500 mijë euro në banesë/ Gjykata dënon me 2.6 vite burg Alda Klosin, 7 vite për sanitaren e saj! Rozeta Dobi kërkoi mëshirë: Paratë mi dha vetë

TIRANE-  Gjykata e Tiranës deklaroi fajtore për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë Alda Klosin ish-shefen e kabinetit të ish-ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ametaj duke e dënuar atë me  2 vite e 6 muaj burg.

Ndërkohë sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u shpallën fajtor për 'vjedhje me pasoja të rënda" në bashkëpunim dhe u dënuan konkretisht me 7 dhe 5 vite burg.

 Për të tre të akuzuarit aplikohet gjykimi i shkurtuar duke përfituar uljen e 1/3-ës së dënimit dhe përfundimisht Alda Klosi do të vuajë 20 muaj burg, Rozeta Dobi 4 vite e 8 muaj, e Havier Dobi mbetën 3.4 burg.

500 mije eurot ne tubin e aspirimit
Ngjarja për të cilën u arrestuan ka zanafillën në dhjetor 2022 kur ish-zyrtarja e lartë, Alda Klosi kallëzoi në polici për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë në rrugën e Kosovarëve në Tiranë. Në janar 2023 policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir, nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i ishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre. Ndërsa Havierit iu sekuestruan disa makina. Vetë Alda Klosi kishte bërë denoncimin për vjedhjen e 120 mijë eurove, 30 mijë dollarë dhe bizhuterive. Pas arrestimit pastruesja 'e penduar' e drejtësisë tha se 400 mijë eurot i mori në shtëpinë e Alda Klosit Një muaj më pas, në shkurt 2023 u krye arrestimi i ish zyrtares

Klosi kërkon pafajësi
Në seancën e sotme gjyqësore që u mbajt në gjykatën e Tiranës  Alda Klosi, nuk ishte e pranishme në seancë,  por u mbrojt nga avokati i cili kërkoi pafajësi dhe lirimin e klientes së tij pasi si kryefamiljare duhej të kujdesej për një vajze dhe një djalë të mitur. Gjithashtu përmendi dhe probleme shëndetësore. Avokati kërkoi që dënimi të jetë i njëjtë me kohën e qëndrimit në paraburgim në të cilën ka qëndruar prej ditës së arrestit.

Nga ana tjetër akuza ka theksuar se në analizën financiare për Klosin, shuma e vjedhur nuk rezulton e provueshme nga burime të ligjshme dhe paralelisht ish zyrtarja po hetohet edhe për pastrim parash. Prokuroria  ka kërkuar pak javë më parë pushimin e çështjes  për akuzën e pastrimit të parave. Por gjykata nuk e ka pranuar duke kthyer sërish dosjen për plotësim hetimesh dhe duke i lënë prokurorisë kohë 3 muaj të tjerë për kryerjen e hetimeve.

Sanitarja kërkon mëshirë
Në seancën e sotme Prokuroria kërkoi 6 vite burg për sanitaren Rozeta Dobi,  2 vite e 6 muaj burg për ish zyrtaren Alda Klosin kurse për Havierin pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit në shërbim prove. 

Ish-zyrtarja i ka qendruar alibisë se shumën prej 120 mijë euro e 30 mijë dollarë ja vodhi Rozeta Dobi, të cilën e kishte punësuar prej pesë vitesh. Por sanitarja ka insistuar se jo vetëm që këtë shumë ja kishte besuar shefja Klosi për t’i ruajtur, por edhe vlerën prej 400 mijë euro të gjetura në aspiratorin e kuzhinës i përkasin Alda Klosit. Ndërkohë prokuroria thotë se pretendimet e Rozeta Dobit që paratë i janë dhënë nga Alda Klosi për ti mbajtur bien poshtë për shkak të veprimeve dhe sjelljeve të saj në ditën e ngjarjes.

Vetë e pandehura Rozeta Dobi shprehu pendesë për atë që ka ndodhur dhe kërkoi mëshirë dhe fajësoi Klosin për lekët e gjetura.

“Kërkoj mëshirë, kërkoj falje. Shumën e parave mi dha Alda Klosi për ti mbajtur disa kohë në shtëpinë time më pas tia ktheja. Kam punuar gjithë jetën me punë të ndershme jo të bëj vjedhje. Klosi më tha mbaj lekët, se donte të fajësonte bashkëshortin për vjedhje”

Mbrojtja e Dobit:Gati të bashkëpunojë
Edhe avokati mbrojtës i Dobit kërkoi që të pezullohet dënimi me burg pasi gruaja ka djalin për tu kujdesur pasi i ka vdekur bashkëshorti.

"Ne jemi treguar bashkëpunues dhe jemi arsyeja pse u zbulua e gjithë ngjarja. Të merret parasysh. Ata kanë edhe një faktkeqësi. Ka ndërruar jetë bashkëshorti i Rozeta Dobit dhe ajo duhet të kujdeset për djalin. Kërkojmë dënimin në minimum dhe pezullim të dënimit me burg. Ajo do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me drejtesinë. Ndihet e penduar per atë që ka bërë. Ne kerkojmë që çdo pasuri e deklaruar para datës së vjedhur ti kthehen Rozeta Dobit" tha avokati

Denimet 
-Rozeta Dobi fajtore për vjedhe me pasoja të rënda dhe vjedhje më shumë se njëhere - 7 vite burg
-Havier Dobi fajtor për vjedhje me pasoja të rënda - 5.6 vite burg
-Alda Klosi fajtore për fshehje të pasurisë  - 2.6 vite burg

Kush eshte Alda Klosi 
Alda Klosi ka mbuluar funksione të larta në administratë, si ish drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave disa vite më parë dhe deri në korrik të 2022 ka qenë shefe e kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikqyrjes Finaciare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:35
500 mijë euro në banesë, dëshmia e sanitares: Mi dha Alda Klosi ti mbaj, donte të fajësonte burrin për vjedhje! S'kam lidhje me vjedhjen e unazës së Karamuços

1710850269_rozetadobi.JPG

Zbardhet dëshmia e sanitares Rozeta Dobi në banesën e të cilës u gjetën 500 mijë euro. Duke kërkuar mëshirë Rozeta Dobi ka thënë se ka  qenë  ish zyrtarja Alda Klosi e cila I ka kërkuar që ti mbante lekët pasi do të fajësonte bashkëshortin e saj për vjedhje. 

‘Shpreh pendesë për atë që ka ndodhur. Kërkoj mëshirë, kërkoj falje. Shumën e parave mi dha Alda Klosi për ti mbajtur disa kohë në shtëpinë time më pas tia ktheja. Kam punuar gjithë jetën me punë të ndershne jo të bëj vjedhje.  Klosi më tha mbaj lekët, se donte të fajësonte bashkëshortin për vjedhje"

Pastruesja Rozeta Dobi ka folur ndër të tjera edhe për unazën, të cilën eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, pretendoi se i është vjedhur nga Dobi gjatë kohës që ajo punonte si pastruese në banesën e tij.

 “Nuk kam lidhje fare me të” ka thene ajo në gjykate.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Konventa e PL-së, zbardhet agjenda, ndryshimet në statut dhe vota për Presidentin dhe zv.presidentin

Konventa e PL-së, zbardhet agjenda, ndryshimet në statut dhe vota për Presidentin dhe zv.presidentin