TIRANE-Ish-prokurori i dënuar për korrupsion, Haxhi Giu fiton lirinë falë ligjit për amnistinë ndaj të dënuarve.

Por episodi që ka ndodhur me të sot është një ndër ngjarjet e paprecedenta që ka ndodhur ndonjëherë me historinë e lirimit të të burgosurve nga amnistia për të burgosurit.

I ngjan fiks lojës, ‘ngriu-shkriu”.

Ecejaket nga shtëpia në burgun e Peqinit e rikthyen sërish në personazh kryesor Giun, që vitin e kaluar u bë i njohur nga videoja e arrestimit pas akuzave për korrupsion pasiv.

Ligji për Amnistinë liroi sot nga burgu 731 të dënuar për vepra të ndryshme penale. Mes emrave që spikatën ishte dhe Haxhi Giu, ish-prokuror i Krujës. 
 
Menjëherë sapo ish-prokurori ka marrë lajmin është larguar nga ambientet e burgut te Peqinit duke udhëtuar drejt banesës. Por as 3 orë në liri, një telefonatë nga Drejtoria e Burgjeve i prish qetësinë. Ata e lajmërojnë se duhet të rikthehet sepse ka ndodhur një keqkuptim në procedurat e lirimit.

Giu pranon të rikthehet dhe administrata e burgut e mbajti në ambientet e saj teksa i mori në rishqyrtim dosjen.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve ende nuk ishte të qartë nëse ai përfitonte apo jo nga Amnistia.

Rreth 2 orë nga shqyrtimi i procedurave, mësohet se Giu ka lënë përfundimisht burgun e Peqinit.
 


haxhi giu lirohet
(Haxhi Giu i rikthyer ne burgun e Peqinit)

urdheri lirimit per haxhi giun
Urdhëri lirimit për Haxhi Giun


Drejtori i Burgjeve sqaron keqkuptimin me Giun
Pas lajmit se Giu eshte rikthyer ne burg, Drejtoria  Burgjeve sqaroi se dosja e Giut po rivlerësohet në administratën e burgut të Peqinit, ku ndodhet dhe vetë ish-prokurori. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Miklovan Kopani nëse Giu përfiton nga amnistia do lirohet, nëse jo, do qëndrojë në burg të vuajë dënimin.

Për Report Tv, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Miklovan Kopani i cili tha:
Më lejoni të rregulloj diçka të vogël. Nuk është liruar gabimisht. Është e drejtë e drejtorisë së Burgjeve që në rastet kur konstaton apo mendon se ka gabime në dinamikë në përputhje me vendimin e gjykatave, të bëjë riverifikim të personave si përfitues të të burgosurve nga amnistia. Është e drejtë e Burgjeve që deri në orën 24:00 që është orari zyrtar të bëjë verifikimin e ligjit. Rasti i Giut është i natyrës së tillë, më lejoni të them se kemi të bëjmë me 731 përfitues nga amnistia sot dhe aty zoti Giu, me kompromis të zotërisë po bëhet një verifikim i dosjes së tij, në zyrat e administratës, jo në ambiente të tjera. Kjo u bë më shumë në respekt të medias, se media e trumbetoi rastin e Giut, si rast që u lirua me të drejtë apo të padrejtë, ne e rikthyem në institucion për riverifikim të dosjes së tij. Nëse do jetë përfitues, do lirohet si gjithë të tjerët, nëse jo, do rivlerësohet dhe do të ndodhë e kundërta”.

Dhe e kundërta ndodhi. 2 ore pas deklaratës, Giu lihet i lirë.



Haxhi Giu: Me telefonuan në shtëpi, më thanë, kthehu!
Vete Giu sqaroi rremujen e lirimit e tij nga burgu. Sapo mberriti ne banesen e tij, Giu ka marre nje telefonate. Për Report Tv, Giu tha se; “Më telefonuan nga burgu sa mbërrita në shtëpi. Më thanë; Kthehu!”.

Giu lirohet
Pas rrëmujes më 'i lire', apo 'në burg', mësohet se ish-prokurori Haxhi Giu u la i lirë. Ligji për Amnistinë funksionoi ndaj tij dhe prokurori që u arrestua në muajin dhjetor të vitit 2015 dhe u dënua në maj të vitit 2016, lë qelinë duke kryer zyrtarisht vetëm 8 muaj burg.

Denimi i Giut
Në maj të vitit të shkuar Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2.4 vite burg ish- prokurorin e Krujës Haxhi Giu.
 
Giu u dënua me 2,4 vite burg për akuzën e korrupsionit pasi kishte marrë ryshfet rreth 29 mijë euro.

Ish-prokurori kërkoi 29 mijë euro në këmbim të ndryshimit të akuzës për një person në hetim të cilit do t'i kthente lirinë 

Ai njihet dhe si prokurori që udhëhoqi hetimet për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit 16 vite më parë.