21 janari, Ngjela për Report Tv: Berisha dha urdhrin për prishjen e serverëve, shfaqet me automatik! S’fitojnë dot me populizëm ndaj SPAK

TIRANË- SPAK ka nisur hetimet për 21 janarin, ndërsa pritet të zbardhet roli i ish-kryeministrit Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha. Avokati Spartak Ngela i ftuar në Report Tv ka komentuar ngjarjen e 21 janarit, ndërsa thotë se serverët e Kryeministrisë u prishën me urdhër të Sali Berishës.

Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Ngjela tha se pamjet janë të ruajtura në Kaliforni, ndërsa sipas tij aty shfaqet Berisha me automatik në dorë.

"Atje është varrë një person, familja ka gjithë këto vite që kërkon drejtësi. Serverët i prishi Saliu, dha urdhër. Ishin injorantë. Sistemi global shkon dhe i depoziton në Kaliforni. Më kanë thënë ekspertët Saliu del me automatik në dorë. Ia hoqën ata. Ka qenë shumë i acaruar. Për acarimin që ka pasur ka mbrojtje psikologjike në gjyq, por gjithsesi krimi është krim", tha Ngjela për Report Tv. 

Ngjela komentoi edhe përballjen e deputetëve të Berishës me Altin Dumanin në Kuvend. Ngjela tha se nuk mund të fitohet ndaj SPAK me populizëm, ndërsa vlerësoi qëndrimin e kreut të SPAK duke thënë se se u soll si një profesionit dhe aty u foli ndërkombëtarëve dhe jo PD-së.

“Ai profesionit, ku dinë gjë ata se çfarë është prova. Ata kujtojnë se janë mbretër. Ata po shkojnë drejt akuzave për korrupsion dhe nuk e kuptojnë dot se duhet të marrin masa, korrupsioni do hetohet deri në fund në Shqipëri se këta na e ka premtuar Uashingtoni”, tha Ngjela në Report Tv.

Nuk dinë çfarë është fajësia, prova. Por nuk rrinë dot pa folur se kujtohet se fitohet me populizëm. Nuk fitohet me populizëm kundrejt SPAK. Historia e Shqipërisë ka hyrë në mulli të ri, ka vite. Do fillojë qarkullimi i elitave. Elitat nuk qarkulluan në funksion të intelektit dhe aftësisë, do qarkullojnë nëpërmjet krimit. Ajo mungesë e intelektit i çoi në korrupsion.

Dumani është profesionit, nuk u foli atyre, u foli ndërkombëtarëve", tha Ngjela. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:21
‘Beleri’, Ngjela: Në shërbim të Greqisë! Avokati zbardh takimin me Edi Ramën dhe porosinë e SHBA për Çamërinë

 

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në Report Tv çështjen Fredi Beleri dhe deklaratën e tij nga Athina  se himarjotët i mbron ‘nëna Greqi’. Ngjela thotë se ai e ka treguar që është në shërbim të Greqisë.

Ndërkohë, avokati zbardh edhe një bisedë më Ramën dhe ‘porosinë’ e SHBA për Çamërinë.

"Atje është labëri, ç’merren me ta. Kot e kanë me gjithë Belerin. Ai deklaroi vetë që jam në shërbim të tyre. Dhe ata nuk janë treguar ndonjëherë racional me Shqipërinë se kanë Çamërinë. Kosova iu iku Serbëve. Dy ishin krahinat e mëdha që ‘çan’ Rilindasit tanë, Kosova dhe Çamëria. Kosovën e morën Shqiptarët.

Ka fol Rama dy herë për Çamërinë. Herën e parë erdhi më tha mua. Si t’ia bëj avokat tha se më kërkon Uashingtoni të flas për Çamërinë. Foli dy vite e gjysmë para dhe tani foli prap. Foli në Greqi prapë.  Këto janë fakte që tregon se diçka po lëviz, siç lëvizi për Kosovën po lëviz edhe për Çamërinë por pyetja ime është kjo, a do ketë lëvizje të çamëve për pavarësinë, apo krijimin e republikës çamë qoftë edhe brenda Greqisë", tha Ngjela në Report Tv.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lindi: 17/07/2024 09:06

    Ka shumë armiqësi ndaj këtij vendi. Greqia dhe serbia kanë falangat e tyre dhe këtu brenda, kemi politikanë të shitur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Apeli i Durrësit liroi Florenc Çapjan, Gjykata e Lartë çon për rigjykim çështjen për atentatin ndaj Fadil Memës

Apeli i Durrësit liroi Florenc Çapjan, Gjykata e Lartë çon për rigjykim çështjen për atentatin ndaj Fadil Memës