25 drejtues makinash janë arrestuar në flagrancë gjatë kontrolleve të policisë rrugore për parandalimin e aksidenteve në vetëm 48 orë. 10 janë vënë në pranga për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, ndërsa 15 të tjerë pasi i jepnin makinës pa pasur leje drejtimi.
1033 punonjës të Policisë Rrugore u angazhuan gjatë 48 orëve të fundit, duke kryer edhe shërbime suplementare, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore në fundjavë.
"Nga kontrollet e ushtuara me drager e radar, në të gjithë vendin, për 48 orë janë pezulluar 192 leje drejtimi, nga këto: 31 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 131 leje drejtimi për drejtim mjeti me shpejtësi deri në dyfishin e normës së lejuar dhe 30 leje drejtimi për shkelje të ndryshme që kanë si masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit.
Gjithashtu, po gjatë fundjavës janë vendosur gjithsej 5098 masa administrative, nga këto: 316 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 47 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 626 për përdorim të celularit, 2578 për parkime të gabuara dhe pushim mjeti në kundërshtim me Kodin Rrugor, 282 masa për shpejtësi e manovra në rrugë, 52 për mungesë figuracioni, si dhe 1197 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Gjithashtu, gjatë fundjavës janë bllokuar edhe 27 automjete, si dhe një automjet i vjedhur, ku dhe u prangos nga Policia Rrugore e Elbasanit personi që kishte vjedhur automjetin", njofton policia.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.2%
-
Keq
60.6%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1592
Lajme të tjera
-
Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 16 shoferë u arrestuan, mbi 12 mijë gjoba dhe 12 automjete të bllokuara
21 Prill, 11:10
-
Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 17 shoferë u arrestuan, mbi 12 mijë gjoba dhe 30 automjete të bllokuara
14 Prill, 11:38
-
Pogradec, kreu manovër të gabuar, Rrugorja ndëshkon me gjobë drejtuesin e automjetit
13 Prill, 15:58
-
Policia Rrugore shton masat dhe intensifikon monitorimet, gjatë 1 jave pezullohen 109 leje drejtimi
13 Prill, 14:16
-
Tentuan të korruptojnë policinë rrugore, 2 të arrestuar në Tiranë! Një ishte me masë arrest shtëpie
13 Prill, 10:25
-
Parakalim në kthesë të rrezikshme, gjobitet shoferi në Elbasan (Video)
11 Prill, 15:34
-
Nën efektin e alkoolit e drogës dhe pa patentë, 17 shoferë të arrestuar nga “Rrugorja” në një javë, bllokohen 44 automjete
7 Prill, 11:18
-
30 mijë gjoba për një javë, specialisti i ‘Rrugores’ në ‘Përballje’: Përdorimi i celularit shkaku kryesor i aksidenteve! Eksperti: Duhen më shumë kontrolle në rrugët rurale
25 Mars, 14:46
-
Në një javë/ Policia rrugore e Tiranës ‘dynd’ me gjoba shoferët, 5 të arrestuar
17 Mars, 10:06
-
VIDEO/ Berat, kryente manovra të rrezikshme, Rrugorja i heq lejen e drejtimit dhe ndëshkohet me 60 mijë lekë gjobë
15 Mars, 11:16
-
VIDEO/ U fut në parakalim të gabuar në aksin Lezhë-Milot, gjobitet më 10 mijë lekë shoferi
1 Mars, 09:59
-
Tiranë/ Policia rrugore bën bilancin për 6 ditët e fundit: 8720 gjoba për shkeljen e rregullave të qarkullimit
18 Shkurt, 11:35
Rrespekte per policine ne kete drejtim se po shpetoni jete njerezish.Persa i perket fushave te tjera te jetes nga ky vend te ikesh per gjithe naten.
Përgjigju