Alban Daci: Mani pulite është tashmë realitet në Shqipëri!

Alban Daci: Mani pulite është tashmë realitet në Shqipëri!

Votimi në Kuvend i amnistisë penale, 4 prill 2024

Amnistia që duhet të ishte trajtuar si diçka normale nuk u bë kështu, sepse në fakt duhet të kishte një mision tjetër më të rëndësishme! Amnistia në një vend demokratik ka disa domethënie për të cilën aplikohet:

- Së pari burgu nuk duhet të konsiderohet "in estremis" si vend ndëshkimi, por duhet të konsiderohet si mundësi riedukimi dhe të ketë mundësi reale për ri integrim në shoqëri të personave që sipas sociologjisë bëjnë devijancë e në qasje me drejtësinë bëjnë vepër penale ose krim!

- Së dyti, aministia bëhet  edhe për të administruar më mirë burgjet dhe strukturat e vuajtjeve apo ndëshkimeve penale dhe për këtë arsye persona me vepra penale të lehta mund të lirohen duke ju dhënë edhe një mundësi të re! Tek mbushja e burgjeve është një kosto e lartë për Shtetin e së Drejtës!

- Së treti, vendet demokratike  përpiqen të garantojnë liritë e qytetarëve.

Në fakt kjo amnisti e gjeti vendin në një realitet tjetër dhe përdorimi i asaj nuk kishte në thelb qëllimet e më sipërme, por duhet të ishte në funksion të mbrojtjes së klasës politike! Kjo për faktin se Spak po bën kërdinë dhe po ashtu mendohet se kjo kërdi do të vazhdojë edhe më tutje!

Kjo klasë politike e ka humbur realitetin, por e ka kodmuar veten politikisht për shkak të kohës dhe e ka konsmuar edhe juridikisht për shkak të zullumeve që kanë bërë gjithë këtë kohë!

Shqipëria për shkak të konsumit politik në kohë dhe të konsumimit juridik të veprave po penale është  ashtu siç e kam thënë në situatën identike me atë italiane të "Mani pulite". Kjo për shkak të skandaleve, arrestimeve dhe ndjekjes penale të niveleve më të larta të politikë.

Sot, amnistia mbi bazën e një pazari politik kishte për qëllim për të mbrojtur kastën duke tentuar t'i amnistojë pikërisht për ato vepra që akuzohen!

Si sot në të njëjtën situatë me Shqipërinë aktuale ishte pikërisht Italia në fund të viteve '90 dhe po ashtu siç bëri sot kasta shqiptare me amnistinë ashtu u bë edhe në Itali me dekretin e amnistisisë për  financimin e paligjshëm e partive të miratuar nga qeveria Andreotti më 27 tetor 1989 dhe më  pas i firmosur me dekret presidencial nga Cosiga më 12 prill 1990. Në fakt kjo tentativë e asaj kohë nuk pati asnjë sukses konkret, sepse prokurori Antonio Di Pietro e prokurorë të tjerë të prokurës se Milanos bënë kërdinë duke vënë në shpatulla pas murit edhe vetë Craxi, Kryeministrin e asaj kohe!

E njëjta gjë do të ndodh në Shqipëri, kjo amnistia e sotme u diskutua në Kuvend të njëjtën kohë që po shpaloste punën e tij edhe kryetari Spak, zoti Dumani!

Amnistia e sotme i dha sinjal të qartë drejtësisë së re nga politika e vjetër e ndërsa vetë drejtësia e re përmes zoti Dumani e raportit të punës të tij dha një mesazh të qartë se drejtesia është vendosur në rrugën e saj!

Amnistia e sotme nuk është për të dërguar në shpi të varfërit per vepra të lehta penale siç duhet të ishte në fakt, por është për aminsituar njerëz të pushteti që duan të mbrojnë kastën dhe veten e tyre! Megjithatë ky është vetëm një gëzim i përkohshëm, sepse ashtu siç e kam thënë dhe po e rithem se Shqipëria është në "Mani pulite" që do mbarojë ashtu siç mbarojë edhe në Itali duke shkermoqur liderët historik e bashkë me t'a edhe republikën e bërë e të përfaqësuar prej tyre! Fundi i "Mani Pulite" në Shqipëri do të jetë identik me atë të Italisë!

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë