Alban Daci: Është 'radha jonë'!

Alban Daci: Është 'radha jonë'!

Protesta e PD, 26 nëntor 2024 (Foto arkiv)

Po qarkullon kohët e fundit kjo shprehje që nënkupton se: Ramës po i mbaron radha e prandaj duhet ta marrin këta! Për këta që kanë qenë e duan të vijnë përsëri pushtetin e kuptojnë si çështje radhe!

Pra, e merr pushtetin se të vjen radha dhe duhet t'a lësh pushtetin nëse radha mbaron! Ngjanë pak si dikur me radhën për qumështin e kjo dëshmon faktin se nuk janë shëruar nga mendësia e radhës!

Pushteti kështu është si çështje eskluzive vetëm e tyre, që e lënë dhe e marrin me radhë e me marrveshje mes vetit! Këta në radhë për pushtet prej 34 vitesh e shqiptarët në radhë për punë, për t'u larguar, në radhë për varfëri, në radhë për të paguar, në radhë për të marr pensionet apo bonusin e famshëm!

Nuk di ndonjë Opozitë në vendet demokratike të shprehet se tani është radha e tyre për pushte! Pra, me konceptin e radhës, këta nuk janë munduar kurrë t'a rrëzojnë Ramën para, sepse paskan pritur radhën!

Prandaj, Rama paska qenë i qetë se ju paska thënë prisni të mbarojë radha ime e do vijë radha juaj! Mirë se këta po presin prej gjithë kësaj kohe radhën nga Rama, por nuk jam i sigurt nëse ky i fundit është i vetëdijshëm se radha e tij është drejt fundit!

Në fakt këta që presin radhën e kanë bërë edhe shumë herë të tjera në këto 34 vite, e kanë pritur dhe marrë radhën në 92, '96, 2005, 2009 dhe pastaj e humbën në 2013!

A duhet të ketë ndonjë fund ky cikli i radhëve për pushtet në Shqipëri?

Shqipëria ka nevojë vetëm për një radhë pushteti që funksion me marrëveshje apo për një rotacion real elitash dhe pushteti?

A ka kuptim më që shqiptarët në radhë për hallet e tyre që nuk ndryshojnë në gjithë këto vite të presin radhën e këtyre që e kanë pasur dhe nuk kanë sjellë asgjë të re?

A duhet të ketë ndonjë model, kauzë apo një linjë reale arsye e marrjes së pushtetit apo duhet të jetë çështje radhe? Nëse këto e konsiderojnë marrjen e pushtetit si çështje radhe a është një pushtet vetëm në shërbimin e interesave të tyre duke shpërfillur aspiratat reale të shqiptarëve?

Nuk e di nëse shqiptarët do e pranojnë me këtë "radhën" e pushteti mes dy kategorive që kanë 34 vjet që pushtetin e ndajnë po me radhë dhe me marrveshje mes vetit!

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 08/12/2024 19:38

    O Daci ato qe ke analizzare jane fjalet e saliut dhe te pd qe duan me Force te marin pushtetin .Si analist qe je bej ndryshimin e saliut dhe Rames , cfar beri saliu dhe cfar beri qeveria e Rames, por jo i nje anshem. E kuptoj qe je perkrahes i lulushit , ti è di mire se kush eshte ai qe nuk gezon simpatia e popullit per bemat e tij .Analizo nje here pa partishmeri .Populli nuk ka nevoj per analiza por per ide si mund te ndryshojne situata. Na gerryet zorret me analizat tuaja .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër