Alba Malltezi: Fundi i politikës agresive dhe i medias binjake të saj

Alba Malltezi: Fundi i politikës agresive dhe i medias binjake të saj

Paralelisht me një pjesë agresive, shpifëse, baltosëse, të një politike të caktuar që të gjithë e njohim shumë mirë tashmë në vendin tonë, ka ekzistuar, që në orët e para të demokracisë së brishtë shqiptare edhe e njëjta medie, që e ka shoqëruar këtë lloj politike hap pas hapi, frymë pas fryme dhe ka qenë e është krahu “i armatosur” i saj.

Në arkivat e historisë së medias dhe të politikës, kanë ecur me të njëjtin helm, me të njëjtën frymë negative.

Kujdes! Nuk bëhet fjalë për politikën opozitare dhe median opozitare, që janë një vlerë e çmuar e shoqërisë dhe Shqipërisë; flasim për politikën dhe median baltosëse, shpifëse, manipuluese dhe përbuzëse të fakteve dhe të vërtetave.

Për fat të mirë, kjo lloj politike dhe kjo lloj medie që janë “martuar” bashkë nën pemën e hidhësisë, sa vijnë dhe tkurren, kërrusën, mpaken. Po perëndojnë, sepse nuk janë të vërtetë, janë fake, janë kundër natyrës, janë kundër progresit dhe kush është kundër progresit, herët a vonë, zhduket.

Misioni fisnik i gazetarit dhe ai i dobishëm i politikanit, nuk mund të jetojnë të deformuara në demokraci. Eshtë aftësia më e madhe dhe mundësia më e gjërë që u jep qytetarëve pikërisht liria që bën të ketë më dritë për shumicën e njerëzve për të dalluar më mirë gjërat dhe për të njohur më mirë.

Për shembull, kur kjo politikë dhe kjo medie kryqëzon një kundërshtar të mendimit të tyre duke e etiketuar maskara, mafioz, trafikant, është mikroklima e krijuar pikërisht rreth kësaj “viktime” të radhës që në mënyrë magjike e shpëton, duke diskretituar, përgënjeshtruar si këtë lloj politike, ashtu dhe median e saj. Nëse kjo viktimë cilësohet “mafioz” apo “grabitës”, por në të vërtetë është një profesionist që jeton ndershëm dhe thjeshtë, atëherë, mund të kesh median më shpifëse në dorë, por asgjë nuk është e mundur të realizosh. Ajo baltë, ajo intrigë, herët a vonë kthehet në kurrizin e kujt e prodhon.

Kështu ka ndodhur gjithmonë në Shqipëri dhe kështu do të vazhdojë të ndodhë. Në print, në eter apo online, si politika e baltës, ashtu dhe media e saj, nuk kanë shanse të lulëzojnë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës