​Mazhoranca: Drejtësia përgjegjëse 
  për lënien të lirë të kriminelëve

​Mazhoranca: Drejtësia përgjegjëse <br />  për lënien të lirë të kriminelëve
Një ditë pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili artikuloi emra të krimineleve që lëvizin të lirë, ministra e deputetët të mazhorancës kanë dhënë reagimet e tyre. Për ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani reforma në drejtësi është mjaft e rëndësishme për të zgjidhur pikërisht këtë shqetësim. Për Kryetarin e Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho mazhoranca nuk duhet të ketë frikë, por duhet të vetëpastrohet. Lidhur me deklaratën e ambasadorit për faktin se ka dhe ministria dhe deputetët që i tremben reformës në drejtësi, deputeti socialist, xhemal Qefalia tha se, do të ishte mirë të artikuloheshi emra konkretë të deputetëve apo ministrave të inkriminuar nëse ka.

Një ditë më parë ambasadori Donald Lu ka artikuluar kritika të forta dhe ka folur me emra për herë të pare, emra kriminelësh që lëvizin të lirë . Si e konsideroni ju këtë ,a duhet të mbajë përgjegjësi qeveria për nivelin e ulët të ndjekjeve penale?

Manjani: Ju e dini që unë vetë jam një njeri kritik dhe kushdo që shfaqet kritik ka vetëm mirnjohjen dhe simpatinë time së pari, së dyti qeveria ka një detyrë kushtetuese të qeverisi vendin dhe sipas Kushtetutës ndjekjen penale duhet ta bëjë prokuroria, duhet ta ushtorjnë gjykatat dhe ne prandaj po e bëjmë reformën në drejtësi për të pasur një prokurori më të ( zhdërvjedhët ) me fuqi provuese shumë më të fortë sesa deri më sot dhe gjykatat të cilat të gjykojnë shpejt të gjykojnë mirë me profesionalizëm dhe transparencë.

E qartë por një farë përgjegjësie duhet mbajtur për këta njerëz që lëvizin ende të lirë apo ju gjejnë mënyra për t'u larguar jashtë vendit.

Manjani: Përgjegjësia është ligjore dhe përgjegjësinë ligjore për të cilën juve flisni, ambasadori flet dhe të gjithë po flasim praktikisht jo nuk jemi të ndarë me gjuhën me të cilën shfaqim këto akuza apo këto pretendim duhet të përfundojnë në mënyrë të arsyeshme në drejtësi. E vetmja gjë që garantohet në një republikë parlamentare, në një republikë demokratike është gjykimi i lirë, i paanshëm dhe i drejtë i kujtdo, gjithkush konsiderohet i pafajshëm deri sa ti provohet fajësia. Ky është parim kushtetues gjithashtu por ajo që po ju them është kjo që prandaj dhe ambasadori e tha këtë besoj unë në një kontekst në një tryezë reforme për të rritur apelin që prokuroria shqiptare, gjykatat shqiptare të kenë sa më shumë raste të kësaj natyre.

Sa i takon prapë thirrjes së ambasadorit ai ka bërë më dije apo le të themi ka evidentuar se shefa të dikastereve të ndryshme ju bëjnë presion ekspertëve, prokurorëve, gjyqtarëve të thonë atë që duan shefat dhe ajo që duhet vërtetë për të thënë për reformën në drejtësi apo për situatën në gjyqësor.

Manjani: Keni ndonjë vëretje për urdhrin tim që kam nxjerrë para ca ditësh që në fakt po jep ca efekte për të respektuar afatet në shërbimin ligjor për këtë jam gati t ju pëërgjigjem në çdo çast, kjo është detyra imë dhe me këtë punë do merrem.


Braho: Mazhoranca të vetëpastrohet nga të inkriminuarit

Zoti Braho për herë të parë nga ambasadori i shteteve të bashkuara të Amerikës janë artikuluar emra kriminelësh që lëvizin të lirë në vendin tonë dhe për këtë ambasadori ka bërë fajtor lë të themi është shprehur se ka një numër të ulët të ndjekjeve penale në Shqipëri. Duhet të mbajë përgjegjësi në një farë mënyre dhe qeveria për këta njerëz që lëvizin të lirë, apo është vetëm në dorë të gjykatave ? 

Braho: Ajo që tha Ambasadori Amerikan është mjaftë e rëndësishme, simbolika në këtë rast përfaqësohet me dy emra dhe kështu duhet kuptuar ,por në fakt janë qindra kriminelë livadhisin poshtë e përpjetë dhe kjo është përgjegjësi e tërë organeve ligjzbatuese duke filluar nga prokuroria , gjykatat, policia, të cilat në mënyrë selektive apo neglizhuese qëndrojnë indiferente dhe nuk godasin krimin dhe kriminelët ashtu siç duhet.

