75 lopë nga Danimarka në Durrës
Koka:Premtim i mbajtur i Qeverisë

75 lopë nga Danimarka në Durrës<br />Koka:Premtim i mbajtur i Qeverisë
Ministria e Bujqësisë vijon të shpërndajë lopë në të gjithë vendin për të kompensuar kafshët e prekura nga Dermatoza Nodulare.
  
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka i cili ishte i pranishëm në procesin e shpërndarjes së 45 lopëve u shpreh se ky është një premtim i mbajtur nga Qeveria Shqiptare.

Ai u shpreh se qeveria e ka vlerësuar menjëherë situatën e krijuar nga përhapja e sëmundjes që preku gjedhët dhe në një kohë sa më të shpejtë bënë të mundur sjelljen e kësaj race nga Danimarka që ka cilësi shumë të mira dhe përshtatet me terrenin në vendin tonë.
 
Sipas ministrit Koka Ministria e Bujqësisë meriton vlerësim maksimal pasi ka reaguar shpejt në këtë proces.
 
Ai u ka kërkuar fermerëve të qëndrojnë afër specialistëve të Ministrisë së Bujqësisë për të kuptuar se si këto krerë mund të jenë sa më produktivë.
 
Para dy ditësh nisi shpërndarja e lopëve ku u dorëzuan 30 krerët e para ndërsa sot janë shpërndarë edhe 45 të tjera.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë