VLORË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar sot penalisht zyrtarët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Himarë, Komisariatit të Policisë pranë kësaj bashkie, si dhe zyrtarët e Drejtorisë Rajonale Vlorë të IKMT për shpërdorim detyre.
Ky kallëzim vjen një ditë pasi IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar një ndërtesë 5-katëshe në Himarë që ishte ndërtuar pa leje në Himarë. Pallati 5-katësh që u shemb jo vetëm që është ndërtuar pa leje, por është edhe një pallat ‘fantazmë’, pasi IKMT pretendon se nuk e di se kush është pronari i ndërtesës.
Prej një viti ndërtimet kishin vijuar në këtë pallat, por IKMT pretendon se nuk dihet pronari. Por, ku ishin autoritetet e tjera shqiptare kanë qenë qorre më keq se vetë IKMT. Si ka mundësi që për këtë ndërtim pa leje nën hundën e autoriteteve, inspektorët ndërtimorë, bashkia, strukturat e policisë, kryeplaku e deri autoriteti më i fundit në radhë, jo vetëm nuk e panë, por nuk dinë të thonë se cili është pronari i këtij ndërtimi?
Policia dhe prokuroria kanë shumë rrugë për të shkuar drejt pronarit, ashtu siç mjafton të kërkohen kontratat që firma misterioze ka lidhur me kompanitë e materialeve të ndërtimit, hekur, beton, etj.
Mjafton të kërkohet se si është lidhur energjia elektrike për punimet në kantier, për të parë nëse ka një kontratë të rregullt me OSHEE, apo nëse vjedhja e energjisë me një burim të fuqishëm për të përballuar të tillë ndërtim (tension i lartë) do të jetë një tjetër akuzë që duhet të rëndojë mbi pronarin anonim. Policia dhe prokuroria duhet të investigojë në zyrat e hipotekës se në pronësi të kujt është toka mbi të cilën u ndërtuan 5 kate pa leje.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53.7%
-
Jo
39%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2434
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pritet bllokimi i rrugëve nga PD dhe aleatët, Forcat 'Shqiponja' dhe FNSH mbërrijnë në rrethrrotullimin e Rrogozhinës
29 Tetor, 16:39
-
Protesta e opozitës/ Forcat e policisë mbërrijnë në rrethrrotullimin e Bradasheshit
29 Tetor, 16:28
-
Sekuestrohet apartamenti i Ilir Beqajt në Lungomare të Vlorës! Ish-ministri pronar ‘de facto’, e fshehu në emër të shokut! SPAK: Investoi 5 mln lekë, u ble për 6.7 mln lekë
29 Tetor, 14:14
-
Drejt përfundimit Spitali Psikiatrik ‘Ali Mihali’ në Vlorë, Rama: Dyfishim i hapësirave dhe kushte dinjitoze për pacientët dhe stafin
29 Tetor, 10:22
-
Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Skënder Brahimaj, legjenda e futbollit vlonjat! Drejtoi Flamurtarin dhe zbuloi Foto Strakoshën
27 Tetor, 15:34
-
Vlorë/ Punishtja e ngritur me mund iu përmbyt! Artizani: Mi preu krahët, humba 10 mijë euro! Askush s'erdhi të shohë dëmet
27 Tetor, 15:25
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Sarandës, Lorenc Mërkuri
26 Tetor, 21:51
-
Dhjetëra pisha të thara në Lungomare të Vlorës, qytetarët: I than dallga e detit, duhen zëvendësuar
26 Tetor, 15:49
-
'Impresione urbane’, në Galerinë e Arteve në Vlorë, prezantohen punimet e 4 arkitektëve të njohur
26 Tetor, 15:41
-
Tërmet me magnitudë 3.8 në Fier, lëkundjet ndihen në Vlorë, Lushnje e Mallakastër! Ja ku ishte epiqendra
25 Tetor, 19:37
-
Vlorë/ Zjarr në fshatin Tragjas, digjen bimësi dhe shkurre
25 Tetor, 19:19
-
Vlorë/ Po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bindën policisë dhe braktisën mjetin! 2 persona në kërkim
25 Tetor, 15:40
Pyesni Drejtorin e Policise Himare ai e di, sepse ter beharin vinte verdall me pronarin e nderteses
Përgjigju