Afera ‘Partizani’, Berisha ironi me SPAK pasi merret i pandehur: Po, më ka korruptuar dhëndri im

Pasi u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për aferën ‘Partizani’, ish-kryeministri Sali Berisha u tregua ironik ndërsa doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Me ironi ai iu kthye SPAK duke thënë “se e ka korruptuar dhëndri i tij”.

Berisha vijoi sulmet ndaj SPAK, ndërsa me ironi tha se "në zonën muzeale pa gjendej ora 400 mijë euro e qëndisur me diamante e Ramës, apo Ymer Lala që i jepte Dumanit 1 mln euro apo Taulant Balla qe merrte shpërblim nga Suel Çela."

Ai pranoi para mediave se u mor i pandehur për akuzën korrupsion pasiv, për ato që i konsideroi “500 faqe me mashtrime, mashtrime dhe mashtrime”. Berisha sulmoi SPAK duke e quajtur si organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë.

Berisha: Kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi, kjo ishte deklarata ime. Së dyti, vizitova pjesën muzeale të SKAP, gjendej ora 400 mijë e 600 euro e qëndisur me diamante, dhurata e Ramës, gjendjej fotografia, jo origjinali, se origjinalen e ka ai. Gjendej fotografia e Amant Josift për meritat e tij për spekulimin e mashtrimit botëror, gjendej Ymer Lala tek i jepet Dumanit 1 mln euro për pyetjen që si bëri, gjendej Balla që po merrte shpërblimin e Suel Çelës për lirimin e vrasësve të Lulzim Kullës. Gjendeshin horrat që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe u bëjnë format më të neveritshme të presionit duke përdor dokumente antiligjore për t’i mbajtur peng. Gjendeshin dokumente nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra, të cilat i ruante Dumani në kasafortë dhe që tregonin që është një delikuente e dënuar. Gjendeshin 300 mln euro të sterilizimit të Ramës dhe Beqajt, gjendeshin 300 mln euro të Vilma Nushit që i ndan me Ramën, gjendeshin 4 mld euro të Ramës dhe Alabbar. Kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri, organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë.

Çfarë akuze ju komunikoi? Je zyrtarisht i pandehur?

Berisha: I pandehur, atë akuzë që kam patur (korrupsion pasiv). Asgjë tjetër përveçse 500 faqe mashtrime, mashtrime. Më ka korruptuar dhëndri im.

Asgjë nuk ndryshon, është vazhdim i një hakmarrje politike. Zbatimi i një urdhri mafioz politik dhe për mua kjo nuk ndryshon asgjë. Ajo që është themelore, është që nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt dokument, që të dëshmojë që në gjithë këtë proces ka ndodhur shkelja më e vogël e ligjit. Është zbatuar ligji dhe vetëm ligji. Nuk ka asnjë firmë të Sali Berishës në kthimin, kompensimin.

Masa arrest në shtëpi do iu pengojë për fushatën zgjedhore?

Berisha: I gjithë qëllimi i kësaj është t’i kapim kokën PD. U garantoj shqiptarëve se Rama do të përgjigjet për këtë, u garantoj demokratëve se shumë shpejt do ta lëshojmë me atë që ai ka aq qef, në tokë.

Tashmë që çështja do të kalojë në gjykatë, do paraqiteni në Gjykatë?

Berisha: Unë jam paraqitur, është hera e dytë. Problemi im është këtu, se jam vënë në hetim 3 vjet pa u thirri njëherë. Sapo më kanë thirrur kam ardhur. Masat u vendosën pa më thirrur, pa më pyetur, në kundërshtim me Kushtetutën, pa më pyetur.

Do jeni ju kandidati për kryeministër i PD?

Berisha: Unë kam dhënë një përkufizim, pas fitores së zgjedhjeve do ketë garë për kandidatin për kryeministër. Cilido të vijë ta sfidojë Berishën, por padiskuim drejt fitores.


Lajmi kryesor:

Afera 'Partizani'/ SPAK merr zyrtarisht të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin! Akuzohen me 500 faqe për korrupsion në bashkëpunim! Ish kryeministri i sulmon: Shpella e krimit të organizuar


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet me qëllim ekstradimin iraniani në Kakavijë (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet me qëllim ekstradimin iraniani në Kakavijë (EMRI)