'Arsimi i Lartë përtej protestës'/ Pedagogët në Repolitix, Prifti: Problemet në universitete nuk janë pasojë e ligjit

'Arsimi i Lartë përtej protestës'/ Pedagogët në Repolitix, Prifti: Problemet në universitete nuk janë pasojë e ligjit

Emisioni Reportix

TIRANË- Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix u trajtua tema: Arsimi i Lartë përtej protestës. Të ftuar në studio ishin pedagogët: Enriketa Papa, pedagoge UT; Rezart Prifti pedagog UT; Jani Marka pedagog dhe gjithashtu pjesë e "Lëvizja për Universitetin" dhe një prej hartuesve të ligjit, Plarent Ndreca. 

Në Repolitix, Plarent Ndreca, ish-sekretar i MASR gjithashtu dhe hartues i ligjit u shpreh se gjatë protestës së tyre studentët nuk kërkuan ndryshime të Ligjit për Arsimin e Lartë. I të njëjtit mendim ishte dhe pedagogu Rezart Prifit, i cili tha se problemet në universitete nuk e kanë burimin nga ligji. 

Kundër ligjit janë shprehur dy pedagogët e tjerë, Enriketa Papa dhe Jani Marka, të cilët kërkuan anulimin e ligjit për arsimin e lartë duke propozuar krijimin e një të riu në bashkëpunim me pedagogët e tjerë. 

Ky diskutim vjen pak orë pasi qeveria dhe kryeministri Edi Rama shpallën Paktin për Universitetin, të përbërë nga 11 vendime dhe 4 urdhra të Ramës që kanë për qëllim përmirësimin e Arsimit të Lartë në Shqipëri. Rama gjatë një konference për shtyp u shpreh se ligji për arsimin e lartë nuk do të preket, pasi nuk është ai problemi, por boshllëku për t’u plotësuar nga ligji te ligjshmëria.

Për më tepër detaje (LEXO KËTU) 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:59
Propozimi i pedagogut Marka: Rama të anulojë ligjin dhe të gjithë bashkë ta krijojmë një të ri

Në fund të emisionit "Repolitix", në fjalën e tij pedagogu Jani Marka i kërkoi kryeministrit Edi Rama që ta anulojë ligjin aktual për arsimin e lartë dhe së bashku me pedagogët të hartojnë një të ri.

"Rama për herë të parë na quajti heronj dhe çoi mesazh që të mos nënshkruajnë peticione kundër ligjit të arsimit. Të anulojmë ligjin dhe të gjithë bashkë ta krijojmë një ligj të ri,"- e mbylli Marka. 

Ora 21:28
Tregu i punës, Rezart Prifti bën 'mea culpa': Universiteti nuk ofron kurrikulat e duhura

Lidhur me debatin e zhvilluar në studio me tregun e punës pas diplomimit të studentëve, pedagogu Prifti u shpreh se problemi qëndrn në faktin që studentët nuk kanë kurrikula që t'i përgatisin për tregun e punës. 

"Tregu i punës, unë mendoj që tregu rregullohet vetë. Universiteti nuk ofron kurrikula për tregun por për hënën. Kjo është një mea culpa. Ne nuk e kemi rregulluar tregun dhe nuk e financojmë atë që ai kërkon,"- tha Prifti.

Ora 21:22
Bordet e Administrimit të Universiteteve, pedagogia Papa: Nuk jam për 50% përfaqësi të studentëve

Pedagogia Enriketa Papa është shprehur kundër përfaqësimit 50% të studentëve në bordin administrues në fakultetet në vend.

"Unë nuk jam për 50% të përfaqësimit të studentëve në borde. Po, jam për një përfaqësi por shkoj deri tek një 20-30%, jo më shumë,"-tha Papa. 

Ora 21:06
Protesta e studentëve, Ndreca: Ata nuk e kërkuan ndryshimin e ligjit

Juristi dhe një ndër hartuesit e ligjit për Arsimin e Lartë, Plarent Ndreca u shpreh se gjatë protestës së tyre, studentët nuk kërkuan ndryshimin e ligjit.

“Protesta e studentëve nuk është drejtuar kurrë ndaj ligjit. Ata kanë disa kërkesa konkrete për interesat e tyre si student. Ligji në këndvështrimin e tij u përmend nga politika,"- tha Ndreca. 

Ora 20:59
Pedagogu Prifti: Nuk jam për ndryshimin e ligjit, problemi nuk buron nga aty

Pedagogu i Universitetit të Tiranës, Rezart Prifti në fjalën e tij gjatë emisionit u shpreh se problemet që kanë universitetet nuk vijnë nga ligjit për Arsimin e Lartë. 

"Pse nuk jam për ndryshimin e ligjit? Unë mendoj që problemi nuk buron nga aty. Të njëjtën punë bënim para ligjit dhe të njëjtën punë bëjmë edhe tani. Unë me kolegen diskutojmë kemi letra apo nuk kemi letra. Studentët nuk mund të jenë pjesë e bordit sepse nuk e kanë atë kualifikim. Sepse do të marrin vendime për të ardhmen e një universiteti dhe jo për kafen përballë. Duhet të kenë nja-dy tre eksperienca jetësore. Rama e tha që do i marrin vendimin, gabim ka bërë,"- tha Prifi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirela: 27/12/2018 11:32

    Jam shume dakord e keqja vjen nga korrupsioni i drejtuesve te universiteteve por edhe nga pedagoget. Nqs ata nuk marrin para apo kerkojne favore te tjera, studentet do te ulen te mesojne e nuk do te rrine ne kafene. Per mendimin tim autonomia e universitetit nuk mund te jete e pafund, ata duhen kontrolluar nga KLSH dhe raportet duhen lexuar nga ministria jo po kam autonomi. Ministria dhe KLSH duhet ti cojne per ndjekje penale.

    Përgjigju
  • lona: 27/12/2018 08:20

    E keqja Universitetit i ka ardhur nga drejtuesit e korruptuar. Po nuk u vune ata para pergjegjesise penale nuk permiresohet arsimi i larte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare