'One Direction' s'do të jetë kurrë më
i njëti pas këtij lajmi të dhimbshëm
Grupi me famë ndërkombëtare pësoi një tronditje të madhe.
Pas 5 vitesh suksesi të pabesueshëm dhe fame ndërkombëtare, zeshkani simpatik i grupit ‘One Direction’, Zayn Malik, ka vendosur të largohet nga grupi. 23-vjecari e ka marrë vendimin gjatë momentit më kulminant të karrierës së tij, në prag të përfundimit të albumit të pestë dhe me turin botëror të lënë përgjysmë.
Malik me keqardhje i ka komunikuar fansave të tij vendimin që ka marrë duke u shprehur se nuk kishte qenë aspak e lehtë për të, por po kalon një fazë kritike dhe ka nevojë të jetojë si një 22-vjecar normal, pa qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes. “Kam 4 miq të mirë; Louis, Liam, Harry dhe Niall. E di që ata do vazhdojnë të jenë më të mirët”,- shprehu këngëtari mbështetjen për miqtë dhe kolegët e tij.
Lidhur me këtë situatë reagoi dhe Simon Cowell, producenti i talent show ‘X Factor’, nga ku edhe u krijua grupi simpatik ‘One Direction’. “Do doja ta falënderoja Zayn për gjithçka që ka bërë për grupin,- u shpreh ai,- qëkur e takova për herë të parë në 2010, kam qenë gjithnjë e më shumë krenar për të. E kam parë teksa rritet dhe më vjen keq ta shoh teksa largohet. Sa për fansat e ‘One Direction’, mund t’i siguroj fansat që pjesëtarët e tjerë të grupit janë shumë të emocionuar për të ardhmen e bandës”.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
25/6
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
13.4%
-
Të gabuar
84.3%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 1046
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion
30 Shtator, 21:16
-
KLP miraton drejtuesit e 3 prokurorive në Berat, Shkodër dhe Elbasan
30 Shtator, 21:10
-
Kaosi në Kuvend/ Grupi i PS-së mbledh firmat për përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së
30 Shtator, 21:02
-
Vonesa në kërkimin dhe gjetjen e të pushkatuarve gjatë regjimit komunist
30 Shtator, 20:36
-
FOTO/ Kur zjarrëvënësit rrijnë e vështrojnë! Nga kaosi brenda seancës te djegia e karrigeve, çfarë ndodhi sot në Kuvend
30 Shtator, 20:24
-
'Deputeti që duam', Rama: Duhet të arrijmë edhe më tepër, kemi detyrim për pensionistët të bëjmë hapin e rëndësishëm
30 Shtator, 20:20
-
Mero Baze: Gjithmonë vetë i kanë djegur!
30 Shtator, 20:09
-
Dhuna e opozitës në Kuvend, Petro Koçi: Presionin ndaj drejtësisë për Berishën, ai po përpiqet të bëjë biznes me burgun e Salianjit
30 Shtator, 20:06
-
PD dogji karriget e Kuvendit, Rama: Revoltë kundër vendimit të një gjykate! Ne ndërtojmë, ata shkatërrojnë, plagosin, djegin
30 Shtator, 19:59
-
Qytetari shqiptar ka një detyrë shumë të rëndësishme në zgjedhjen që po vijnë!
30 Shtator, 19:53
-
Tensionet në Kuvend, reagon Peleshi: Manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, deputetët tanë s'janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh
30 Shtator, 19:51
-
'I ati i Malltezit iu tha familjeve jeni dëmshpërblyer me monedha ari', Paro Laçi: Na dolën pseudo-pronarët! Berisha me dhëndrin më bënë presion
30 Shtator, 19:39