GJIROKASTËR - Dy persona, babë e bir, janë asfiksuar nga gazi karbonik në fshatin Kakoz, në Gjirokastër. Djali, Panajot Lasko, 55 vjeç, ndërroi jetë në spital, ndërsa babai, Arqile Lasko, 75 vjeç, ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.
 
Policia ka ngritur dyshimin se shkaku i vdekjes ka qenë dioksidi i karbonit, i çliruar nga qymyrguri, me të cilin ngroheshin familjarët.
 
Mungesa e ajrimit ka sjellë rëndimin e atmosferës në dhomë me gazin vdekjeprurës, duke shkaktuar asfiksinë.
d.i./Shqiptarja.com