Afera 'Partizani'/ SPAK merr zyrtarisht të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin! Akuzohen me 500 faqe për korrupsion në bashkëpunim! Ish kryeministri i sulmon: Shpella e krimit të organizuar

TIRANËSPAK merr zyrtarisht të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi lidhur me me aferën e privatizimit të ish kompleksit "Partizani".

Me një dosje prej 500 faqesh dy prokurorët e SPAK akuzojnë ish kryeministrin për 'korrupsion pasiv' e kryer në bashkëpunim. Ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për 'korrupsion pasiv e kryer në bashkëpunim dhe 'pastrim parash"

Prokuroria e Posaçme e akuzon Sali Berishën se gjatë kohës që ka qenë në krye të qeverisë ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga ish pronarët e truallit, mbi të cilin më pas, u ngrit 19 kulla. 

"Jam i pandehur. Më akuzojnë për 500 faqe mashtrime, mashtrime dhe mashtrime. Asgjë nuk ndryshon, është vazhdim i një hakmarrje politike dhe për mua nuk ndryshon asgjë. Më ka korruptuar dhëndri im!' tha Berisha sapo nga SPAK ku qëndroi për 20 minuta.

Nuk e fshehu dot revoltën. Para turmës së militantëve dhe deputetëve besnikë të cilët i kishte ftuar për ti bërë presion Prokurorisë së Posaçme ish kryeministri shigjetoi kreun e SPAK dhe prokurorët e dosjes si 'mercenarë të Edi Ramës'. 

"Piramidë fund e krye mashtrimi! Shpella e krimit të organizuar në Shqipëri" tha Berisha 

Sulmet dhe presioni ndaj SPAK nisi para se të hynte në godinë ku e prisnin prokurorët që do i komunikonin akuzën. Në një deklaratë të përgatitur me shkrim dhe që e lexoi para milintantëve hodhi poshtë se ka bërë presion apo ka detyruar dikë për të firmosur dokumente për privatizimin e sport klub partizanit dhe akuzoi Ramën se në bashkëpunim me kreun e SPAK Altin Dumani krijuan atë që e quan 'piramidë mashtrimi'

"Krijoi piramidë mashtrimi. Sot po shkoj të marrë akuzën politike. Akuzë pa provë, fakt e dokument por vetëm të diktuar nga Edi Rama"  tha Berisha në një prononcim për median para SPAK.

Malltezi del me dosjen 500 faqe
Në orën 14:00 në SPAK i shoqëruar nga policia dhe avokatët u paraqit Jamarbër Malltezi, i cili u braktis nga militantët që u larguan me Berishën. Ndryshe nga vjehrri i tij që qëndroi 20 minuta në SPAK, Malltezi qëndroi vetëm 5 minuta. Sa firmosi se mori dijeni për akuzën dhe me dosjen prej 500 faqesh nën sqetull doli nga godina i SPAK i shoqëruar vetëm nga një polic dhe avokati i tij.

Cfarë ndodhi brenda në SPAK?
Avokatët firmosën marrjen në dijeni të akuzës dhe u njohën me aktet e provat që ka vënë në dispocizion. Sipas Berishës kemi të bëjmë me një dosje voluminoze prej 500 faqesh. Avokatët pasi të shqyrtojnë dosjen kanë të drejtë të bëjnë pretendimet e tyre.

Ndërkohë ndaj familjes Berisha vijon hetimi pasuror. Dy prokurorët Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja kanë afat deri më 2 tetor për të vendosur nëse në gjykim do të çojnë të tërë dosjen, pra dhe hetimin pasuror apo do e ndajnë në një moment më vete.

Kjo është hera e parë që  një ish-president dhe ish-kryeministër merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Paraditen e sotme policia kishte shtuar masat e sigurisë para SPAK dhe e kishte rrethuar me kordon sigurie, pasi Berisha kishte thirrur militantët dhe deputetët mbështetës para SPAK.  

Berisha prej dhjetorit 2023 në arrest shtëpie

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish kryeministri Berisha, akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv Partizani, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla. Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha. 

Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III

Lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:42
Afera Partizani/ SPAK merr të pandehur dhe dhëndrin e Berishës! Jamarbër Malltezit i japin me vete dosjen 500 faqe

 

Nuk ka zgjatur as 5 minuta qëndrimi i Jamarbër Malltezit brenda në SPAK.

I janë komunikuar akuzat ‘korrupsioni pasiv’ ‘pastrim parash”

Me kapele në dorë dhe me dosjen e akuzës, pasi doli nga SPAK, Malltezi ashtu si vjehrri i tij sulmoi SPAK

"Duhen mëshiruar për ku e kanë ulur veten. Të njëjtat (akuza) që kanë nisur. Jemi në situata afërmëndsh” tha Malltezi.

Ora 13:22
‘Dosjet e Ballukut ishin palë-palë, vodhi 90% të rrugëve’! Berisha u tregon militantëve çfarë pa në SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte ditën e sotme në SPAK, pasi u mor zyrtarisht i pandehur për aferën Partizani.

Teksa foli për militantët, pasi doli nga SPAK, ai u shpreh se atje ndër të tjera pa që Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku i kishte dosjet palë- palë.

 “Qytetarët e qytetarët e Shqipërisë duhet ta dinë se sot ata janë vendimmarrësit e këtij vendi. Se sot ata janë vlera morale e kombit shqiptar. Se sot ata janë e drejta dhe shpresa e një kombi. Miqtë e mi, ua thashë edhe medieve. Çfarë gjeta unë këtu? Këtu gjeta Edi Ramën, i cili pozonte me orën 500 mijë euro të dhënë nga trafikantët tek udhëtonte për në Aruba. Gjeta Linda Ramën të regjistruar tek ndërhynte për tenderat e kunatit të vet. Gjeta Olsi Ramën si kryesori i grupit të Xibrakës, por edhe udhëheqës i Amant Josifit. Gjeta kanionin e Gjipesë, të grabitur nga Edi Rama.

Gjeta Taulant Ballën tek shpërblehej nga Sokol Çela, tek merrte nga Sokol Çela 1 milion euro për shpërblimin e dy vrasësve në Shkodër, që i vunë dinamitin Lulzim Kullës. Gjeta edhe ata që kishin planifikuar të vrisnin politikanin afër Edi Ramës, vetëm e vetëm për të hapur hapësirën për ta, por nuk i pyet kush se janë banditë dhe superpolitikanë. Çfarë gjeta këtu? Gjeta Lubi Ballukun, e cila i kishte dosjet palë-palë të ndryra, që u vjedh shqiptarëve 90 përqind të fondeve të rrugëve. Gjeta të shpërfytyruarin Erion Veliaj, i cili si mi kujdesej se mos i hapeshin dosjet”, tha ai.

Ora 13:09
VIDEO-LAJM/ Berisha si Kim Jong Un, shkon në SPAK me makinën e rrethuar nga 20 truproja

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot (11 Shtator) në SPAK, teksa e ka lënë godinën pak minuta më parë, të shoqëruar me një fjalim në mikrofon para mbështetësve të tij.

Por ajo që ra më shumë në sy ishte momenti i mbërritjes dhe ai i largimit të kryetarit të PD, i cili prej datës 30 Dhjetor 2023 ndodhej nën arrest shtëpiak dhe vetëm ditën e sotme doli nga banesa, pas lejes që iu dha, teksa iu komunikua edhe akuza e korrupsionit pasiv, për dosjen e “Kompleksit Partizani”.

Teksa mjeti kalonte nëpër turmën e mbështetësve që nuk ishin edhe aq të shumtë, në videon që po publikon Shqiptarja.com dhe Report TV, bie në sy ai i shoqëruesve që rrethonin mjetin, e që të kujtonin pamjet e paradave të liderëve autoritarë si ai koreano-verior Kim Jong Un, ku dhjetëra truproja rrethojnë mjetin dhe e shoqërojnë për efekte të sigurisë.

Rreth 20 persona u panë përqark veturës së ish-kryeministrit në mbërritje dhe largim, që pengonin personat e ndryshëm të afroheshin apo të tentonin ndërhyrje dhe kontakt fizik.

E gjithë makina në çdo pëllëmbë me persona që mbanin duart hapur dhe madje mbështeteshin pas trupit të mjetit si gardh sigurie, sikur t’i trembeshin ndonjë sulmi.

Ora 12:56
Afera ‘Partizani’, Berisha ironi me SPAK pasi merret i pandehur: Po, më ka korruptuar dhëndri im

Pasi u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për aferën ‘Partizani’, ish-kryeministri Sali Berisha u tregua ironik ndërsa doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Me ironi ai iu kthye SPAK duke thënë “se e ka korruptuar dhëndri i tij”.

Berisha vijoi sulmet ndaj SPAK, ndërsa me ironi tha se "në zonën muzeale pa gjendej ora 400 mijë euro e qëndisur me diamante e Ramës, apo Ymer Lala që i jepte Dumanit 1 mln euro apo Taulant Balla qe merrte shpërblim nga Suel Çela."

Ai pranoi para mediave se u mor i pandehur për akuzën korrupsion pasiv, për ato që i konsideroi “500 faqe me mashtrime, mashtrime dhe mashtrime”. Berisha sulmoi SPAK duke e quajtur si organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë.

Berisha: Kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi, kjo ishte deklarata ime. Së dyti, vizitova pjesën muzeale të SKAP, gjendej ora 400 mijë e 600 euro e qëndisur me diamante, dhurata e Ramës, gjendjej fotografia, jo origjinali, se origjinalen e ka ai. Gjendej fotografia e Amant Josift për meritat e tij për spekulimin e mashtrimit botëror, gjendej Ymer Lala tek i jepet Dumanit 1 mln euro për pyetjen që si bëri, gjendej Balla që po merrte shpërblimin e Suel Çelës për lirimin e vrasësve të Lulzim Kullës. Gjendeshin horrat që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe u bëjnë format më të neveritshme të presionit duke përdor dokumente antiligjore për t’i mbajtur peng. Gjendeshin dokumente nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra, të cilat i ruante Dumani në kasafortë dhe që tregonin që është një delikuente e dënuar. Gjendeshin 300 mln euro të sterilizimit të Ramës dhe Beqajt, gjendeshin 300 mln euro të Vilma Nushit që i ndan me Ramën, gjendeshin 4 mld euro të Ramës dhe Alabbar. Kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri, organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë.

Çfarë akuze ju komunikoi? Je zyrtarisht i pandehur?

Berisha: I pandehur, atë akuzë që kam patur (korrupsion pasiv). Asgjë tjetër përveçse 500 faqe mashtrime, mashtrime. Më ka korruptuar dhëndri im.

Asgjë nuk ndryshon, është vazhdim i një hakmarrje politike. Zbatimi i një urdhri mafioz politik dhe për mua kjo nuk ndryshon asgjë. Ajo që është themelore, është që nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt dokument, që të dëshmojë që në gjithë këtë proces ka ndodhur shkelja më e vogël e ligjit. Është zbatuar ligji dhe vetëm ligji. Nuk ka asnjë firmë të Sali Berishës në kthimin, kompensimin.

Masa arrest në shtëpi do iu pengojë për fushatën zgjedhore?

Berisha: I gjithë qëllimi i kësaj është t’i kapim kokën PD. U garantoj shqiptarëve se Rama do të përgjigjet për këtë, u garantoj demokratëve se shumë shpejt do ta lëshojmë me atë që ai ka aq qef, në tokë.

Tashmë që çështja do të kalojë në gjykatë, do paraqiteni në Gjykatë?

Berisha: Unë jam paraqitur, është hera e dytë. Problemi im është këtu, se jam vënë në hetim 3 vjet pa u thirri njëherë. Sapo më kanë thirrur kam ardhur. Masat u vendosën pa më thirrur, pa më pyetur, në kundërshtim me Kushtetutën, pa më pyetur.

Do jeni ju kandidati për kryeministër i PD?

Berisha: Unë kam dhënë një përkufizim, pas fitores së zgjedhjeve do ketë garë për kandidatin për kryeministër. Cilido të vijë ta sfidojë Berishën, por padiskuim drejt fitores.

Ora 12:04
‘Partizani’/ Do merret i pandehur, Berisha sulmon SPAK: Prokurorë mercenarë të Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në SPAK ku do t’i komunikohet akuza për aferën Partizani. Berisha sulmoi SPAK duke e quajtur një Prokurori private të Ramës, ndërsa sulmoi edhe prokurorët duke thënë se janë mercenarë të Ramës. 

"Prokuroria politike private e Ramës, SPAK bazuar në kallëzimin e rremë të ish kreut të grupit të PS dhe ish ministrit të brendshëm ka hetuar Berishën në tre breza, gjeri tek mbesat, qysh prej një kohe kur ato nuk kishin lindur. Mbajnë në arrest antikushtetues, kryetarin e opozitës pa asnjë fakt dokument apo dëshmi, veçse me dëshirën dhe vendimin e Ramës, kërkesën e tij publike në Kongres dhe Asamblenë e PS, si dhe me kërkesë në publike dhe jo publike tashmë të njohur të zyrtarëve dhe diplomatëve të korruptuar të një vendi mik si McGonigal. Skap, me dosjen partizani, krijoi piramidë mashtrimi, fshehu dhe manipuloi qindra dokumente publik dh elan ë burg të paligjshëm shtëpie Berishën me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer Ramës. Rezulton se në dosjen e klubit s’ka asnjë çështje penale, mungon fakti penal dhe shteti s’ka humbur asnjë qindarkë publike, përkundrazi ka fituar nga zbatimi i ligjit. Prokurorët politik, mercenarë, e dinin që ishte mashtrim", tha Berisha. 

Ora 11:51
A ka PD kandidat rezervë për kryeministër? Ja si përgjigjet Berisha ndërsa do merret i pandehur nga SPAK

Kryetari i PD, Sali Berisha dha një prononcim të shkurtër për mediat, teksa doli nga banesa për të shkuar në SPAK, ku do t’i komunikohet akuza për aferën Partizani.

Berisha u pyet nga gazetarët nëse PD ka një kandidat rezervë për kryeministër.

A keni kandidat rezervë për kryeministër? Këtë do Rama, po s’ia cakton kandidatin kësaj partie.

Ju çfarë doni? T'u rikthejmë shqiptarëve votën e lirë, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës.

Ora 11:40
Do merret i pandehur për aferën 'Partizani', Berisha del nga shtëpia pas 255 ditësh dhe niset drejt SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga banesa dhe është nisur drejt Prokurorisë së Posaçme ku do t'i komunikohet akuza për aferën Partizani. Në dalje të banesës, pas rreth 8 muajsh, Berisha dha edhe një prononcim të shkurtër për mediat.

Si ndjeheni pasi keni dalë pas 8 muajsh? Ndiehem më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë. Më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjitha.

Çfarë vendimi prisni sot nga SPAKNjë trillim fund e krye. Pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do ia djegim.

Ish kryeministri ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023, dhe ka qëndruar pa dalë nga shtëpia për 255 ditë. 

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ridi: 11/09/2024 15:17

    O Sali o Kolloz, po shite dhendrrin per vajzen si baxhanakun per Gerdecin. Po pastaj duhet te mendosh edhe per djalin o kolloz, ka aq shume Zeni per te lare sa duhen shume si Mediu qe te shesesh dhe te fitosh dicka. Narko shteti dhe Spaku nuk duken shakao kolloz

    Përgjigju
  • spak usa: 11/09/2024 14:00

    kryeni punene e futeni ne burg me ket felliqesire dhe vazhdoni me meten e te gjithe qe vodhen shkatruuan e ropen ket vend

    Përgjigju
  • Lala: 11/09/2024 13:43

    Korruption? Vetem? Qr Si shpetojn keta.

    Përgjigju
  • sali: 11/09/2024 13:41

    Ketij i duhej ngritur akt akuze per venie pasurije te paligjeshme dhe ti kontrollohet si ka vene qindra milione dollare pasuri ai dhe familja e tij

    Përgjigju
  • Turi: 11/09/2024 13:36

    Nuk keni faj ju o politikane bastarde qe keni vjedhur te gjithe gjate ketyre 30 vjeteve te gjithe bashke por fajin e ka ky popull qe nuk ngrihet dhe tju shuaje rracen e felliqur qe keni , asnje nuk duhet te shpetoje nga ju dhe sojin tuaj te ndyre por te gjithe pushkatim pa asnje dallim

    Përgjigju
  • Eri: 11/09/2024 13:26

    Kush i paguan badiguardet e Kim Jong Unit Shqiptarë Berisha?

    Përgjigju
  • Erik: 11/09/2024 13:10

    Po o rrace mut po, koke e kembe i korruptuar je. Ke vepruar si organizate kriminale me dhendrin, vajzen, djalin, gruan dhe rrethin e ngushte te familjareve. Tjetra shkoi ne burg per nje arke peshk dhe telefon, ti kriminel po mbrohesh me dhjetra pislliqe qe ke bere.

    Përgjigju
  • E DREJTA: 11/09/2024 12:12

    BANDITIT KARAXHIXH <BERISHA> DUHET TI <PRITET KOKA> POLITIKISHT NJE HERE E PERGJITHMONE...VETEM KESHTU MUND TE <CLIROHET> VENDI NGA LLUMI

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 11/09/2024 11:51

    Jetojm ne boten e cudirave ! Pinoku qe ka magjepsur Milona njerez per Hunden qe i rritej sa her qe Pinoku genjente,nuk qenka fantazi njerezore, por nje raalitet qe shfaqet ne ditet e sotme !!! Shikoni Hunden e Saliut ne foto,dhe krahasojeni me nje fotot te tij para 30 vitesh .... e pa besueshme sa i esht rritur !!!

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 11/09/2024 11:49

    Futeni nē burg qelbēsirēn Sali Bajga se mjaft e qelbi Shqiprin e bēri tok tē djegur ky flliqsir ordinere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brazili pesë humbje radhazi, rrezikon pjesëmarrjen në Botëror! Disfatë edhe për Argjentinën

Brazili pesë humbje radhazi, rrezikon pjesëmarrjen në Botëror! Disfatë edhe për Argjentinën