TIRANË- Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet vendore 2027. Në mbledhjen e Asamblesë, janë njoftuar edhe ndryshime në drejtuesit e qarqeve. Emirjana Sako ikën nga Durrësi, Benet Beci ikën nga Shkodra, ndërsa Eduard Shalsi ikën nga Kukësi dhe nuk do të jetë më drejtues qarku por do të angazhohet vetëm në njësinë numër 11 në Tiranë.
Rama i ka besuar dy qarqe të rëndësishme dy figurave të reja në PS, Enea Karakaçi në Shkodër dhe Ermal Nufi në Lezhë. Nga Lezha ikën Ulsi Manja dhe rikthehet në Dibër. Në Kukës, drejtues politik do të jetë Erjon Malaj.
Në Tiranë, Qarku i besohet Taulant Ballës, i cili do të mbajë edhe drejtuesin për diasporën. Ndërkohë, Manastirliu do të jetë drejtuese politike e PS në Bashkinë Tiranë.
Blendi Klosi shkon në Durrës dhe ikën Sako.
Konfirmohen Belinda Balluku në Fier, Bledi Çuçi në Vlorë, Niko Peleshi në Korçë, Mirela Kumbaro në Gjirokastër dhe Ervin Demo në Berat.
Bashkia Tiranë – Ogerta Mansatirliu
Lajmi në përditësim...











