Reshjet e borës kanë sjellë probleme jo vetëm për qarkullimin rrugor por edhe për atë ajror. Në aeroportin e Rinasit janë anuluar dy fluturime për shkak të akullit në pistë.
 
Avionët e linjës së Beogradit dhe Romës nuk kanë fluturuar në orët e para të mëngjesit, përkatësisht në 04:15 e 05:40, ndërkohë që ka pasur vonesa edhe për pesë fluturime të tjera.

fluturime

Janë vonuar fluturimet drejt Milanos, Bolonjës, Venecias, Ankonës dhe Stambollit, duke filluar nga ora nga 6:30 në 09:10.
 
Asnjë nga këta avionë nuk është nisur ende.
d.i./Shqiptarja.com