Ndodhi diçka e pandodhur kurrë më parë në Shqipëri me 8 janar 2022, që në të vërtetë është pasojë e logjikshme, një përshkallëzim i natyrshëm i gjithë absurditetit, të pavërtetave, dhunës, korrupsionit, manipulimit që u gatua në shumë e shumë vite. E megjithatë, ajo që ndodhi me 8 janar, në transmetim live në sytë e të gjithë shqiptarëve në mbarë botën, për disa po bëhet lëndë për një manipulim të mëtejshëm. Por a mund ta bëjnë akoma atë që në gjithë këto 30 vite shumë e kanë bërë? A mund të spostohet vëmendja nga ideatorët dhe organizatorët kësaj ngjarje të jashtëligjshme e të jashtëlogjikshme, e kësaj përballjeje vetëgjyqësie, e bazuar vetëm në instikte të kohëve që ligji nuk qe shpikur ende, në të tjera aspekte? A jemi në gjendje të shohim sot Hënën dhe jo më gishtin? A mund të dallojmë lehtësisht sot se kush po përpiqet të mbajë me oksigjen më të egrin manipulator të fakteve që Shqipëria e vogël e Ballkani i madh ka parë sot?
Duke i përsëritur e ripërsëritur, 8 janari ishte një inerci e referendumit të parë të manipuluar në 1994, i sulmit dhe shkatërrimit të Drejtësisë, i thyerjes së embargos me Serbinë në dëm të Kosovës, i firmave piramidale me Xhaferrët, Alimuçat e Sudet, i 1997-s, 1998-s, i Gërdecit, i 21 janarit 2011... e më pas i kërkimit të rimarrjes së pushtetit me tymin e madh të grabitjes së votës...
Ngjarjet e 8 janarit nisën nga shumë larg, tepër larg. Si të themi, sikur ajo që ndodhi të udhëtonte brenda një prej më të vjetërve e më të gjatëve lumenj të Ballkanit, që përshkuan gjithë këtë sipërfaqe toke të dërrmuar, të vrarë, për të arritur në grykëderdhje, në detin e madh të së vërtetës.
Shumë janë të mërzitur se Drejtësia nuk po duket ende si ajo që kemi ëndërruar, duket sikur vazhdon që në Shqipëri të fitojë gjithnjë i keqi, ose, ose të paktën ta kalojë lumin pa u lagur. Besoj se duhet ende durim: nuk mund të shndërrohet në ar, si në magjinë e Hirushes, gjithë ndryshku dhe stërkëmbshat që iu vunë rrugës dhe pas kësaj, 8 janari 2022 nuk mund të jetë më një humnerë ku hidhen e fshihen kufoma, por bashkimi i fakteve me të vërtetën.
Nese do te nise ndonjehere procesi i shpagimit, gjykimit dhe denimit te gjemave ,shkaktuar Shqiperise dhe shqiptarve nga politikat antikombetare te PD-se ne tri dekadat e fundit,,,,dita e pare e fillimit te ketij procesi eshte 8 janari 2022.Kurrsesi humnere,por nje dite e shenuar shprese,per mua.
Përgjigju