TIRANË- SPAK kërkoi kthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpie, i pandehur për dosjen e aferës ‘Partizani’. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi, bëri me dije se SPAK dorëzoi zyrtarisht kërkesën në Apelin e GJKKO, ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Posaçme për lirimin e Berishës nga masa arrest në shtëpi.
Dy prokurorët që po hetuan aferën ‘Partizani’ janë Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai, të cilët tashmë dosjen e kanë kaluar për gjykim në GJKKO. Seanca paraprake, nëse do të kalojë ose jo për gjykim u zhvillua sot me gjyqtaren Flojera Davidhi, po e njëjta që i hoqi Berishës masën arrest në shtëpi më 27 nëntor.
Prej 30 dhjetorit të vitit 2023, kryetari i PD Sali Berisha u mbyll në shtëpi, pasi refuzoi në mënyrë të vazhdueshme të zbatojë masën e parë që gjykata vendosi ndaj tij, atë të detyrimit për tu paraqitur, si person nën akuzë për korrupsion pasiv.
SPAK e akuzon ish-kryeministrin Berisha se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.
Dosja ‘Partizani’ është ndarë me fraksione nga SPAK që po vijon hetimet për pasurinë e familjes së ish-kryeministrit 'non grata' Sali Berisha dhe përfitimet që mund të kenë familjarët e tij.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Dhjetor, 13:13
Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?
-
Akt kriminal
81.6%
-
Normale
11.6%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 6586
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Seanca në GJKKO për Berishën, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerët! Më 6 janar vendoset nëse dosja kalon për gjykim
16 Dhjetor, 15:20
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, analisti Leka: Gjuhë dhune! Nuk çon vota në 'arkën' e PD, por e dobëson atë
16 Dhjetor, 14:17
-
Berisha i sulmon të gjithë: Blinken grusht shteti ndaj opozitës me Dumanin, Soros monstër, Lu dhe Vlahutin ushtarë të tij! Unë me një apartament, kreu i SKAP ka tre
16 Dhjetor, 13:02
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
Sondazhi: Cili është personazhi i vitit me më shumë ndikim në zhvillimet e vendit
16 Dhjetor, 12:21
-
VIDEOLAJM/ Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Kështu e ka jeta
16 Dhjetor, 10:01
-
Ylli Pata: Shkaku real i bllokimit të primareve dhe zgjedhjeve brenda PD
15 Dhjetor, 22:55
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor, 20:15
-
Prej 3 vitesh 'non grata' nga SHBA, Berisha fantazon: Do heq vizat me Amerikën për të gjithë shqiptarët
15 Dhjetor, 18:43
-
Saliu që nuk njeh baxhanakun, njeh kushëririn e gruas së Dumanit
15 Dhjetor, 08:48
-
SHËNIM/ Syri si ''RD'' dhe ''ZP'', modeli gazetaresk i Sali Berishës nuk ndryshon për 30 vite rresht
14 Dhjetor, 16:36
-
Pamje e rrallë 34 vite më parë e disa prej udhëheqësve të Lëvizjes Studentore '90 (VIDEO)
14 Dhjetor, 15:37