Aksident i rëndë në Lushnje/ Shpejtësia i merr jetën 22 vjeçari! Nënës i bie të fikët kur gjen djalin e pajetë

LUSHNJE -  Ka rezultuar tragjik aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Rrogozhinë Lushnje. 21 vjeçari Fabjol Ibraliu duke udhëtuar me automjetin e tij tip ford me targa AA 750 UE humbi kontrollin duke u përplasur me barrierët e hekurta në anë të rrugës dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie, në fshatin Konjat, në të cilën nuk banonte njeri.

Ekspertët e policisë thanë se paraprakisht dyshohet se i riu lëvizte me 160 km/h. Kur në vendngjarje mbërriti policia e thirrur nga banoret e zonës dhe verifikoi ngjarjen dyshoi se drejtuesi i mjetit ishte larguar, pasi trupi i tij nuk ishte as në makinë dhe as afër vendit ku u rrëzua makina.

Por sot paradite ka qenë një fëmijë që ka parë trupin e pajetë të 21 vjeçarit mes shkurreve dhe ka njoftuar policinë dhe banorët e zonës e prindërit e të riut të cilët me të mësuar ngjarjen kishin shkuar atje.Si pasojë e përplasjes së fortë, trupi kishte përfunduar rreth 200 metra larg makinës.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në aksin rrugor "Çermë-Lushnjë", shtetasi Fabjol Ibraliu, 21 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Ford", dyshohet se për shkak të shpejtësisë së lartë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Fabjol Ibraliu      

E ëma e Fabjolit humbi ndjenjat kur gjeti trupin e pajetë të të birit.  

Në pamjet e mbrëmjes së djeshme por dhe të mëngjesit të sotëm shihet se makina ka pësuar dëmtime të shumta.Në një video të mbrëmjes së djeshme shihet dhe nëna e drejtuesit të mjetit të zhdukur, e cila kërkon të birin dhe pyet ku është i biri. 'Ku është djali, nuk është gjallë ai!' thoshte ajo e tronditur.

 
 
 
 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:52
Aksidenti i rëndë në Lushnje, momenti prekës kur nëna gjen trupin e pajetë të të birit mes shkurreve, 30 metra larg vendit ku ra makina

1716545585_luussssss.jpg

Një fëmijë ka gjetur trupin e pajetë të 22 vjeçarit I cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në autostradën Rrogozhinë Lushnje në fshatin Konjat.

Dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën drejtonte mjetin humbi kontrollin dhe pasi u përplas me barrierat e hekurit makina përfundoi në oborrin e një banesë.

Trupi i të riut u gjet 30 metra larg vendit ku ndodhi aksidenti. Për të gjetur trupin në vendngjarje kishte shkuar dhe e ëma dhe babai i të riut. Në momentin kur nëna ka gjetur të vdekur djalin u ndje keq dhe ra në tokë duke humbur ndjenjat për një moment.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/05/2024 00:01

    Nga pamjet e skenes se aksidentit, kam pershtypjen qe viktima nuk eshte flakur per inerci,por ka ecur pak metra dhe pastaj eshte shembur.Nejse,kush ishin ata deputete e zyrtare qe propozuan rritjen e shpejtesise ne autostrada?!

    Përgjigju
  • Eraldi: 24/05/2024 14:25

    Me 160k/h sikur te kishte perplas dike tjeter........

    Përgjigju
  • Ndjese: 24/05/2024 13:26

    Ndjese ndjese por makar te ishte kjo e para dhe djali te jetonte.

    Përgjigju
  • Heee: 24/05/2024 08:22

    Pse se mbyte qe ne djep palo pjell la nenen dhe kerciti iku

    Përgjigju
    • Turi: 24/05/2024 11:57

      O trapi cfare po thua ? Vdiq nje djale i ri ne aksident dhe ti ja fut kot pa lidhje o debil

    • Ledii: 24/05/2024 10:46

      O i idiot njeri lexoje mir pasaj komento

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kalonte mallra kontrabandë, arrestohen shoferi 65-vjeçar dhe dy punonjësit e pikës kufitare, një i tretë nën hetim dhe një person në kërkim

Vlorë/ Kalonte mallra kontrabandë, arrestohen shoferi 65-vjeçar dhe dy punonjësit e pikës kufitare, një i tretë nën hetim dhe një person në kërkim