Atalanta mposhti Leverkusenin, Gjimshiti: Nuk e kisha imagjinuar kurrë këtë sukses, dje mësova që do isha kapiten në finale

Atalanta mposhti Leverkusenin, Gjimshiti: Nuk e kisha imagjinuar kurrë këtë sukses, dje mësova që do isha kapiten në finale

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për mediet pas këtij triumfi historik se e gjitha i duket e pabesueshme.

“Është e vështirë të gjesh fjalët tani, as që po e kuptoj se çfarë bëmë. Një sukses kaq i madh, pas finales së humbur në Kupën e Italisë, është i pabesueshëm. Megjithatë tani nuk më interesojnë 3 finalet e humbura”-tha Gjimshit për SuperSport.

Më tej, mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit u shpreh se vetëm dje e mësoi se do të ishte ai kapiteni i Atalanta-s në këtë përballje dhe se ndjehet shumë krenar.

“Jam krenar, sot mësova se do të mbaj shiritin në krah. Grupi është fantastik, luajtëm shumë mirë dhe me meritë”-vijoi kapiteni “kuqezi” për SuperSoort. 

I pyetur nëse e priste këtë sukses në momentin e parë kur është bashkuar me Atalanta-n, mbrojtësi deklaroi se nuk e kishte imagjinuar kurrë.

“Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. Kur arrita situata dhe pritshmëritë ishin të ndryshme, ne po luanim për të shmangur rënien. Ardhja e Gasperinit solli një filozofi të re, ai gjithmonë dëshiron të përmirësojë lojtarët dhe t’i bëjë ata të performojnë dhe të japin më të mirën e tyre. Pastaj pas disa viteve fillova të imagjinoj një moment të tillë, ndoshta jo Europa League, ndoshta më shumë Kupën e Italisë, por sot e meritojmë të gjithë këtë”-përfundoi Berat Gjimshiti për SuperSport. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Humbja me Italinë në Euro 2024, Sylvinho: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin! Falenderoj tifozerinë kuqezi

Humbja me Italinë në Euro 2024, Sylvinho: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin! Falenderoj tifozerinë kuqezi