KUKËS - Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, ka falënderuar punonjësit e OSHEE-së dhe OST-së në Kukës për gatishmërinë e shprehur në situatën e emergjencës.
Kukësi ka pasur probleme të mëdha me furnizimin me energji elektrike, për shkak të motit të keq dhe punonjësit e OSHEE-së dhe OST-së kanë qenë pa pushim në detyrë për të ndrequr avaritë, disa herë duke rrezikuar edhe jetën.
Nga Kukësi, Gjiknuri ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimet, duke bërë të ditur edhe se punonjësit do të shpërblehen për punën e bërë. Po ashtu, ministri ka thënë se “Kukësi do të ndjejë këtë vit investimet në energjetikë”.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO