Apeli i GJKKO i ktheu masën 'detyrim paraqitjeje', të hënën Berisha duhet të paraqitet në SPAK! Refuzon të firmosë marrjen në dijeni, SMS strukturave

Tiranë- Të hënën e 6 janarit, në orën 10:00 të paradites, ish-kryeministri Sali Berisha duhet të paraqitet në SPAK para oficerit të Policisë Gjyqësore, Adelajda Meta

Edhe pse pohon me zë dhe figurë se do ta zbatojë vendimin që Apeli i Gjykatës së Posaçme mori më 3 janar 2025, me vepra, Sali Berisha, dëshmon të kundërtën.

Burime për Report Tv, thonë se kur Policia e Tiranës i shkoi po atë ditë (3 janar 2025) në banesë t’i komunikojë zyrtarisht vendimin në banesën e tij në rrugën "Mustafa Matohiti', por kreu i PD-së nuk pranoi të firmosë marrjen në dijeni, një procedurë kjo që e njeh të pandehurin me verdiktin e drejtësisë dhe e detyron të paraqitet në SPAK 2 herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të muajit.

Madje jo vetëm kaq, pasi një mesazh është shpërndarë tek strukturat orët e fundit, duke i njoftuar se do të "mobilizoheshin të gjithë për protestë para SKAP-it, në mbrojtje të Sali Berishës". Në të theksohet se kreu i PD ka të drejtë dhe se "do mbronin të vërtetën", kurse SPAK-un e cilësojnë "vegël të Ramës".

Berisha ndodhet nën akuzë dhe i pandehur prej më shumë se një viti nga SPAK-u, për aferën në dosjen "Partizani".

Sipas vendimit të marrë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, Berisha duhet të paraqitet të hënën e 6 janarit në SPAK. Në një konferencë për mediat, Berisha, i pandehur për korrupsion për aferën Partzani, i qëndroi sërish linjës së sulmit të drejtësisë, duke thënë se masa e vendosur ndaj tij është politike

"Kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë sepse Sali Berisha po sulmon SPAK-un dhe gjykatën, Irenën me 5 mbiemra e Dumanin me 4 shtëpi. Zbatuan urdhrin e Edi Ramës sepse janë tmerruar nga denoncimet e aferave të tyre, vjedhjeve që kanë bërë. Sidoqoftë, çështja është në Strasburg. Avokatët ia përcjellin Strasburgut edhe këtë vendim"  tha Berisha.

Seanca ne Apel
Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar në Apelin e GJKKO-së që ndaj Berishës të rivendosej masa e “arrestit shtëpiak”, pasi Gjykata e Posaçme vendosi në fund të nëntorit 2024 t’ia hiqte këtë masë, ndërsa prej disa javësh Berisha i është kthyer personalisht në veprimtaritë periodike partiake e parlamentare, si dhe në drejtim të protestave opozitare. Por Gjyqtari Engert Pëllumbi vendosi të shfuqizojë vendimin e gjyqtares Flojera Davidhi, dhe rivendosi masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje'

Më herët, Berisha nuk e zbatoi në asnjë rast masën e parë detyrim paraqitje caktuar nga Irena Gjoka, e pritet të shihet, nëse ish-kryeministri do të shkojë apo jo para drejtësisë, tashmë që Kuvendi ka dhënë aprovimin e tij edhe për arrestimin.

Afera Partizani
SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit pasiv në bashkëpunim ndaj ish kryeministrit Berisha gjatë procedurave në privatizimin e ish klubit sportiv Partizani, gjatë të cilave dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e tokës, ku gjendej kompleksi sportiv, dhe ku tani janë ngritur 19 kulla. Sipas SPAK-ut, ish kryeministri Berisha ka shfrytëzuar postin zyrtar, teksa ka miratuar ligje dhe akte nënligjore të përshtatura me nevojat e ish pronarëve të truallit për të mundësuar privatizimin e kompleksit sportiv. Prokuroria e Posaçme dyshon se  Berisha ka ushtruar presion, përmes kontrolleve administrative, ndaj strukturave shtetërore, në mënyrë që këto të përshpejtonin procedurat e privatizimit, si dhe i ka vënë këto struktura në dispozicion të dhëndrit Malltezi për të arritur privatizimin. Krahas akuzës së korrupsionit në bashkëpunim për Berishën dhe Malltezin, SPAK-u ka ngritur akuza edhe për tre persona të tjerë korrupsion aktiv dhe për pastrim parash.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:26
Apeli i GJKKO ktheu masën ndaj Berishës, strukturat organizohen me mesazh: Të hënën në 09:30 protestë para SKAP-it, vegël e Ramës!

Selia e Partisë Demokratike

Pak pasi Gjykata e Posaçme e Apelit riktheu masën detyrim paraqitjeje me prezencë dy herë në muaj në SPAK të kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili prej më shumë se një viti është nën akuzë dhe i pandheur për aferën “Partizani”, ka ardhur edhe reagimi i strukturave, për protestë para Prokurorisë së Posaçme.

Po e njëjti akt që bëri edhe Partia e Lirisë pas arrestimit të kryetarit të saj Ilir Meta, më 21 Tetor të këtij viti për 3 akuza dhe që qëndron ende në paraburgim.

Një mesazh i shpërndarë (SMS) strukturave të partisë në Tiranë, theksohet se “ditën e hënë, në orën 09:30 të mobilizojmë të gjitha strukturat për të protestuar para SKAP-it”, që e cilësojnë si strukturë “në duart e Ramës, për të përndjekur kundërshtarë politikë”.

Dhe në lidhje me motivin e këtij tubimi anti-SPAK, jepet “mbështetja e të drejtës, ligjit dhe së vërtetës që janë në anën e kryetarit të PD, Sali Berisha”. Mësohet se prezent në protestë do të jenë edhe deputetët e PD-së.

Mesazhi i shpërndarë strukturave:

“Të dashur miq!

Ditën e Hënë, në ora 09:30, të mobilizojmë të gjithë strukturat tona për të protestuar përpara SKAP-it, si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Do të jemi aty në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës, që janë në anën e Kryetarit të PDSH-s Prof. Dr. Sali Berisha. Ora 09:30, përpara godinës së SKAP-it. Faleminderit!”.

Ora 12:31
Apeli i ktheu masën e sigurisë/ Berisha kërcënon gjyqtaren Gjoka e Dumanin: Do ua nxjerr për hundësh! Krahason veten me Trump

Kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk heq dorë nga kërcënimet dhe gjuha intimiduese ndaj gjyqtares së GJKKO-së Irena Gjoka dhe kreut të SPAK Altin Dumani. Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ktheu masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ish-kryeministrin Sali Berisha zbulon bisedën me avokatin dhe sulmon sërish me gjuhë intimiduese Irena Gjokën, gjyqtaren e GJKKO dhe kreun e SPAK Altin Dumanin.

Kujtojmë se gjyqtarja Gjoka firmosi masat e para të sigurisë për Berishën atë të detyrimit me paraqitje dhe 'arrest shtëpie' konkretisht në tetor dhe dhjetor 2023, të cilat nga Berisha janë ankimuar në Strasburg.

" Mësova më vonë e më duhet të konfirmoj se kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Se SKAP-istët të tmerruar nga krimi I tyre kanë kryer një krim tjetër që e keni të vështirë ta imagjinoni. Kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë se Sali Berisha po sulmon SPAK e gjykatën, Irenën me 5 mbiemra dhe Dumanin me 4 banesa, se po sulmon gjykatën dhe në këtë mënyrë tremben dëshmitarët, në një kohë që 130 dëshmitarët e pyetur kanë dëshmuar se nuk kanë marrë kurrë një gjë të vetme nga Sali Berisha. Çfarë do të tremben ata që nuk kanë thënë asnjë fjalë për Sali Berishën e dinë kriminelët e Skrap-it të partisë. Zbatuan urdhrin e Edi Ramës se janë tmerruar nga denoncimet e aferave të tyre e vjedhjeve që kanë bërë. Të kesh 3 banesa me rrogë shteti e të banosh në një të katërt, e kuptoni vetë ju. Merret me mend si janë larë paratë me thasë. Kështu që këtë mësova. Më sqaroi avokati prapa se dje, kur takova gazetarët nuk e kisha të qartë çfarë kishin arsyetuar. Arsyetimi ishte se Berisha po sulmon Irenën me 5 emra e SPAK për trojkën famëzezë të zhytur në krime elektorale. Do I denoncoj gjithnjë e më shumë. Gjykojnë që masat ti vendosim në mënyrë që të imponojmë censurën. Tipike mendësi e Edi Ramës. Edi Rama ka hall se unë po denoncoj vjedhjet e tij familjare e qeveritare, sidoqoftë cështja është në Strasburg dhe do ia paraqesin" tha Berisha. 

A do të paraqitet Berisha të hënën pranë SPAK?

E kam bërë të qartë po do të paraqitem. Gjersa është një proces që buron nga parlamenti. Parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta njëri me tjetrin. Bëhen bashkë Irena me 5 mbiemra e Dumani me 4 banesa, e thonë po na I përmend Sali Berisha. Jo do  ua përmend por do ua nxjerr për hundësh ato. Se janë vjedhje 100 %

 A e pengon Sali Berishën e PD kjo masë detyrim me paraqitje?

A e pengon Donald Trump masa e paraqitjes së tij në 5 gjykata çdo javë, përkundrazi i shtoi vota dhe I afroi fitoren. Kjo do jetë dhe për Sali Berishën.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 05/01/2025 23:58

    Mos e firmos Salih, se do fillosh prap te besh xhiro ne verande sic bere per nje vit te tere. Taksirat i komshive qe do durojne prap te pelliturat e tua nga dritarja

    Përgjigju
  • Iris: 05/01/2025 03:42

    Dhelpra plake nuk firmos prape! Po per /Partizanin/ firmose,apo gjete budallenjte e tjere qe firmosen,ata hengren burgun,kurse ti parate e fitimeve nga kullat?!

    Përgjigju
  • Fatmir Gaxhi Jevgjit Çafai: 04/01/2025 21:00

    Hiqeni nga qarkullimi kētē wc publike se po qelb Shqiprin. Mjaft mor mjaft me ktē maskara hajdut kriminel sali Bajga.

    Përgjigju
  • Mistreci: 04/01/2025 18:18

    Berisha meritonte kthimin në arrest shtëpie sepse do e shihni që do bëj si langaraq për të mos u paraqit. Ndërsa për krahasimin që i bën vetes me Trump, të lë të mendosh sa delirant dhe mos besues është bërë. Jo më votë si në 2005 pasi nuk e meriton. Na e shkatërroj PD për hatër të fëmijëve dhe dhëndërushit. Haram vota e shqiptarëve

    Përgjigju
  • AltinTop: 04/01/2025 17:53

    35 vite ne politike ( duke i bere vec demb ketij populli) dhe akoma skane te ngopur.

    Përgjigju
  • Arben: 04/01/2025 15:24

    Duhet te shpallet opozita e paligjshme per keto zgjedhje! Kaq duhet te beje drejtesia kete vit, jo thjesht te merret me Berishen!

    Përgjigju
    • A...Zh: 04/01/2025 20:22

      Arben, opozita nuk eshte vetem PD.

  • Ligji: 04/01/2025 14:50

    Sali Kellira shko si plehre ne SPAK se ti kane zene koqet me bige. Kur te Arestojne Shkelzenin atehere do shkallosh fare se tani ben kot si i shkalluar.

    Përgjigju
  • Populli: 04/01/2025 14:17

    Per kete maskara eshte shume pak detyrim parqitje se ky do varur per gjuhe, plak i ndyre.

    Përgjigju
  • Barbullush Tamush: 04/01/2025 13:19

    Po futeni nē burg ktē bastard ordiner me emrin malok sali bajga. Mjaft ēshtē mjaft.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 2025-01-03 17:13:39

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ 5 të rinj sfidojnë të ftohtin për të kapur kryqin në ujërat e lumit Seman

Lushnje/ 5 të rinj sfidojnë të ftohtin për të kapur kryqin në ujërat e lumit Seman