Ndërprerja e pagesave ndaj poseduesve të borxhit publik grek apo dalja nga zona e euros do të ishte katastrofale për vendin, por edhe një zhvillim destabilizues për ngrehinën e Unionit Ekonomik dhe Monetar, nënvizon Eurobank në një studim me titull "Grexit, përse nuk do të ndodhë?".
Ndërmjet të tjerash, studimi vë në dukje se më shumë se 95 për qind e borxhit publik grek është në euro dhe pjesa më e madhe e tij (mbi 80 për qind), i nënshtrohet të drejtës së huaj.
Kjo do të thotë në thelb se një falimentim do ta ekspozonte vendin në një pasiguri ligjore kolosale dhe rrezikun e procedurave të kushtueshme dhe shumë të gjata në kohë, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mëdha juridike me kreditorët ndërkombëtarë.
Më tej, në rast të daljes nga zona e euros, shndërrimi i kontratave vendase (për shembull kredi dhe depozita) në monedhën e re kombëtare do të ishte një proces veçanërisht i paqëndrueshëm për depozituesit, sistemin bankar, biznesin vendas dhe veçanërisht, për shtresat më të dobëta të popullsisë./ atsh/
/Shqiptarja.com