Akuzat e Bashës për Inceneratorin e Elbasanit/ Drejtori: Hajdeni në çdo kohë dhe faktojeni! Funksional që nga 2016! S'ka asnjë faturë se ERE s'ka caktuar çmimin e energjisë

ELBASAN- Me letra të ngjitura në mur ku shkruhet "Zoti Basha mos gënje", Enea Murataj, drejtuesi i Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve të Elbasanit ka sqaruar edhe një herë se inceneratori i Elbasanit punon që prej vitit 2016 dhe prodhon energji që injektohet në rrjet, ndryshe nga sa pretendon Partia Demokratike.

Me anë të një deklaratë për mediat, krah kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, Murataj tha se fakti që nuk ka një faturë, nuk ka të bëjë se nuk është funksionale, por sepse Enti Rregullator i Energjisë (ERE) nuk i ka caktuar çmimin. Për këtë palët janë në gjyq.

Murataj ka listuar të gjitha akuzat që kanë ardhur për punën e këtij inceneratori, duke ftuar të gjithë, përfshirë këtu edhe vetë kryedemokratin Lulzim Basha që ka artikuluar akuza, të vijë në çdo kohë dhe të shohë se çfarë bëhet këtu.

"Impianti ka punuar normalisht, të gjitha mbettjet përpunohen sipas shkallëve të menazhimit të mbetjeve, që nga selektimi, i materialeve të risiklueshme, mbetje organike që është shumë e vogël dhe një pjesë tjetër shkon për incenersatorë. Në fillim erdhën akuza që do vinin mbetje nga europra, por këtu po digjen vetëm të Elbasanit. Pastaj erdhi një akuzë tjetër, që këtu digjej naftë, akuza të shumtë nga kanë ardhur ditë pas dite, pronarë të vërtetë janë shqiptarë dhe të regjistruar në QKB. E gjithë sasia e energjisë injektohet në rrjet dhe kjo faktohet nëpërmjte matësit, dëgjojmë që nuk injektohet apo nuk prodhohet, nuk ka një faturë se nuk është caktuar çmimi, por që injektohet mund të faktohet shumë lehtë. Që nga 2016 Bashkia e Elbasanit sjell rregullisht mbetjet e saj, makina tona sjellin në mënyrë të vazhdueshme mbetje, që me parë hidheshin në lumin Shkumbin, një investim i qeverisë që është bërë, i shumë kërkuar nga qytetarët, nga Këshilli Bashkiak, që në 2015 kishte shpallur gjendjen e emergjences, njerëzit nuk ndenin dot rrobat nga dotja. Ka një kontratë që mbaron në 16 dhjetor 2021, procedurat për të filluar procesin e marrjes në dorëzim fillon 6 muaj para, pra në qershorin e vitit tjetër. Jemi 7 muaj para afatit të fillmit të marrjes në dorëzim. Nuk ka logjikë që të dorëzojmë impiantit kur ne jemi në kontratë. Mesatarja ditore është 80 ton, vijnë rreth 100 ton, por një pjesë riciklohet. Këtu ndodhemi në impiantin e përpunimit të mbetjeve të Elbasanit, nga incenerimi nuk kemi vetëm djegjen, por prodhim të energjisë elektrike. Ky impiant është ndërtuar nga një sistem modern. Emëtimi i ndotjes është i analizuar në kohë reale dhe shfaqet në monitor, nëse është në limit, sistemi është automatik dhe ul emëtimin e ndotjes. Të vijnë ta faktojnë në vend, se çfarë beht këtu kur të duan, jo të merren me fjallë, Të vijnë dhe ta vërtetojnë. Ngarkesa maksimale elektrike që mund të prodhohet është 2.85 megawat. Kemi bërë diskutime, por nuk ka një marrëveshje, prandaj nuk ka asnjë faturë", tha Enea Murataj, drejtuesi i Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve të Elbasanit.

Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga Llatja, i cili tha se prej viti 2016 Bashkia e Elbasanit dërgon mbetjet në këtë incenerator dhe paguar 0 lekë.

"Zero para paguan Bashkia e Elbasanit, që në vitin 2016, paguajmë edhe sot 0 lekë, jo vetëm Bashkia e Elbasanit, por të gjitha Bashkitë. Një proces që ka nisur që në 2016, nuk ka pasur asnjë ditë ndërprerje", tha Llatja. Pyetur nga gazetarja e report Tv, Eliza Gjediku, se cili është fitimi i kësaj kompanie në një kohë kur Bashkitë paguajnë "0 lekë", Murataj tha se çdo gjë është e llogaritur në koston fillestare.

"Çdo gjë është llogaritur në koston fillestare të këtij impiani", përfundoi Murataj.

Pas deklaratës për mediat, kamerat e Report Tv janë futur në ambientet e brendshme të këtij impianit, ku nga sa mund të shihet puna vijon normalisht. ky impiant jka qenë kryefjalë e ditëve të fundit, pasi kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi se nuk është funksional madje kërkcënoi kreun e SPAK, Arben Kraja se do të mbante përgjegjësi për mos nisjen e hetimeve, por kryeministri Edi Rama i ka hedhur poshtë këto akuza.

VIDEO-Proçesi i punës në Inceneratorin e Elbasanit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:40
'Afera mafioze'/ Drejtori i inceneratorit të Elbasanit- Bashës: Këtu s'ka ardhur askush nga opozita, se do e vërtetonin që bëhet punë kolosale

Kryedemokrati Lulzim Basha e quajti inceneratorin e Elbasanit si aferë e pastër mafioze, për drejtorin e këtij impianti Enea Murataj çdo akuzë  është nënvlerësim i punës kolosale që bëhet aty nga të gjithë punonjësit.

"Po të kalojmë që nga hyrja deri në Bradashesh nuk shohim mbetje as në kanale, në asnjë vend. Më thoni ku janë mbetet, ne mund ta faktojë nëpërmjet prodhimit të energjisë apo orëve të punës të impiantit. Është e rëndë të akuzosh se nuk po punohet. Nuk ka ardhur asnjë person nga opozita, se po të vinte çdo kush do bindej që këtu po bëhet një punë kolosale , çdo akuzë është nënvlerësim i çdo punonjësve që punohet këtu", tha Murataj për Report Tv.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike është i pavarur nga Lulzim Basha?

Komento

Komente

  • Iris: 17/10/2020 22:57

    Normalisht cmimi I energjise elektrike percaktohet ne bursa sipas kerkes-ofertes,konsumit etj,dhe eshte I ndryshueshem ,dhe mund te percaktohet nga tregu.Ne rastin konkret ERE,po sillet sikur po luan ne burse,kur ne fact nuk besoj se ne Shqiperi ka nje treg te tille,te tipit Wallstreet,pavarsisht se BKSH nxjerr here pas here asete,kapitale ne treg.Prandaj mendoj qe bashkia mund ta fitoje gjyqin.

    Përgjigju
  • Papi: 17/10/2020 18:42

    Une te jap rryme ti sme paguan per 4 vjet. meqe bashkite nuk paguajne e vetmja e ardhur eshte shitja e rrymes por nuk paguhet hahaaaaa. jeni te sigurte qe nuk paguhet apo paguhet ne forma te tjera ku shteti ben truleshin apo edhe ju po rregulloni letrat per ne arbitrazh ku nje pjese te mire e merr neglizhuesi shtetror i qellimshem

    Përgjigju
  • Elbansalliu: 17/10/2020 18:21

    A mor Enea sido te hedhin posht ata ty per faturat fektive qe ke firmos ti kur ke fallcifikuar tonelatat. A mor Enea si te ka perdor Boli ty dhe si do ja fusi vrapit Boli kur te hapen dosjet. Te derguan me vrap mesazh. Dil fol se te mori lumi . Deget e kputura bien te parat. Po qe aty po behet nji vjedhje pa hesap kte e mori vesh gjith shqipria. Te shofim nese Ambasadorja Kim esht aq serioze per luften ndaj korrupsionit. Sa me forc po e mbrojn kto inceneratoret?! Leshojuni ju militantet e zdromsit. Nese jeni pak shqiptar. Pyesni veten pse ja ka dhen kontraten shteti hajdut nji kompanie me lidhje ne parajsat fiskale. Pse mos te paguan taksta e popullit perseri te populli?

    Përgjigju
    • Tironsi: 17/10/2020 20:13

      O “Elbasanlli” i SHQUP-it,si mund të vidhen lekët nëse djegia e plehrave të Elbasanit është falas? Lëri idiotësirat Lulushiane dhe na thuaj sa paguesh nga rrumpallo-pisanjosët e PD-së për të gënjyer në ditë me diell?

  • Bledi: 17/10/2020 15:55

    Po ai duket qe nuk punon, si I keni rrobat akull fare, dhe nje pasterti qe duket qe nuk punon askush.

    Përgjigju
    • Toni: 17/10/2020 17:35

      Sa trushpëlarë(nga Luli) qënke! Sipas logjikës tënde Lulushiane po të punosh me plehrat duhet patjetëe të bëhesh pis?!Të rroftë shpellarizmi që ke në tru!

  • Bukurosha: 17/10/2020 15:20

    Pse jeni sterosur ne kete fare feje, pse nxini ne fytyre cfare halli keni?? Ju e dini mire, ketu ska ligj, ska shtet, ska drejtesi, ndaj juve ka per tju ngelur ne qafe kjo afere me miliona euro. Ta gezoni

    Përgjigju
    • Toni: 17/10/2020 17:32

      Bukurosh i shëmtuar nga trutë! Afera e milionave është vetëm në mëndjen e injorantëve!



×

Lajmi i fundit

John

KESh pastron mbetjet në liqenet e Fierzës dhe Komanit/ Beci: Mjedisi i pastër, ndikim në ekonomi dhe turizëm (Foto)