70 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, Basha mbledh në selinë blu drejtuesit e qarqeve

70 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, Basha mbledh në selinë blu drejtuesit e qarqeve

Foto ilustruese

Kur kanë mbetur edhe 70 ditë nga zgjedhjet parlamentare e 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, po shpeshton takimet politike.

Kreu i PD-së pritet ka mbledhur rreth orës 17:00, drejtuesit politik të Qarqeve, ku pritet që të diskutohet mbi bilancin e takimeve të deritanishme që kanë zhvilluar drejtuesit e Qarqeve.

Kjo është mbledhja e dytë e PD-së me drejtuesit e qarqeve pas zyrtarizmit të listës. Në mbledhjen e së dielës së kaluar, kreu demokrat i porositi drejtuesit e qarqeve qe të dalin të intensifikojnë takimet në terren për vijimin e fushatës në secilin qark, të takojnë sa më shumë qytetarë dhe të shpalosin alternativën e selisë blu.

Në 11 qarqe PD caktoi më parë nga një drejtues, kurse në Tiranë disa të tillë. Për emrat e të cilëve u beson fushatën në Tiranë Partia Demokratike ka zyrtarizuar Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Grida Duma, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka do të jetë ekipi që do të udhëheqë fushatën elektorale për 25 prillin në qarkun që prodhon, për herë të parë, 36 mandate.

Ndërkohë që ka caktuar Mark Markun në Lezhë, Tomorr Alizotin në Berat, Edmond Spahon në Korçë dhe Xhelal Mziun në DibërHelidon Bushati është emëruar drejtues në Shkodër, Bujar Leskaj në Vlorë, Gazment Bardhi në Elbasan, Edi Palokën në Durrës, Enkelejd Alibean në Fier, Flamur Hoxhën në Kukës dhe në Qarkun e Gjirokastrës, ish-ministrin e Shëndetësisë Tritan Shehun.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja