri i kartave SIM në treg, që ka arritur në shtator në 5.3 milionë, ose 600 mijë më shumë se në vitin 2015.
Penetrimi për popullsi për këtë tre mujor ishte 137% për përdorues aktivë dhe 185% për karta SIM.
Aksesi i internetit broadband përmes celularëve mbetet tregu me rritje më të shpejtë dhe më të madhe, me një penetrim për popullsi me rreth 65 %, e cila i korespondon një numri pajtimtarësh me rreth 1.84 milion.
Krahasuar me të njëjtën përiudhë të një viti më parë, ky tregues ka pësuar një rritje prej rreth 48%.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO