Kreu i PD Lulzim Basha, ka mbledhur këtë pasdite në selinë blu, për herë të parë, drejtuesit politikë në qarqe për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit së bashku me sekretariatin.

Kjo është mbledhja e parë e PD-së me drejtuesit e qarqeve pas zyrtarizmit të listës dhe ka zgjatur më pak se një orë. Ky takim i Bashës ka pasur në fokus zgjedhjet e 25 prillit dhe punën e bërë në qarqe deri më tani nga të drejtuesit e zgjedhur. Kreu demokrat ka porositur drejtuesit e qarqeve qe të dalin të intensifikojnë takimet në terren për vijimin e fushatës në secilin qark, të takojnë sa më shumë qytetarë dhe të shpalosin alternativën e selisë blu. Kryesisht porositë e kreut të PD janë fokusuar në mënyrën se si ata duhet të bëjnë fushatë. Pas takimit Basha ka publikuar foto me drejtuesit politikë në qarqe dhe shkruan se bashkë me to do të sjellë shpresë me 25 prill.

Në 11 qarqe PD caktoi më parë nga një drejtues, kurse në Tiranë disa të tillë. Për emrat e të cilëve u beson fushatën në Tiranë Partia Demokratike ka zyrtarizuar Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Grida Duma, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka do të jetë ekipi që do të udhëheqë fushatën elektorale për 25 prillin në qarkun që prodhon, për herë të parë, 36 mandate.

Ndërkohë që ka caktuar Mark Markun në Lezhë, Tomorr Alizotin në Berat, Edmond Spahon në Korçë dhe Xhelal Mziun në DibërHelidon Bushati është emëruar drejtues në Shkodër, Bujar Leskaj në Vlorë, Gazment Bardhi në Elbasan, Edi Palokënë Durrës, Enkelejd Alibean në Fier, Flamur Hoxhën në Kukës dhe në Qarkun e Gjirokastrës, ish-ministrin e Shëndetësisë Tritan Shehun.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:45
Basha publikon foto me drejtuesit politikë të qarqeve: Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë! Vetëm Grida Duma pa maskë

1612727268_b1d757ab680d4c4abdf7371c4c21a482.jpg

Kreu i PD lulzim Basha ka reaguar pas takimit të parë që ka zhvilluar ditën e sotme me drejtuesit politikë në qarqe. Ai ka publikuar një foto me drejtuesit politikë të qarqeve dhe shkruan se bashkë me to do të sjellë shpresë me 25 prill.

“Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. Me 25 prill Shqipëria Fiton”, shkruan Basha.

Ora 20:07
Mbledhja e parë në fundjavë/ Zbardhen porositë e Bashës për drejtuesit politikë të qarqeve

1612724959_Basha11.jpgZbardhen porositë e kreut demokrat Lulzim Basha për drejtuesit politikë të qarqeve, në mbledhjen e parë të zhvilluar pasditen e sotme në selinë blu.

Basha ka porositur 12 drejtuesit e qarqeve që të intensifikojnë takimet me qytetarët dhe t’u shpalosin alternativën e PD. Fushata për zgjedhjet e 25 prillit ka qenë në fokus të takimit, ndërkaq është bërë dhe një bilanc i takimeve që janë zhvilluar deri tani. Kjo pasi në disa qarqe drejtuesit janë caktuar më herët dhe puna ka filluar më parë në këto qarqe.

Porositë e Bashës janë fokusuar në mënyrën se si drejtuesit e qarqeve duhet të bëjnë fushatë.