ANGLI-Dy shqiptarë dhe një polak janë dënuar nga gjykata për trafik emigrantësh.
 
Organizatori i trafikut Ferdinand Gjolla 41 vjeç është dënuar me 6 vite burg, ndërsa Armand Mekolli 30 vjeç që transportonte emigrantët brenda Anglisë u dënua 3 vite dhe 3 muaj.
 
Shoferi polak i kamionit Marek Niedziechi 33 vjeç, që bashkëpunonte me shqiptarët u dënua me 5 vite burg nga gjykata.
 
Grupi kriminal u dënua, pasi 19 shqiptarë dhe një sirian u kapën brenda në një kamion më 1 Shtator 2015.
 
Operacioni policor për kapjen e tyre u zhvillua në portin Tyne terminali North Shields.
 
20 emigrantët e kapur ishin nisur nga Holanda dhe kishin paguar 7.000 euro secili në mënyrë që të kalonin në Angli. 

[gallery]21491[/gallery]


dy.b/shqiptarja.com