'Ah qenkeni nga vendi i Ismail Kadaresë', Taulant Balla reagon për ndarjen nga jeta të shkrimtarit

'Ah qenkeni nga vendi i Ismail Kadaresë', Taulant Balla reagon për ndarjen nga jeta të shkrimtarit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në rrjetet e tij sociale për vdekjen e kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare.

"Sa shumë herë na ka rënë rasti të takojmë të huaj kudo në glob dhe kur i jemi prezantuar se vij nga Shqipëria të na thonë: “ah qenkeni nga vendi i Ismail Kadaresë”.

Kolosi i letërsisë botërore u nda sot nga ne vetëm fizikisht, ndërsa emri i tij dhe i Shqipërisë sonë do të jenë bashkë përgjithmonë. Mirënjohje Ambasadorit të përjetshëm të Shqipërisë.

Nuk do ta harroj kurrë mesazhin e fundit të para pak ditësh prej tij, me disa rreshta, por më shumë mësime brenda. Kishim lënë të takoheshim për një kafe për ta vijuar atë mesazh", shkruan Balla.


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë Ismail Kadare, por vepra e tij mbetet e pavdekshme, mesazhet e personaliteteve shqiptare


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i CBS/ 72% mendojnë se Biden s’është i aftë mendërisht për president

Sondazhi i CBS/ 72% mendojnë se Biden s’është i aftë mendërisht për president