Mendoni se Reforma në Drejtësi do të sjelli një farë përmirësimi?

Braho: Padyshim mesazhi është ky që reforma në drejtësi trondit thellë themelet e krimit dhe asaj pjese të kriminalizuar të organeve të sistemit të drejtësisë 

Pak ditë më parë ambasadori është shprehur jo për këta kriminelë por është shprehur edhe për deputetë e ministra të inkriminuar në parlament të cilët duhet të dalin jashtë sistemit dhe ka thënë teksualisht, ata i tremben kësaj reforme, këni ju një koment për këtë? 

Braho: Gjithnjë bëhet fjalë për simbolika kur ambasadori dhe në këtë rast nuk bën as gjykatësin as prokurorin por fakti që ekziston krimi i kollareve të bardha do të thotë që bëhet fjalë për pushtetarë të kriminalizuar të cilët duhet të përgjigjen njësojë para drejtësisë 

Duhet t'i trembet mazhoranca këtij fakti?

Një mazhorancë e shëndoshë dhe që synon të cojë vendin në rrugën e duhur nuk duhet t'i trembet por duhet të pastrohet, të vetë pastrohet por le të themi që këtu nuk është fjala as për mazhorancë, as për minorancë. Këtu është fjala për tërë klasën politike shqiptare.
 
 
 
Qefalia: Ambasadori të thotë emra konkretë

Unë e kam ndjekur ashtu siç e keni ndjekur dhe ju dhe opinioni i gjerë publik por ajo çka doja të theksoja është që kjo mazhorancë dhe qeveria që ju bënin pytjen e drejtpërdrejtë ka artikuluar dhe ka gjithë dëshirën për të bërë Reformën në Drejtësi dhe këto janë çështje të sistemit të drejtësisë dhe ne po inkurajojmë jo vetëm pjesëmarrësit, aktorët, aktorët që janë, gjyqtarët, prokurororët, por edhe opozitën që të jetë pjesëmarrëse në këtë vendimarrje të madhe të reformës të sistemit të drejtësisë që cilido i cili akuzohet për vepra apo ka akuza qoftë edhe nga Prokuroria qoftë dhe nga opinioni i gjërë, duhet të përgjigjet para organeve ligjzbatuese dhe përpara organeve qe jane të pavarura qoftë Prokuroria, qoftë dhe gjykata. 

Ambasadori Lu tha pak ditë më parë se ata që i tremben drejtësisë janë deputetët dhe ministrat e korruptuar, a duhet të pastrohet mazhoranca ose a ka emra që duhet ta dalin jashtë politikës? 

Qefalia: Kjo është një gjë që vijon prej kohësh që të artikulohet madje të thuhet, parlamenti është i kriminalizuar por nuk di nga ju gazetarët edhe nga opozita e cila atikulon shpesh të tilla gjëra , të këtë një listë të këtyre personave të cilët janë të kriminalizuar, janë përmendur dy, tre emra dhe ka pasur dhe nje reagim dhe nga deputetë të mazhorancës duke dhenë dhe dorëheqjen për gjera që kanë marrë akuza të tilla ende të pavertetuara. 
Dua ta kërkojë nga ju dhe gazetarët por pse jo dhe nga ato që ngrenë akuzat të tilla që ti listojnë këto personat që parlamenti të jetë, por fakti që nuk ka lista të tilla, më len të besojë që kjo është më tepër një politikë e cila bëhet nga ana e opozitës sesa është një veprim konkret .
Normalisht dhe ambasadori Donald Lu në artikulimin e tij duhet të ishte i drejtëpërdrejtë qoftë me emra siç përmend emra, të përmend dhe emra të tjerë. Unë nuk po them që nuk qëndrojnë por ne për faktin që nuk kemi emra, nuk kemi një listim të emrave të deputetëve të cilët janë të kriminalizuar, më lene të besojë kjo kërkon ende kohë nga sistëmi i drejtësisë dhe nga të gjitha ato të cilat përgjigjen për vepra të tilla që paskan kryer njerëz që sot janë më imunitetin e deputetit por të thuash sot që gjithë parlamenti është i kriminalizuar kur atje ka njerëz të cilët kanë kontribuar me kontribute politike, individuale, familjare që janë në parlament, ti quash të gjithë të kriminalizuar, kjo është non sens. Cilat janë emrat nga ju gazetarët, keni emra të listuar. Ju jeni gazetarë dhe unë nuk dua tu diktojë juve detyrat tuaja por keni thënë që sipas opozitës që janë 19 persona. në fakt nuk keni listuar asnjëherë numra nga 1- 19 dhe unë shpresoj që këtë ta bëni ju por më mirë do ta bëjë sistemi i drejtësie.

Redaksai Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës