Arrestimi i kryetarit të AAK Ramush Haradinaj ka indinjuar shqiptarët kudo që ndodhen.

Për këtë arsye në disa shtete ku ka shumë shqiptarë janë zhvilluar disa protesta paqësore. Edhe në Shqipëri, të rinjtë e forumeve rinore dhe organizatat rinore të shoqërisë civile do të mblidhen për të protestuar në mënyrë paqësore në mbështetje dhe për lirimin e Ramush Haradinajt.
 
Protesta do të zhvillohet nesër në orën 12:00 tek Ambasada Franceze.
 
Në deklaratën e shpërndarë për mediat shkruhej se mbajtja e kreut të AAK në paraburgim në Francë, për shkak të një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 është e papranueshme dhe një fyerje për çdo shqiptar.
 
 Sipas tyre është detyrim i çdokujt që të reagojë ndaj kësaj padrejtësie që nuk prek një individ, por çdo shqiptar, në Kosovë, Shqipëri, në diasporë. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)