Afera 'Partizani'/ Jamarbër Malltezi lihet në ‘arrest shtëpie’, GJKKO rrëzon kërkesën e dhëndrit të Berishës

Jamarbër Malltezi do të mbetet i arrestuar për aferën Partizani. Për të disatën herë kërkesa e tij për revokim të masës së sigurisë është rrëzuar nga gjykatat.

Ka qenë Apeli i Gjykatës së Posaçme që këtë të premte la në fuqi masën e sigurisë për dhëndrin e ish Kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi të dy të pandehur për aferën Partizani.

Ky vendim për Jamarbër Malltezin vjen vetëm pak pasi u rrëzua edhe nga Gjykata Kushtetuese. Malltezi pretendoi shkelje të të drejtave, pretendime të cilat të gjitha nuk iu pranuan.

Në zbardhjen e vendimit, Gjykata Kushtetuese argumentonte në 44 faqe se kërkesa e Malltezit për t’u gjykuar i lirë në pritje të gjykimit, është haptazi e pabazuar dhe si e tillë nuk mund të merret në shqyrtim. Gjithashtu edhe pretendimet e Malltezit për shkelje të të drejtave për jetë private, për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, për lirinë personale, Gjykata i hodhi poshtë, duke konsideruar si të ligjshme çdo vendimmarrje të 3 shkallëve të gjykatave.

Por mbi të gjitha Kushtetuesja arsyetoi se ka arresti në shtëpi është i ligjshëm edhe për arsye se ka dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e Jamarbër Malltezit në një aferë, pasi siç shkruhet në vendimin e Gjykatës dyshohet se ka pasur një ‘pactum sceleris’, ‘Marrëveshje krimi’ me vjehrrin e tij, ish Kryeministrin Sali Berisha. I gjithë ky arsyetim sipas Kushtetueses krijuan kushtin e domosdoshëm ‘sine qua non” për kufizimin e lirisë personale”.

Të dy, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë të pandehur për dosjen e aferës Partizani, e cila tashmë është në seancë paraprake dhe pret vendimin për kalim për gjykim. Malltezi është në akuzë për korrupsion dhe pastrim parash pasi përfitoi nga pushteti i vjehrrit të tij, Sali Berisha, ndërtoi mbi 19 kulla dhe përfitoi miliona euro.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Pas ndarjes, shqiptari në Itali tenton të shtypë me makinë ish-partneren

Pas ndarjes, shqiptari në Itali tenton të shtypë me makinë ish-partneren